Lidhu me ne

Mix

Nuk ka femra mendjemëdha, ka meshkuj pa takt

Kur ka qenë hera e fundit që një miku yt të ka thënë “t’i bëje ndonjë”? Mos më thuaj që edhe ti si puna ime po mendon gjithë personat e mundshëm që ta kanë lënë një porosi të tillë. Madje kur kërkesa të tilla po shtoheshin dhe nuk kisha çfarë të bëja tjetër, përveçse t’jua ktheja shkurt që nuk mundesha, më lindte natyrshëm pyetja “Pse vallë nuk arrijnë dot meshkujt të bëjnë për vete një femër?”.

Dikujt edhe ia bëra këtë pyetje e më tha që femrat janë mendjemëdha. “Nuk flitet dot me to” më tha. U habita pak nga përgjigjia e tij, sepse jo të gjitha femrat janë njësoj. Mirëpo përgjigjen e vërtetë të pyetjes sime e mora duke parë më në detaje këtë situatë. Arrita në përfundimin se sot meshkujt nuk dinë të hyjnë në komunikim me femrat. Nëse ti e dreqos që në fillim, kuptohet që është e kotë të vazhdohet komunikimi më tej. Dhe të parat që paragjykohen si gjithmonë janë femrat.

Meshkujt sot nuk dinë të sillen siç duhet, nuk dinë t’i bëjnë femrat të ndihen mirë, nuk dinë as të diskutojnë në një debat lidhur me tema të ndryshme të artit dhe kulturës. Ulesh në kafe me një djalë dhe hap një temë për një shfaqje artistike që ke parë së fundmi. E pyet nëse edhe ai pëlqen ndonjë fushë të artit dhe jo vetëm që nuk di se si ta shprehë siç duhet mospëlqimin e tij, por edhe kalon deri në pikën që të bën të ndihesh keq që ke hapur një temë kaq “të kotë” sipas tij. Epo kur dikush nuk ka minimumin e kulturës, kur nuk di të të përgjigjet ashtu siç situata e kërkon, fajin nuk e kanë femrat. Fajin e kanë meshkujt që nuk janë të uritur për të lexuar më shumë, për të nxënë më shumë, për t’u kulturuar më shumë. Meshkujt sot nuk lexojnë as katalogët e makinave, as gazetat e sportit. Po marr si shembull sportin dhe makinat që dihet se janë pëlqime të lindura tek meshkujt.

Nëse një mashkull nuk lexon, nuk ka se si të hyjë në komunikim me një femër. Duhet takt, komunikim, duhet kulturë përpara se t’i flasësh një femre, me të cilën kërkon një lidhje serioze. Mirëpo duke parë se këto nuk i kanë, meshkujt e kanë më të lehtë të kërkojnë për vajza të mira në shoqërinë e tyre. Meshkujt e dinë se çfarë u mungon tek vetja, por janë tepër krenarë për ta pranuar dhe fajësojnë femrat si mendjemëdha. Por kështu vazhdoni, sepse mirë i keni punët!

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix2 ditë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix2 ditë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix2 ditë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix2 ditë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix2 ditë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix2 ditë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix2 ditë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix2 ditë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar2 ditë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook