Lidhu me ne

Kioske

Punët e amerikanëve janë të thella, ato i konfidohen me pikatore vetëm Lorenc Vangjelëve

Do të vijmë në Kukës…', Vangjeli zbulon çfarë i tha Sulejman Demirel  kryeministrit shqiptar për luftën e Kosovës - Shqiptarja

Nja dy ditë më parë, analisti Lorenc Vangjeli, paralajëmroi se ka të dhëna se për Berishën apo Bashën ka ardhur një dosje në SPAK. Zoti Vangjeli duhet thënë që ka përherë indicie, njësoj si gazetarë të caktuar të kronikës që kanë indicie për vrasje që do ndodhin dhe nuk ndodhin, për mëngjarashë dhe djathtoshë në qarkullim, përherë e më shumë të entuziazmuar nga mënyra sesi zgjidhin çdo enigmë në këtë vend.

Në SPAK paska ardhur bazmataja. Ne mund të pyesim pa të keq, po pse erdhi tani kjo dosje, kur vetë Berisha ka muaj që e kërkon? 

Pse u duhet një dokument i tipit ‘dosja ruse’ për Lulzim Bashën pikërisht tani?

Punët e amerikanëve janë shumë të thella, ato i konfidohen me pikatore vetëm Lorenc Vangjelit. Ose vetëm ky ka kurajon t’i qarkullojë si lajme përherë në interesin e publikut.

E më t’ia marrë Vangjeli, ia pret Ilir Yzeiri i cili sot në një artikull, a letër të hapur, elegji e vajtim, akuzë dhe denoncim, i ka kërkuar kreut të SPAK, Arben Kraja të veprojë për Berishën.

Ilir Yzeiri: Basha zgjatim mediokër i Berishës, u emërua të ruante selinë –  Berati.TV

Yzeiri gjuan me një lloj stili prej guruje, të dikujt të cilit as mos ia diskuto fjalën që ka mencuri thinjash.

Ai p.sh thotë se fakti që Berisha nuk po hetohet nga SPAK, ushqen konspiracionin në këtë vend, ndërkohë që merr kurajon e shpirtit të lirë të thotë se SPAK ngulmoi të merrej me Saimir Tahirin përtej kompetencave që i jep ligji

Nga buron ky orientim për SPAK-un e Tiranës? Nga dëshira e e madhe qytetare për të rrasur brenda Berishën?! Noshta, nuk i lejohet kujt të paragjykojë dy njerëz fare të pavarur në atë që thonë. Është shqetësimi i brendshëm, sëkëlldia e madhe e demokratit ajo që vë në lëvizje këto thirrje dhe paralajmërime, është nevoja përvëluese për paqe sociale në këtë vend, për paqe me koncesionet dhe me idenë e një partie, ajo që po kërkon ta kapë për zhelesh Berishën e ta fusë në qyp.

Ndërkohë që drejtësia e vërtetë nuk mund të simulohet nga jashtë siç ka thënë dikush, dhe drejtësia me Berishën ka patur mjaft prova për t’u marrë me kohë. Kjo e tanishmja, është drejtësi e hormonizuar me kredencialet e SHBA, e cila mundet ta likujdonte Sali Berishën kur të donte, sepse në 30 vjet ne kemi dëshmuar sesi gangsterizmi u bë parim funksional i sistemit ndërkombëtar.

Nuk kemi pra pse të mos vëmë në dukje se liria e shprehjes së dy zotërinjve në fjalë – që kanë karakteristikën e veçantë që e dinë se çfarë do thonë para se një gjë të ndodhë(tregues I një mençurie unike) – përkon tashmë me vullnetin e një superfuqie në një rreshtim gati astrologjik të paprecedentë, çka e bën SPAK e Krajës asgjë më shumë sesa një zëdhënës të fatit, të destinit dhe avenirit të shkëlqyer të këtij vendi.

Çfarë gëzimi të jesh dëshmitar i kësaj ngjarjeje, i kësaj drejtësie me kupona nga Amerika, sepse është gëzim i madh kur ke rastin të kuptosh se spektakli i drejtësisë si kjo ka brenda shijen e një dredhie të madhe që prevalon mbi të gjitha zullumet e zullumqarit patologjik Berisha.

Kështu nuk kemi pse të kemi asnjë iluzion – po të duam të kemi sy dhe mendje – për SHBA, lojën e tyre dhe çdo gjë tjetër me të cilën e kanë ndotur këtë vend më shumë se ç’ka qenë./Respublica.al

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook