Lidhu me ne

Mix

Beteja e gabuar me kilogramët/ Rënia e shpejtë në peshë dëmton shëndetin

Për të veshur fustanin ikonik, 60 vjeçar të Merylin Monroe-s, influencerja me famë botërore Kim Kardashian tregoi, se u desh të binte në peshë 7 kilogramë për 3 javë, që futani t’i mbërthehej.

Kjo ka ngjallur kritika, se në këtë mënyrë promovohet ushqyerja jo e shëndetshme, ndërsa vajzat e reja veçanërisht justifikojnë problemet me vetëbesimin së pari, dhe ato të ushqyerjes.

Albana Daka: Kemi parë raste me terapi saunash shumë të gjata, disa orë në ditë, për disa muaj (si rasti i Kim Kardashian) që e kanë çuar pacientin deri në dializë, pra ndërprerje të funksionit të veshkave.

Para disa kohësh mua më erdhi një vajzë 17 vjeçare. Adoleshetja kishte 6 muaj që hante topa pambuku dhe më pas pinte ujë nga 3-4 gota çdo vakt, që pambuku të zgjerohej brenda stomakut dhe të hante pak. Këtë gjë e kishte parë në një video në Youtube nga një modele. Pas disa muajve kishte rezultuar, që të gjitha shtresat e pambukut kishin veshur muret e zorrëve, dhe i kishin bllokuar ato. Vajza iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale.

Adoleshentë dhe të rritur po fokusohen te ushqyerja e pashëndetshme, tek rënia e shpejtë në një kohë të shkurtër, ashtu siç përçojnë me mesazhet e tyre këto lloj influencerash, të cilat në shumicën e rasteve shkaktojnë dëme të pariparueshme për shëndetin.

Kemi parë persona anoreksik dhe bulimik, të cilët nëse nuk trajtohen në kohë, dhe kryesisht të fillojë trajtimi paralel i shëndetit mendor dhe atij fizik, mund të çojnë deri në humbjen e jetës së personit.

Ne jemi të lidhur me trashëgiminë tonë gjenetike. Nuk mund të jemi të gjithë 1.80 cm të gjatë, me përmasat 90, 60, 90, me sy me ngjyrë, e hundë të drejtë.

Padyshim që duhet të jenë prindërit ata që së pari duhet ta pranojnë dhe të drejtohen së bashku me fëmijët e tyre, duke mos bërë kritizerin më ta në këtë fazë, por duke u drejtuar tek specialistët e shëndetit mendor dhe tek mjekët, për ta trajtuar problemin dhe për të mos e fshehur dhe justifikuar atë. Kjo në mënyrë që të mos kalohet në faza të avancuara, ku edhe ne mjekët ngremë duart dhe nuk kemi çfarë të bëjmë më.

Top Channel

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook