Lidhu me ne

Mix

Ushqimet që luftojnë aknet

Zbulo se cilat ushqime mund të ndihmojnë të zhdukësh aknet e tua – dhe cilat kontribuojnë për t`i përkeqësuar ato…

Luftoji aknet nga brenda jashtë

Nëse mendon se pizza dhe çokollata janë “të këqinjtë” që fshihen pas çdo përkeqësimi të akneve, ndalu pak dhe mendo. Sot për akned akuzohen kryesisht trashëgimia dhe hormonet.

Gjatë pubertetit një valë e madhe hormonesh mashkullore, të quajtua androgjene (të cilat i kanë edhe gratë) stimulojnë një rritje të sebumit, substanca e përgjegjshme për të ruajtur lëkurën të njomë, dhe keratinën, e nevojshme për të prodhuar qimen.

Kur një sasi e madhe androgjeni bllokin një gjendër qimesh, atëherë shfaqet akneja. Të hash një pizza plot me djath ndoshta nuk do të bëj një diferencë shumë të madhe për lëkurën tuaj, por ajo që do të bënte ndryshimin – për mirë – do të ishte konsumimi i shumë frutave, perimeve dhe ushqime të tjera që ndihmojnë të ruash balancën e hormoneve dhe të luftosh pezmatimin e lëkurës.

Arrat braziliane

Ato janë të pasura në selenium, një antioksidant i fuqishëm që duket se i përmirëson aknet, ndoshta duke mbrojtur qelizat nga dëme inflamatore dhe duke ruajtur elasticitetin e lëkurës.

Seleniumi ka një efekt veçanërisht pozitiv kur shoqërohet nga vitamina E dhe A, kështu që haji arrat e tua braziliane me ca bajame dhe ndoshta speca të kuq.

Një arrë braziliane siguron një mbrojtje për një ditë të plotë. Ushqime të tjera të pasura në selenium janë mishi, peshku, shpendët, qepët, hudhrat dhe të gjitha drithërat.

Midhjet, fasulet, shpenët, peshku (dhe ushqime të tjera, të pasura në zink)

Askush nuk e di me saktësi pse, por nëse merr mjaftueshëm zink, kjo të ndihmon të frenosh krizat e akneve. Zinku ndihmon të kontrollosh çlirimin e hormoneve mashkullore që bëhen shkaktare të akneve.

Zinku gjithashtu ndihmon trupin që të përthith vitaminën A , një tjetër ushqyes i rëndësishëm për një lëkurë të shëndetshme. Sasia e rekomanduar e zinkut për burrat është 11 milligramë; për gratë, 8 miligramë. 90 gramë (3 grushta) midhje kanë 30 miligramë zink, teksa e njëjta sasi mishi gjeldeti ka 4 miligramë.

Informacion ndihmës: Vegjetarianët që shmangin produktet e mishit, duhet të konsultohen me një nutricionist për të marrë suplemente zinku.

Salmoni, farat e lirit (dhe ushqime të tjera, të pasura me omega-3)

Disa dermatologë mendojnë se yndyrnat e ngopura omega-3, që ndihmojnë të mbash nën kontroll inflamacionin, kontribuojnë në këtë mënyrë në përmirësimin e akneve.

Peshku i yndryshëm si salmoni, sardelet dhe skumbria shquhen për yndyrën e ngopur omega-3, sikurse dhe farat e lirit apo arrat. Konsumo të paktën dy herë peshk me yndyrë në javë.

Gjithashtu mund të spërkasësh sallatrat me vaj farash liri, të përdorësh fara liri në pjekje dhe lëngjet e frutave apo perimeve si dhe shto arra të pjekura te gatimet e furrës apo drithëra.

Patate të ëmbla, karrota, pjepër, spec i kuq rrumbullak (dhe ushqime të tjera, të pasura në beta-karroten)

Beta-karoten (që gjendet në shumë fruta-perime portokalli, të verdha dhe te kuqe) në organizëm shndërrohen në vitamin A, një tjetër lëndë ushqyese që i vjen në ndihmë seleniumit për t`i sjellë benefite lëkurës.

Konsumo të paktën gjysëm filxhan (125 ml) fruta-perime me ngjyrë të kuqe ose të verdhë në ditë.

Frutat dhe perimet

Kur shkencëtarët panë dietat e adoleshentëve në Ishujt Kitavan në Ginean e Re dhe në rajonin Ache të Paraguait – ku nuk është zbuluar kurrë asnjë rast me akne – ata kuptuan se: dietat e këtyre të rinjëve ishin të pasura në fruta dhe perime, si jamsi e jeshillëqet dhe të varfëra në ushqime të rafinuara si sheqeri dhe mielli i bardhë, që mund t`i bëjnë hormonet të thumbojnë.

Kur njerëz me gjene të ngjashme filluan të hanë ushqime të rafinuara, ata filluan të kishin akne.

Të paktën pesë herë në ditë konsumo fruta dhe perime, si në formë të gjallë ashtu dhe të pjekur ose të zjerë.

Portokalle, domate, pjepër (dhe ushqime të tjera të pasura në vitamin C)

Këto bomba plot lëng me vitaminë C nuk do të zhdukin aknet, por të paktën do ta mbrojnë lëkurën tuaj nga dhëmbëzat që krijohen kur ngacmon aknet.

Bioflavonoidet, që zakonisht e kanë burimin te vitamina C (si për shembull, lëkura e bardhë brenda agrumeve), veprojnë gjithashtu si anti-inflamatore natyrale që mund të përforcojnë veprimin shërues të vitaminës C.

Ha mjaftueshëm ushqime të pasura me vitamin C (nga 250 deri 500 mg vitamin C në ditë është e preferueshme). Gjysëm filxhani (125 ml) speci të kuq rrumbullak ka 163 mg vitaminë C dhe 1filxhan (250 ml) luleshtrydhesh ka 85 mg.

Bajame, vezë, perime të gjelbra me gjethe (dhe ushqime të tjera të pasura në vitamin E)

Vitamin E që është antioksidante ndihmon lëkurën të shërohet nga dëmtimi dhe dhëmbëzimi i shkaktuar nga aknet.

Nuk është e lehtë të marrësh shumë vitaminë E nga një dietë me pak yndyra, por vajrat bimore, arrat dhe drithërat e parafinuara por minimalisht të përpunuara, janë burime të mira.

Konsumimi i përditshëm i rekomanduar i vitaminës E është 15 miligramë. Një lugë gjelle (15 ml) vaj kanole ka 2 mg vitamin E dhe 30 g (1 grusht) bajamesh ka 7 mg.

Disa fizikantë rekomandojnë 200 mg ose më shumë për ditë, ndaj duhet të marrësh dhe ndonjë suplement. Informacion ndihmës: Vitamina E është yndyrë e tretshme, kështu që mund ta marrësh me ushqime disi të yndyrshme.

Kur ha lakër jeshile apo spinaq, për shembull, spërkat sipër pak vaj ulliri.

Hiqi nga menuja

Kripa e jodizuar

Kripa e jodizuar dhe të tjera burime të forta të jodit, duhen eleminuar.

Për arsye që nuk dihen, kripa e jodizuar mund të shkaktojë shpërthime aknesh. Mbaj nën kontroll sasinë e sodiumit që merr nga ushqime të industrializuara dhe sasinë e kripës që hedh nga kriporja.

Merr ne konsideratë mundësinë për të përdorur kripë deti, e cila ka përqindje më të ulta jodi.

Gjithashtu kufizo karkalecat dhe butakët, të cilat janë të pasura në jod.

Ushqimet e rafinuara

Nëse e ke marrë seriozisht luftën kundër akneve, bëj një hap pas përsa u takon ushqimeve “të bardha” në dietën tënde – buka dhe mielli i bardhë, pureja e patates, të skuqurat dhe gjithçka e bërë me shumë sheqer.

Këto ushqime bëjnë që sheqeri në gjak dhe insulina të shpërthejnë dhe shkencëtarët dyshojnë se këto shpërthime insuline kontribuojnë në krijimin e akneve.

Dietat e mbushura me ushqime të rafinuara dhe të varfëra fruta-perime, janë gjithashtu të varfra në magnez, një mineral që ndihmon në balancimin e hormoneve që janë shkaktare të akneve.

MË TEPËR

Mix19 orë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix19 orë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix19 orë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix19 orë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix19 orë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix19 orë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix19 orë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix19 orë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix19 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar19 orë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook