Lidhu me ne

Mix

A po zhduket fjala ‘grua’?

Foto ilustruese e nje gruaja . Credits: Unsplash

Organizata të mëdha dhe një numër i madh politikanësh perëndimorë madje dhe fjalorë të famshëm si Oxford apo Merriem-Webster, kanë nisur të ndryshojnë përkufizimin e fjalës ‘grua’, si dhe përdorimin e saj në dialogun dhe retorikën e tyre.

Kjo lëvizje kishte nisur prej kohësh, por është bërë edhe më evidente kohët e fundit sidomos pas rrëzimit të ligjit të abortit me çështjen Roe vs Wade – katalizatorin e një debati të nxehtë midis mbështetësve të të drejtës për abort dhe atyre që mbështesin të drejtën e fetusit për të jetuar.

Që atëherë, këto organizata, e sidomos ato që drejtojnë lëvizjen për të drejtat e abortit kanë zhvendosur fokusin e mesazheve të tyre për të qenë më pranues dhe gjithëpërfshirëse ndaj personave të komunitetit LGBTQ+.

Debati fokusohet kryesisht tek dilema nëse gjuha neutrale gjinore – si njerëz shtatzënë duhet përdorur në vend të grua shtatzënë dhe ushqyerja me gjoks në vend të ushqyerjes me gji – duhet të përdoret në mbrojtje të të drejtave të personave të komunitetit LGBT e sidomos atyre transgjinorë, në mënyrë që ata të ndjehen të përfshirë në kategorinë e gjinisë me të cilën ata kanë zgjedhur të identifikohen pa qenë nevoja të stigmatizohen.

Disa nga ndryshimet në gjuhë që zëvendësojnë fjalën grua janë këto:

  • ‘Njerëz me perioda’ ose ‘menstruatorë’ ose ‘njerëz që lindin’ në vend të fjalës ‘grua’ – pasi gratë transgjinore nuk kanë perioda/nuk mund të lindin por dëshirojnë të identifikohen dhe trajtohen si gra dhe sepse burrat transgjinorë mund të kenë gjithashtu perioda por nuk duan të konsiderohen si gra.
  • ‘Ushqyerja me gjoks’ në vend të ‘gji’ – pasi edhe burrat transgjinor mund të lindin fëmijë e t’i japin atyre qumësht por nuk kanë gjinj.
  • ‘Njerëz shtatzënë’ në vend të ‘gra shtatzënë’ – pasi edhe burrat transgjinorë mund të mbeten shtatzënë.

Një numër i madh grupeve kryesore të të drejtave të abortit dhe të drejtave civile në SHBA, përfshi Planned Parenthood dhe American Civil Liberties Union, dhe disa ligjvënës e deputetë demokratë, kanë ndryshuar mesazhet e tyre në këtë mënyrë për të qenë më gjithëpërfshirës ndaj komunitetit LGBTQ+ pasi një numër në rritje i amerikanëve tashmë identifikohen si transgjinorë dhe jo-binom ose non-binary.

Edhe Shoqata Kombëtare e Arsimit – sindikata më e madhe e mësuesve të shkollave publike në vend – propozoi kohët e fundit ndryshimin e fjalës “nënë” në “prindi që lind” në kontratat e punës.

Foto e Pamela Paul, kolumniste dhe gazetare per New York Times

Ndërsa aktivizimi për të drejtat e abortit është përforcuar javët e fundit pas vendimit historik të Gjykatës së Lartë muajin e kaluar për të përmbysur Roe kundër Wade – vendimi historik i vitit 1973 që garantonte të drejtën kushtetuese të çdo qytetari amerikan për të kryer abort – disa gra cigender – që do të thotë, gra të lindura me seksin femër – kanë vërejtur këto ndryshime gjuhësore dhe jo të gjitha janë të kënaqura.

“Qëllimi fisnik që fshihet prapa zëvendësimit të fjalës ‘grua’ po bëhet vetëm e vetëm që t’i lihet vend një numri relativisht të vogël të burrave transgjinorë dhe njerëzve që identifikohen si jo-binarë, të cilët ruajnë aspekte të funksionit biologjik të femrës dhe mund të mbesin shtatzënë, të lindin ose të ushqehen me gji”, shkroi gazetarja e New York Times, Pamela Paul. “Por pavarësisht frymës së përfshirjes, rezultati i vërtetë i gjithë kësaj ka qenë shtyrja e grave mënjanë”.

Aktorja amerikane Bette Midler gjatë 2019 INNOVATOR AWARDS

Ndërsa të nesërmen, aktorja Bette Midler bëri bujë ndërkombëtare kur shkroi në Twitter se: “GRATË E BOTËS! Po na hiqen të drejtat mbi trupin tonë, jetën tonë, madje edhe emrin tonë! Nuk na quajnë më ‘gra’; na quajnë ‘njerëz që lindin’ ose ‘menstruatorë’, madje edhe ‘njerëz me vaginë’! Mos lejoni që t’ju fshijnë! Çdo njeri në tokë ju ka borxh!”

Mbetet për t’u parë nëse ky debat do të gjejë zgjidhje në fund, nëse ai do të mbetet thjesht një dilemë semantike apo nëse këto praktika do të mandatohen një ditë dhe të kthehen në rregullore të pathyeshme, në çdo cep të botës.

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore1 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore2 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar2 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix2 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix2 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix2 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix2 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook