Lidhu me ne

Gatime

Receta më e shpejtë e përgatitjes së domateve turshi

nga AgroWeb

Recetat e turshive variojnë nga kultura dhe vende të ndryshme dhe shpesh përfshijnë edhe përdorimin e erëzave. Foto: WebLibrary

Domatet turshi janë pjesë e çmuar e kuzhinës tradicionale të Shqipërisë. Përgatitja e tyre kërkon kohë, zemër dhe përkushtim nga amvistat shqiptare.

Ato njihen zakonisht si “zahire” dhe përgatiten gjatë verës për t’u bërë gati dhe konsumuar në dimër.

Të bërit turshi nëpërmjet fermentimit me shëllirë ose uthull është një teknikë e mirë e ruajtjes së perimeve.

Recetat e turshive variojnë nga kultura dhe vende të ndryshme dhe shpesh përfshijnë edhe përdorimin e erëzave.

Llojet më të përhapura të turshive në Shqipëri janë ato të domates, lakrës, specave, perimeve të përziera, kastravecave, patëllxhanëve dhe panxharit.

Domatet turshi janë ndër më të preferuarat për shumë shqiptarë.

Përveç vitaminës C, fermentimi çliron acidin laktik dhe probiotikët të cilët ndihmojnë tretjen.

Siç e dimë, frutat dhe perimet e freskëta përmbajnë antioksidantë natyralë që parandalojnë shfaqjen e sëmundjeve të zemrës dhe kancerit.

Megjithatë, jo të gjithë e dinë se fermentimi në ndryshim nga gatimi i ruan antioksidantët.

Turshitë përmbajnë sasi të moderuara të hekurit, magnezit, fosforit, kaliumit, thiaminës, riboflavinës, niacinës, vitaminës B-6, folatit, vitaminës B-12, vitaminës A, vitaminës E, vitaminës D, dhe vitaminës K.

AgroWeb.org dëshiron të ndajë me ju recetën më të mirë shqiptare të domateve turshi.

Si të përgatisni domatet jeshile turshi

Përbërësit

* 1 kg domate jeshile, të pastruara dhe të prera në katër.
* 1 gotë me uthull të bardhë
* 1 gotë me ujë
* 1 lugë gjelle me kripë e fortë
* 3 lugë çaji me fara lulekopre
* 6 thelbinj hudhër të qëruar
* 3 deri në 4 lugë çaji me piper kokërr
* 3 gjethe dafine

Udhëzimet

1. Sterilizoni katër kavanozë qelqi në ujë të valuar. Vendosini kapakët në një tenxhere. Mbulojini me ujë dhe lërini të ziejnë në temperaturë të ulët.
2. Në një tenxhere tjetër kombinoni uthullën, ujin dhe kripën dhe lërini të ziejnë.
3. Shtroni një napë në banak dhe mbi të vendosni kavanozët dhe kapakët e sterilizuar. Më pas në secilin prej tyre hidhni :

-1 lugë çaji me fara lulekopre
-2 thelbinj hudhër
-Çerek luge çaji me piper kokërr
-1 gjethe dafine

4. Shtoni kokrrat e domateve në kavanozë. Hidhni ujin e kripur mbi to duke lënë hapësirë në sipërfaqe. Përdorni lugë druri për të larguar bulëzat e ajrit dhe shtoni ujë me kripë nëse është e nevojshme. Fshini grykën e kavanozëve me një napë të pastër dhe mbyllini kapakët.
5. Vendosini në një tenxhere me ujë të valuar dhe lërini të ziejnë për 10 minuta. Më pas lërini të ftohen mbi një peshqir të vendosur në banak. Kur kavanozët të jenë ftohur plotësisht sigurohuni që kapakët janë të izoluar dhe puthitur mirë.
6. Prisni të paktën një javë përpara konsumimit. Ruajini kavanozët në një vend të ftohtë e të errët deri në një vit.

Përfitimet e domates jeshile

Vitaminat antiokisdantë: Një domate e madhe jeshile përmban 43 miligramë vitaminë C duke plotësuar gjysmën e dozës së rekomanduar ditore për meshkujt dhe pothuaj 60 përqind të dozës ditore për femrat.

Në të njëjtën kokërr gjeni 58 mikrogramë të vitaminës A, duke plotësuar një të dhjetën e dozës së rekomanduar ditore. Marrja e këtyre vitaminave e mbron sistemin imunitar dhe parandalon plakjen e parakohshme.

Vitamina K dhe Vitaminat B: Vitaminat B e ndihmojnë organizmin të përdorë proteinat, yndyrnat dhe karbohidratet për prodhimin e energjisë. Ato luajnë një rol të rëndësishëm në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut.

Një domate jeshile ofron 10 përqind të dozës së rekomanduar të vitaminave B, thiaminës, acidit pantotenik dhe më pak se 10 përqind të riboflavinës dhe niacinës për të cilat keni nevojë çdo ditë.

Minerale, Proteina dhe Fibra: Ndonëse domatja jeshile përmban pak minerale, ajo plotëson nivelin e ushqyesve të rekomanduar me 5-10 përqind të hekurit, magnezit, fosforit, kaliumit dhe manganit. Këto minerale ushqejnë gjakun, nervat, kockat dhe muskujt.

/AgroWeb.org

MË TEPËR

Kryesore1 orë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix1 orë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix2 orë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix2 orë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Mix2 orë më herët

Kafeja – Ju bën mirë apo keq? Çfarë thonë ekspertët!

Inflamacioni është një reagim i imunitetit ndaj një lëndimi fizik, infeksioni ose pranisë së një toksine dhe lënde të huaj...

Mix2 orë më herët

8 filma komedi në Netflix!

Nëse nuk keni bërë asnjë plan për fundjavën dhe keni vendosur të merrni ca kokoshka të mira me pijen tuaj...

Mix2 orë më herët

Dua Lipa zbulon tatuazhin e saj të preferuar, ja 2 arsyet e veçanta

Dua Lipa, e ftuar në podkastin “Sirius Xm”, tregoi ndër të tjera një prej tatuazheve të saj të preferuar, i...

Mix7 orë më herët

5 ushqime super të shëndetshme që duhet të shtoni në dietën tuaj

Foto ilustruese Ushqimi është burimi ynë kryesor i energjisë dhe vitalitetit. Duke shtuar këto 5 ushqime super të shëndetshme në...

Mix7 orë më herët

Justin Bieber dhe Hailey presin një bebe

Justin Bieber do bëhet baba! Me një set fotosh, ku Justin zgjodhi të ishte fotografi i Hailey, çifti dha lajmin...

Mix7 orë më herët

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse hiqni dorë nga kafeja

Edhe pse konsumimi i moderuar i kafesë është një gjë shumë e mirë për shëndetin tonë, ndonjëherë disa njerëz duan...

Facebook