Lidhu me ne

Gatime

Nga japraku, qoftet dhe pilafi me perde… njihuni me gatimet më të mira turke

1. Piyaz

Nga japraku, qoftet dhe pilafi me perde… njihuni me gatimet më të mira turke

Turqia mund të jetë e njohur për qebapët e famshëm, por kuzhina e saj në fakt është e pasur me receta të shumëllojshme, duke e bërë atë një nga më të larmishmet në botë. Perimet, frutat e freskëta, vaji i ullirit, mishrat dhe produktet e detit, ofrojnë mundësi për të realizuar gatime të shumta. Kulinaria e saj duket sikur anon midis asaj mesdhetare dhe orientale.

Nga gastronomia turke janë ndikuar shumë vende, kryesisht ato ballkanike. Sigurisht, pjesë e kuzhinës shqiptare janë shumë nga recetat tipike turke si japrakët, qoftet, bakllavaja apo llokumet.

1. Piyaz
Një nga sallatat më të përhapura në qytetin e Antalias. Fasulet e ziera janë përbërësi kryesor i kësaj pjate. E marinuar me lëng limoni, uthull, kripë, vaj ulliri, hudhër dhe majdanoz i freskët e ndonjëherë edhe me vezë, piyaz është mezja e preferuar kur shoqërohet me raki.

2. Ezogelin çorba
Sipas legjendës, recetën e kësaj pjate e pa në ëndërr një grua e martuar që po përpiqej t’i fitonte zemrën vjehrrës së saj. Kjo supë përmban thjerrëza të kuqe, salcë domate, domate të freskëta, qepë të grirë, nenexhik të thatë dhe spec djegës. Kjo pjatë me origjinë nga Gaziantepi, tashmë është kthyer në traditë dhe gatuhet gjithmonë nga nuset e reja.

3. Saksuka
Kuzhina turke përfshin një gamë të madhe pjatash që përmbajnë thjesht perime të gatuara në vaj ulliri. Një nga më të shijshmet është saksuka, me përbërës kryesor patëllxhanë, kunguj të njomë, hudhra, domate dhe spec djegës.

4. Kisir
Një sallatë me bullgur, domate, hudhra, majdanoz dhe nenexhik. Ka versione të shumta të gatimit të saj në të gjithë Turqinë, por ai i Antakias me kokrra shege dhe speca, është nga më të preferuarat.

5. Qofte mercimek
Përgatitur me thjerrëza të kuqe, bullgur i imët, kripë, qepë e grirë hollë dhe domate, këto qofte vegjetariane përgatiten në madhësi sa për një kafshatë. Vendosen mbi një gjethe sallate jeshile dhe sipër iu hidhet limon i shtrydhur.

6. Japraku
Një nga recetat më të njohura dhe të përhapura në shumë vende është dhe japraku. Ka mënyra të ndryshme të përgatitjes së japrakut apo siç njihet ndryshe edhe dollma. Bimë të ndryshme si spinaqi, lakrat e egra, nenexhiku, majdanozi bashkohen me qepë të njoma, hudhra, oriz dhe mbështillen me një gjethe rrushi. Kjo është receta tradicionale që gatuhet dhe preferohet shumë edhe në Shqipëri.

7. Inegol kofte
Në kuzhinën turke, qoftet janë shumë më tepër sesa thjesht mish i përpunuar me erëza, pasi ato mund të gatuhen në forma nga më të ndryshmet. Çdo recetë e tyre ka pas një histori të veçantë. Një nga më të njohurat është ajo e qofteve Inegol, shpikur nga Mustafa Efendi. Ndryshe nga qoftet e tjera, tek ato përdoret vetëm mishi i viçit ose i qengjit, përzier me thërrime buke dhe qepë.

8. Qebapi Iskender
Qyteti i Bursës është i famshëm për tri gjëra: mëndafshin, fushat e skive dhe një lloj qebapi të quajtur Iskender. Sipas historisë, një zotëri me të njëjtin emër e gatoi për herë të parë këtë pjatë për punëtorët e pazarit të qytetit, në vitin 1867. Feta të holla të mishit vendosen mbi copa buke apo pite, dhe sipër u hidhet salcë domateje, gjalpë i shkrirë, kos, si dhe domate e speca skare.

9. Qebapi i Erzurumëve
Përgatitja e kësaj recete mund të dojë më shumë se 12 orë. Fillimisht, mishi lyhet me përzierjen e qepëve, kripës dhe piperit të zi dhe lihet të marinohet për gjysmë dite. Më pas, futet në një hell të gjatë dhe gatuhet mbi zjarr. Ky qebap shërbehet i mbështjellë me bukë, feta domate, qepë të bardhë dhe speca jeshil.

10. Pilafi me açuge
Hamsi, apo açuget janë një nga përbërësit kryesor në kuzhinën e rajonit të Detit të Zi. Në qytetin e Rizës, këto lloj peshqish përgatiten me oriz për të bërë tavën e njohur si Hamsili Pilav.
Kjo pjatë gatuhet me qepë të skuqura, gjalpë, kikirikë, speca dhe rrush të thatë, i cili përzihet me majdanoz të freskët dhe kopër. Më pas, peshqit e filetuar vendosen mbi oriz dhe e gjithë sasia piqet në furrë.

11. Perde pilav
Njohur ndryshe dhe si orizi perde, një pjatë me bazë orizi e mbështjellë me brumë dhe gjalpë, piqet në furrë dhe shërbehet e nxehtë. Zakonisht shërbehet në dasma dhe shoqërohet me mish pule, rrush, bajame, arra pishe, rigon dhe piper.

12. Manti
Katrorë të vegjël brumi me mbushje të ndryshme, të njohura si manti është receta tipike e qytetit të Kajserit. Zakonisht, mbushen me mish të grirë dhe djathë e hidhen në ujë të nxehtë për pak minuta. Në fund, u shtohet përsipër kos dhe piper.

13. Qebapi Testi
Ky specialitet i rajonit të Nevshehirit e ka sekretin tek ena ku përgatitet: një qeramikë prej argjile të kuqe. Fillimisht, mbushet me mish viçi, domate, piper dhe hudhër. Gryka e saj mbyllet më pas me një fetë patate të qëruar dhe mbulohet me fletë metalike, përpara se të vendoset në një furrë me dru.

14. Gozleme
Ndryshe njohur si pite saçi, të mbushura me spinaq, mish të grirë ose djathë. Edhe pse shpesh konsiderohet si ushqim fshati, është shumë i preferuar nga të gjithë.

15. Pide
Pidet (Pitet) janë një nga ushqimet më të dashura për turqit. Brumi mund të mbushet me vezë, suxhuk, djathë ose spinaq.

16. Byreku me qumësht
I bërë me petë të njomura me qumësht, gjalpë dhe vezë, byreku me qumësht thuhet se u soll në Turqi nga barinjtë nomadë, qindra vjet më parë. Në disa krahina, këtij byreku i hidhet edhe djathë. Ky lloj byreku është shumë i përhapur edhe në Shqipëri, por me ndryshimin se përgatitet me petë të thata, apo të pjekura paraprakisht.

17. Simite
Ato shiten kudo nga shitës ambulantë, në furra buke dhe kafene, në stacionet e tramvajit, trenit dhe metrosë, madje edhe në tragete. Besohet se simitet u krijuan në kuzhinat e pallatit të Sulejmanit të Madhërishëm në vitet 1500, por nuk ekzistojnë të dhëna zyrtare.

18. Lahmacun
Sipas eksploruesit osman të shekullit të 17-të, Evliya Celebi, lahmacun e merr emrin nga fjala arabe lahm-i acinli. Është një lloj piteje e mbuluar nga mishi i grirë dhe i përzier me salcë domateje, hudhër e erëza. Serviret me majdanoz të freskët dhe sipër i shtrydhet lëng limoni. Thuhet se turqit e kanë ngrënë këtë pjatë për më shumë se 300 vjet.

19. Qoftet Cig
Sipas recetës origjinale, qoftet Cig bëheshin duke përdorur mish viçi të papërpunuar, të kombinuar me bullgur, domate, qepë, piper dhe erëza turke. Tashmë, mishi është zëvendësuar tërësisht nga bullguri dhe nganjëherë dhe arrat e bluara, duke bërë një zgjedhje më të shëndetshme, por po aq të shijshme.

20. Bakllavaja
Është padyshim një nga ëmbëlsirat më të famshme turke, që përgatitet gjerësisht edhe në vendet e Ballkanit. Receta tipike e bakllavasë e ndarë në nuska të vogla, me arra, gjalpë të freskët dhe sherbet, përgatitet thuajse në çdo shtëpi shqiptare, sidomos gjatë festave të fundvitit. Në Turqi, llojet e bakllavasë tashmë janë të shumta. Me stika, me krem, çokollatë apo akullore, format me të cilën mund ta gjeni këtë ëmbëlsirë në pastiçeritë turke janë të pafundme.

21. Dondurma (Akullore)
Ku tjetër mund të gjeni akullore që mund të hahet me thikë dhe pirun? Dondurmaja tradicionale (që do të thotë e ngrirë në turqisht) bëhet nga qumështi dhe dy përbërës të veçantë: salepi dhe mastika.

22. Llokumet
Receta e llokumeve daton shekuj më parë. Megjithatë, vetëm nga mesi i shekullit të 19-të, u bë shumë i dashur për sulltanët osmanë. Një kombinim i thjeshtë i ujit, niseshtesë dhe sheqerit, të ziera së bashku për të prodhuar kube delikate të aromatizuara me ujë trëndafili, arra ose stika vazhdon të pëlqehet. Ashtu sikurse në Shqipëri, llokumi vazhdon të përdoret si ëmbëlsirë tipike qerasjeje në raste festash apo celebrimesh.

23. Ekmek kadajifi
Kjo ëmbëlsirë bëhet nga një lloj i veçantë revanie që mbulohet me shurup të bërë me sheqer, ujë dhe limon e më pas piqet në furrë. Në fund, kthehet përmbys në një pjatë dhe shoqërohet me kajmak ose akullore.

2. Ezogelin çorba

6. Japraku

8. Qebapi Iskender

12. Manti

14. Gozleme

15. Pide

16. Byreku me qumësht

17. Simite

18. Lahmacun

20. Bakllavaja

MË TEPËR

Kryesore9 orë më herët

Sali Berisha e vrau opozitën

Nga Andi Bushati Vendimi i Sali Berishës për të pranuar variantin e Ramës kundër listave të hapura nuk është vetëm...

Mix1 ditë më herët

10 vendet më të bukura që mbrohen nga UNESCO dhe që duhen vizituar një herë në jetë!

Duhet diçka e veçantë për t’u futur në listën e vendeve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Që nga shpallja e...

Mix1 ditë më herët

Etiketat po ju mashtrojnë? Si të dalloni kollaj nëse vaji i ullirit është 100% i pastër

Edhe pse nuk ka pothuajse asnjë shishe vaj ulliri ku të mos shkruhet se është vaj 100 për qind i...

Radar1 ditë më herët

Donald Trump ndjek fjalimin e Biden në avion: Shumë i keq, mezi kuptohet!

Donald Trump ishte brenda avionit të tij personal në momentin e fjalimit të Joe Biden, pas një takimi në Karolinën...

Radar1 ditë më herët

NBC News: Obama së shpejti do të shpallë mbështetjen e tij për Kamala Harris!

Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama, pritet që “së shpejti” të shpallë mbështetjen e tij për Kamala Harris, për emërimin e kandidates demokrate...

Mix1 ditë më herët

Një listë me emra të rrallë dhe specialë për vajza ^.^

Nëse jeni duke kërkuar për një emër të rrallë për emrin e bebushes suaj, duhet që të kaloni nga “shtigje”...

Mix1 ditë më herët

Halle Berry nderon 20-vjetorin e Catwoman me foto tejet provokuese!

Halle Berry 57-vjeçarja ka patur rolin kryesor në filmin Catwoman të vitit 2004, dhe së fundmi me rastin e 20-vjetorit...

Mix1 ditë më herët

Selena Gomez ndan me publikun momente intime nga jetesa ne Benny Blanco!

Selena Gomez e quajti Benny Blanco “dashuria e jetës sime” në Instagram në fillim të kësaj jave, dhe tani ajo...

Mix1 ditë më herët

Brenda shtëpisë së Harry dhe Meghan në Londër!

Princi Harry dhe Meghan Markle nuk kanë jetuar në Frogmore Cottage në pasurinë Windsor që kur u transferuan në SHBA...

Mix1 ditë më herët

Publikohet traileri i filmit për jetën e Bob Dylan

Është publikuar traileri i parë i filmit “A Complete Unknown”, biografia për Bob Dylan. Aktori Timothée Chalamet luan rolin e...

Facebook