Lidhu me ne

Mix

Cilat janë pesë ushqimet të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në uljen e kolesterolit

Është e rëndësishme për këdo që merret me nivele të larta të kolesterolit “të keq” LDL , i cili kontribuon në grumbullimin e yndyrës në arterie, duke kërcënuar shëndetin e zemrës, të dijë se nuk ka nevojë të bëjë ndryshime të mëdha në dietën e tyre. Me shtesa të vogla të ushqimeve të dobishme mund të bëjë vërtet një ndryshim të madh.

1. Bajame
Bajamet janë një superushqim për shumë njerëz dhe rekomandohen nga të gjithë nutricionistët si një shtesë e rëndësishme për një dietë të shëndetshme. Ndër përfitimet e tjera shëndetësore, ato mund të ulin kolesterolin LDL duke ruajtur apo edhe rritur kolesterolin e mirë HDL, i cili ndihmon në largimin e formave të tjera të kolesterolit nga qarkullimi i gjakut.
Nëse nuk ju pëlqejnë bajamet, mund t’i zëvendësoni me ushqime të tjera me veti të ngjashme, si lajthitë, arrat dhe fëstëkët.

2. Tërshërë
Tërshëra është e pasur me fibra, e cila në përgjithësi shërben për të parandaluar rritjen e insulinës, e cila mund të rrisë nivelin e kolesterolit të keq. Fibrat e tretshme, në veçanti, shoqërohen me një reduktim të përthithjes së kolesterolit nga sistemi tretës.

3. Brokoli
Përveç sigurimit të shumë vitaminave dhe antioksidantëve, konsumimi i rregullt i perimeve ndihmon në uljen e kolesterolit, duke ulur gradualisht nivelet e LDL.

4. Farat Chia
Një ushqim i veçantë, me veti po aq të veçanta, janë farat chia , të cilat janë të pasura me acide yndyrore omega-3, aq të nevojshme për organizmin. Rritja e konsumit të këtyre yndyrave të shëndetshme edhe me 1 gram në ditë shoqërohet me një ulje prej 16% të rrezikut të problemeve kardiovaskulare.
Edhe pse studime të ndryshme kanë treguar një efekt relativisht të vogël të yndyrave omega-3 në LDL, ato mund të ndihmojnë në rritjen e kolesterolit HDL ndërsa ulin trigliceridet, një lloj yndyre që “fshihet” në gjak.

5. Domate
Domatet dhe veçanërisht salca e tyre janë të pasura me likopen, vetitë e të cilit ndihmojnë në uljen e lipideve, duke çuar në uljen e nivelit të kolesterolit total dhe LDL.

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix2 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix2 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix2 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix2 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook