Lidhu me ne

Mix

Të dashura dhe fëmijë të paligjshëm, jeta sekrete e Vladimir Putin

MFA Russia 🇷🇺 on Twitter: "💬 President Vladimir Putin: There is no  in-between, no intermediate state: either a country is #sovereign, or it is  a #colony, no matter what the colonies are

Jeta e Presidentit rus Vladimir Putin është e mbuluar me mister dhe zona të errëta, veçanërisht sa i përket jetës së tij private. Gjatë muajve të fundit, pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, janë shfaqur të dhëna të ndryshme të pakonfirmuara dhe të pakonfirmueshme në lidhje me familjen e tij.

Në media përflitet për fëmijë të paligjshëm dhe të dashura të ndryshme të tij.

Familja e Putinit është e mbrojtur nga thashethemet e nivelit të ulët, por, pavarësisht kësaj mburoje, disa lajme kanë rrjedhur në publikun e gjerë.

Anëtarët e familjes janë përfitues të një sistemi kleptokratik në të cilin Putin sundon si një kumbar mafioz, me toger oligarkë që paguajnë haraç në formën e pasurisë dhe pallateve për të gjithë ata në sferën afektive të Putinit, shkruante New York Times qysh në vitin 2008.

Ajo që dihet gjerësisht është se Presidenti rus ka dy vajza legjitime, Maria dhe Katya, me ish-gruan e tij Lyumila Ocheretnaya.

Katya mbi 40 vjeç, thuhet se është vajza më e disiplinuar e Putinit. Ajo është e martuar me Kirill Shamalov, djalin e Nikolai Shamalov, një aleat i ngushtë i Presidentit rus dhe aksioneri më i madh i Bankës Rossiya.

Të dy u martuan në një nga vendpushimet e preferuara të skive të Putinit, Igora, në një ceremoni luksoze mes shesheve të patinazhit dhe lojërave me drita. Në dasmë mori pjesë edhe motra e saj Maria, e cila mbërriti nga Holanda me bashkëshortin e saj Jorrit Faassen.

Për dekada Maria jetoi në Holandë, por që nga viti 2014, kur separatistët rusë rrëzuan një aeroplan të Malaysia Airlines që u nis nga Amsterdami, ajo është bërë objekt i shumë kritikave nga fqinjët e saj dhe më gjerë.

Një flamur ukrainas me mbishkrimin Ave Maria Putin u vendos së fundmi në një ngastër toke afër Amsterdamit që Faasen e kishte blerë kohë më parë.

Megjithatë, mediat ndërkombëtare kanë përshkruar një lloj familjeje në hije, të përbërë nga të dashura fantazmë dhe fëmijë të paligjshëm. Në rrethin emocional të kreut të Kremlinit, në fakt përfshihen edhe disa gra të tjera “jozyrtare”.

Si, për shembull, Svetlana Krivonogikh, nga Shën Petersburg, e cila, siç përflitet në qarqet e thashethemeve, ka pasur lidhje me vetë Putinin.

Gruaja tani është mbretëreshë e pasurive të paluajtshme, një anëtare e bordit të Bankës Rossiya dhe një aksionere në vendpushimin e skive Igora ku u zhvendos Kathya.

Mediat shkruajnë se Elizaveta Vladimirovna Krivonogikh lindi nga lidhja e tyre.

Të dyja, nënë e bijë, kanë jetuar në një pronë luksoze në Montecarlo, larg vëmendjes së mediave.

Megjithatë, gruaja më e fundit që ka thyer zemrën e Putinit është Alina Kabaeva, ish-kampionia ruse e gjimnastikës, e cila, sipas disa thashethemeve, është edhe gruaja e liderit rus.

Alina Kabaeva thuhet se jeton në Zvicër me fëmijët dhe ka një klinikë prestigjioze në Lugano. Aq sa Kabaeva prej lidhjeve me Putin, ka përfunduar edhe në pikën e sanksioneve britanike. Kabaeva thuhet se është parë kohët e fundit në Moskë, por, si me të gjithë anëtarët e familjes së Putinit, ishte një paraqitje disa sekondash, shkruan Il Giornale.

Më pas, mbi të, ashtu si për pjesën tjetër të familjes, është ngritur një mur mbrojtës. Nuk dihet nëse këto thashetheme janë thjesht thashetheme apo përfaqësojnë të vërtetën. Kjo pasi jeta e Putinit vazhdon të jetë e mbuluar në hije.

MË TEPËR

Mix4 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix4 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix4 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix4 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix4 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix4 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix5 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix5 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix5 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix5 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook