Lidhu me ne

Kioske

Turpi i radhës i një qeverie të paturp!

NGA ARDIT HAXHIJA

Sali Berisha-Pehlivani i Mundur që nuk ngopet me ndeshje

Turpi i radhës i një qeverie të paturp!


Qeveria shpalli me bujë rritjen e pensioneve me 8.6% për 767 mijë pensionistë. Rritje që në
realitet korrespondon me indeksimin e çmimeve dhe jo me një shtim real të të ardhurave.

Mesatarisht, rritja për çdo pensionist është 1500 lekë në muaj, por kjo ndryshon sipas
pensioneve, duke përfshirë rritje nga 860 lekë për ata që marrin 10,000 lekë pension, deri te
6900 lekë për ata me pension 80,000 lekë. Në këtë mënyrë KM justifikohet të ketë mbyllur
deficitin e shkaktuar nga inflacioni prej 6.7%.
Megjithatë, realiteti paraqet shifra krejt ndryshe.
Më poshtë do të krahasojmë ndryshimet e çmimeve të ushqimeve bazike që I nevojiten një
pensionisti për një muaj.

Nga kjo listë kuptojmë se shpenzimet ushqimore jetike për një pensionist janë rritur me të
paktën 3460 lekë në muaj. Ndërkohë rritja e pensioneve prej mesatarisht 1500 lekë në muaj
nuk mbulon as gjysmën e rritjes së shpenzimeve bazë.

Nga kjo analizë dallojmë se, me rritjen e
çmimeve ushqimore, indeksimi i pensioneve duhet të ishte minimumi 25%,
duke marrë
parasysh rritjen e shpenzimeve ushqimore jetike për pensionistët. Me indeksimin aktual,
pensionistët kanë 15% më pak fuqi blerëse se para rritjes së çmimeve. Nuk duhet harruar se kjo
analizë përfshin vetëm shportën bazike të jetesës, pa llogaritur shpenzimet për kafe, cigare,
qera, energji elektrike, ujë dhe shpenzimet e tjera që ndikojnë shumë në nivelin e tyre
ekonomik.


Nëse qeveria do të ishte e sinqertë për rritjen e pensioneve do të kishte përdorur metodën e
njëjtë si për rritjen e rrogave të deputetëve dhe ministrave – dyfishimi i tyre apo rritja me 100%.


Standarti i përdorur për rrogat e tyre është treguesi më i saktë i realitetit ekonomik që po
përjetojmë. Çmimet e produkteve ushqimore janë rritur në masën 65% dhe vetëm rritja me
100% e rrogave të pensionistëve do të siguronte një indeksim dhe përmirësim të cilësisë së
jetesës së tyre. Çdo argument tjetër përtej kësaj është tallje, dhe kjo është ajo që e karakterizon
më së miri këtë qeveri.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook