Lidhu me ne

Mix

Barcelona ndalon turistët e huaj të marrin apartamente me qira deri në vitin 2028

Barcelona, ​​një destinacion kryesor spanjoll për pushime, njoftoi se do të ndalojë marrjen me qira të apartamenteve për turistët deri në vitin 2028, një veprim i papritur drastik pasi kërkon të frenojë kostot e larta të strehimit dhe ta bëjë qytetin të banueshëm për qytetarët.

Kryebashkiaku i majtë i qytetit, Jaume Collboni, tha se deri në nëntor 2028, Barcelona do të heqë licencat e 10 101 apartamenteve të miratuara aktualisht për t’u dhënë me qira afatshkurtra.

“Ne po përballemi me atë, që besojmë se është problemi më i madh i Barcelonës”, tha Collboni.

Bumi i qirave afatshkurtra në Barcelonë, qyteti më i vizituar i Spanjës nga turistët e huaj, do të thotë se disa banorë nuk mund të përballojnë një apartament, pasi qiratë u rritën me 68% në 10 vitet e fundit dhe kostoja e blerjes së një shtëpie u rrit me 38%, tha Collboni. Aksesi në strehim është bërë një nxitës i pabarazisë, veçanërisht për të rinjtë, shtoi ai.

Qeveritë kombëtare shijojnë përfitimet ekonomike të turizmit – Spanja renditet ndër tre vendet më të vizituara në botë – por me banorët vendas me çmime në disa vende, zbutja dhe preferenca e pronarëve për qiratë fitimprurëse turistike, janë gjithnjë e më shumë një temë e nxehtë në të gjithë Europën.

Qeveritë lokale kanë njoftuar kufizime për qiratë afatshkurtra në vende të tilla, si Ishujt Kanarie të Spanjës, Lisbona dhe Berlini në dekadën e kaluar.

Ministrja e strehimit e Spanjës, Isabel Rodriguez, tha se mbështet vendimin e Barcelonës.

“Bëhet fjalë për të bërë të gjitha përpjekjet e nevojshme, për të garantuar mundësi strehimi të përballueshëm,” postoi ajo në X.

“Collboni po bën një gabim, që do të çojë në varfëri (më të lartë) dhe papunësi”, tha në një deklaratë shoqata e apartamenteve turistike të Barcelonës APARTUR, duke shtuar se ndalimi do të shkaktonte një rritje të apartamenteve të paligjshme turistike.

Hotelet do të përfitojnë nga lëvizja. Hapja e hoteleve të reja në zonat më të njohura të qytetit, u ndalua nga një parti e ekstremit të majtë, që qeveriste Barcelonën midis 2015 dhe 2023, por Collboni ka sinjalizuar se mund të lehtësonte kufizimin.

“Ato 10,000 apartamente do të përdoren nga banorët e qytetit, ose do të dalin në treg me qira ose për shitje,” tha Collboni për masën.

Qeveria lokale e Barcelonës, tha në një deklaratë se do të ruante regjimin e saj “të fortë” të inspektimit, për të zbuluar apartamente të mundshme turistike të paligjshme, sapo ndalimi të hyjë në fuqi.

Vitet e fundit në qytet, nuk është lejuar asnjë apartament i ri turistik. Qeveria vendore ka urdhëruar mbylljen e 9,700 apartamenteve turistike të paligjshme, që nga viti 2016 dhe afër 3,500 apartamente janë rikthyer për t’u përdorur si banesa kryesore për banorët vendas, tha ai.

/ CNN

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook