Lidhu me ne

Gatime

10 ushqimet më të mira, për shëndetin

Bombaj: 10 ushqimet më të mira, “minierë ari” për shëndetin
Këto ushqime njihen për ndikimin në jetëgjatësi, në ruajtjen e memories, në luftën kundër tumoreve dhe në parandalimin e shumë sëmundjeve të tjera.
Cilësohen superushqime, falë përmbajtjes së lartë në vitamina dhe minerale, antioksidantë dhe vlerave të larta ushqyese që përmbajnë. Bëhet fjalë për 10 ushqime shumë të mira për shëndetin tonë, disa prej të cilave shumë ekonomike dhe të leverdishme për t’u bërë pjesë e regjimit ushqimor. 10 ushqimet e këshilluara nga dietologia klinike Blerina Bombaj, njihen për ndikim në jetëgjatësi, në ruajtjen e memories, në luftën kundër tumoreve dhe në parandalimin e shumë sëmundjeve të tjera. Po kështu, dietologia ju tregon edhe mënyrën se si duhet konsumuar për të përfituar në maksimum vlerat ushqyese të tyre.
Ushqimet
Së pari, agrumet. Vetëm një portokall përmban 100 % të nevojave ditore në vitaminë C. Vitamina C rrit kolesterolin e mirë dhe na forcon kockat. Flavonoidet e agrumeve ndihmojnë në ndaljen e rritjes se qelizave kanceroze dhe veprojnë si anti-inflamator. Këshillë: Shtoni një fetë limon në çajin jeshil. Në një studim u pa se limoni rriste aftësinë e trupit për të përthithur antioksidantët e çajit me 80%.
Së dyti, brokoli ju bën mirë sepse përmban sasi të mëdha vitaminë K dhe C, të cilat janë esenciale në formimin e kockave. Mjafton një tas i vogël me brokoli për të marrë përbërës mbrojtës kundër kancerit. Këshillë: Zierja ne avull i ruan më mirë përbërësit ushqyes se sa zierja në ujë.
Së treti, boronicat ju bëjnë mirë sepse përmbajnë një numër të madh antioksidantesh të cilët rrisin mrekullisht forcën antioksiduese të sistemeve të ndryshme fiziologjike të trupit të njeriut si p.sh., sistemi kardiovaskular, sistemi muskulor dhe nervor. Ato njihen për ndikim në jetëgjatësi, në ruajtjen e memories, në luftën kundër tumoreve dhe në parandalimin e plakjes. Këshillë: Boronicat kanë një sezon të shkurtër prej vetëm 1 muaji, zakonisht korrik-gusht. Shfrytëzojeni këtë periudhe për të blerë sasi të mëdha, i pastroni dhe i vendosni në ngrirje të ndara në porcione gjysmë kilogramësh. Ato e ruajnë forcën e tyre antioksiduese pothuaj të paprekur deri në 6 muaj.
Së katërti, një patate e ëmbël. Patatet e zakonshme dhe të ëmbla. Një patate e kuqe përmban 66 mikrogramë acid folik –një ndërtues i qelizave. Një patate e ëmbël ka 8 herë sasinë e nevojshme të vitaminës A, një vitaminë e rëndësishme për imunitetin ndër të tjera. Këshillë: Lëreni pataten të ftohet përpara se ta konsumoni. Në këtë mënyrë mund të digjni 25% më shumë yndyrë pas vaktit.
Së pesti, sardelet ju bëjnë mirë sepse janë një burim i shkëlqyer i acideve lyrore omega -3 të cilat na ndihmojnë të luftojmë depresionin, kancerin dhe sëmundje të zemrës. 90 gr përmban 50% të nevojave ditore në Niasin, e cila ndihmon mbrojtjen kundër sëmundjes Alzheimer. Këshillë: Piqini në furrë me limon dhe hudhra, në këtë mënyrë bashkëveprojnë duke forcuar imunitetin ndjeshëm.
Së gjashti, arrat ju bëjnë mirë sepse përmbajnë sasinë më të lartë të acideve lyrore omega -3 nga të gjithë frutat e thata. Ndihmojnë në uljen e kolesterolit dhe luftojnë pagjumësinë. Këshillë: 6-7 arra në ditë mjaftojnë.
Së shtati, vaji i ullirit ekstra i virgjër ju bën mirë sepse është i pasur në antioksidantë dhe flavonoide, substanca mikroskopike të cilat luajnë një rol madhor në mbrojtjen kundër kancerit. Rrit kolesterolin e mirë dhe ndihmon djegien e dhjamit sidomos në zonën e barkut. Këshillë: Përdoreni gjithmonë në sallatë ose me bukë të zezë. Nëse dëshironi një ushqim të skuqur preferoni vajin e ullirit pasi është mjaft rezistent ndaj oksidimit.
Së teti, hudhra ju bën mirë sepse është një luftëtar i fortë i sëmundjeve duke penguar rritjen e baktereve përfshirë edhe E.colin. Allicin, një përbërës i gjetur te hudhrat, vepron si një agjent anti-inflamator i fuqishëm dhe ndihmon në uljen e kolesterolit dhe tensionit. Këshillë: Hudhra e shtypur lëshon sasinë më të madhe të allicinës. Mos e gatuani shumë sepse humb shumë nga vlerat e saj.
Së nënti, spinaqi ju bën mirë sepse përmban lutein dhe zeaxanthin, antioksidantë të rëndësishëm për shikimin dhe imunitetin. Sipas studimeve të fundit është gjetur se ndër fruta- zarzavatet më të shëndetshme spinaqi renditet ndër të parët. Këshillë: Spinaqi përdoret më së miri në lëngje zarzavatesh, p.sh.: 1 kupë spinaq, 1 karotë, 1 banane dhe 1 kupë lëng molle bëjnë një pije për t’u provuar.
Së dhjeti, fasulet ju bëjnë mirë sepse duke ngrënë 4 herë në javë nga një 1 kupë fasule ulet rreziku i sëmundjeve të zemrës me 22%. I njëjti zakon mund të uli rrezikun e kancerit të gjirit. Këshillë: Sa më e errët ngjyra e fasuleve aq më shumë antioksidante përmban. Lëvoret e fasuleve të kuqe dhe të zeza përmbajnë 40 herë më shumë antioksidantë se lëvoret e fasuleve të bardha.
Burimi: Blerina Bombaj, dietologe klinike
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix24 orë më herët

7 Ide recetash me ushqime që ndihmojnë në rënien nga pesha

Këto receta të thjeshta janë opsione të shëndetshme dhe të shijshme për të shuar urinë ndërmjet vakteve. Përbërësit anti-inflamator në...

Mix24 orë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix24 orë më herët

Sa operacione cezariane mund të përballojë një grua për lindjen e fëmijëve?

Disa gra lindin në mënyrë natyrale, kurse disa gra tjera lindin me prerje Cezariane. Secila foshnje vjen në këtë botë...

Mix24 orë më herët

Studimi: Ngjitja e shkallëve do t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë

Përfitimet e ecjes për shëndetin tonë psikologjik dhe fizik janë të shumta dhe të gjithë e dimë se sa mirë është për...

Mix24 orë më herët

11 këshilla të të folurit në publik nga folësit më të mirë të TED Talks

Nuk ka asnjë dyshim: TED Talks kanë ngritur shumë lart atë që konsiderohet një prezantim i paharrueshëm dhe impresionues në...

Mix24 orë më herët

OpenAI debuton modelin “omni” GPT-4o që fuqizon ChatGPT

OpenAI ka njoftuar një model të ri gjenerues të AI, të cilin e quajtën GPT-4o – “o” qëndron për “omni”,...

Radar1 ditë më herët

Kush po pret fundin e Berishës? “‘Vdiq’ baba të na lirojë krevatin”, Murrizi liston emrat

Ish deputeti Myslym Murrizi, i ftuar në “Breaking”, dha emrat e disa deputetëve të opozitës, të cilët sipas tij po...

Sport1 ditë më herët

Granit Xhaka: Historia e një lojtari që refuzoi të dorëzohet

Shkruhet “Granit Xhaka”, lexohet “Talent, Këmbëngulje dhe Frymëzim”. Historia e tij meriton të shkruhet jo në artikuj, por në libra....

Mix1 ditë më herët

Van Hunt poston ‘pa dashje’ fotografinë nudo të Halle Berry në nder të Ditës së Nënës

Më 12 maj, në Ditën e Nënës, këngëtari 54-vjeçar postoi ‘pa dashje’ fotografinë nudo të partneres së tij, 57-vjeçare, me...

Mix1 ditë më herët

Për ty që do të kesh tatuazhe ‘sekrete’: Ja +10 ide

FOTO: GETTY | EDWARD BERTHELOT Edhe nëse trupi juaj është tashmë i mbuluar me tatuazhe nga koka te këmbët, versionet...

Facebook