Lidhu me ne

Gatime

Këshillat e Blerina Bombaj: Ja cilat janë frutat më të mira për fëmijët

Janë gjashtë fruta; pjepri, boronica, portokalli, luleshtrydhet, kajsitë e thata dhe kivi, disa ndër më të mirat e frutave që duhet t’i bëni patjetër pjesë të dietës ushqimore për fëmijët tuaj
Të gjithë frutat janë të mirë, por disa prej tyre janë të pazëvendësueshëm për sasinë e shumtë të vitaminave, mineraleve dhe lëndëve të tjera ushqyese. Për këtë arsye këta gjashtë fruta janë ndër më të këshilluarit që t’ua jepni për konsum fëmijëve tuaj. Dietologia Blerina Bombaj ka listuar këtu pjeprin, boronicat, portokallet, luleshtrydhet, kajsitë e thata dhe kivin, disa ndër më të mirat e frutave që duhet t’i bëni patjetër pjesë të dietës ushqimore për fëmijët tuaj. Përveçse mund të konsiderohen burim lëndësh ushqyese, janë edhe një “minierë e vërtetë ari”, pasi forcojnë imunitetin e fëmijës, forcojnë kujtesën dhe shtojnë përqendrimin, po kështu largojnë sëmundje të ndryshme që rrezikojnë organizmin tonë.
Pjepri, 19 kalori në 100 gr
I pasur në elektrolite dhe vitaminë C, plot me beta karoten dhe ujë, ky është pjepri. Sa më e errët ngjyra e tij, aq më i ushqyeshëm është ai. Vajzat që hyjnë në moshën e pubertetit mund ta preferojnë pjeprin për shëndetin e lëkurës së tyre. Përmbajtja e lartë në ujë e pjeprit, i ruan fëmijët nga dehidratimi.
Boronicat, 57 kalori në 100 gr
Thesar i ushqimit, boronicat (veçanërisht ato të egrat), janë ndër armët më të fuqishme kundër stresit, infeksioneve, shpërqendrimit dhe agjentëve kancerozë. Me një nga antioksiduesit më të fuqishëm, ato zënë vend në majën e listës së ushqimeve me forcë antioksiduese. Ngjyra blu e tyre është përgjegjëse për forcimin e memories dhe shëndetit të trurit, sidomos për fëmijë që mësojnë fort. Boronicat mbështesin shqisën e shikimit gjithashtu. Konsumi i këtij fruti në vegjëli, përbën ngritjen e themeleve shumë të forta në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe kancerogjene në moshë të rritur.
Portokalli, 37 kalori në 100 gr
Ky frutë është burimi kryesor i vitaminës C, një lëndë ushqyese që përfshihet në pothuaj gjithçka – nga mbyllja dhe shërimi i plagëve, qetësimi i alergjive, parandalimi i sëmundjeve kardiovaskulare dhe kanceroze, si dhe shmangia e artritit dhe anemisë si pasojë e mungesës së hekurit. Portokalli, është burim shumë i rëndësishëm edhe i acidit folik, një vitaminë që luan rol kyç në formimin e ADN-së sonë dhe rruazave të kuqe. Portokallet ndihmojnë shumë fëmijët që kanë infeksione të mushkërive dhe azëm.
Luleshtrydhet, 27 kalori në 100 gr
Ky frutë i mrekullueshëm me ngjyrë të kuqe forcon zemrën, ul rrezikun e kancerit, përmirëson shikimin, parandalon alergjitë dhe qetëson dhimbjet. Luleshtrydhet janë plot me fibra dhe vitaminë C. Ky frutë është gjithashtu i shkëlqyer për fëmijë që mësojnë dhe janë para testeve apo provimeve, pasi forcon shumë memorien e ngjarjeve të fundit. Një ndër atributet më interesante të luleshtrydheve, është edhe mbrojtja kundër helikobakterit – një mikrob që shkakton ulcerë në stomak dhe predispozon për zhvillim kancerogjen të tij.
Kujdes! Mos blini luleshtrydhe jashtë sezonit apo nëse nuk jeni të sigurt që nuk janë spërkatur me pesticide, pasi janë ndër ushqimet me përthithshmëri shumë të lartë të tyre.
Kajsitë e thata, 158 kalori në 100 gr
Kajsitë e thata përmbajnë kalium, hekur, kalcium dhe betakaroten. Për fëmijët që nuk konsumojnë shumë ushqim, ky frutë i tharë është burim lëndësh ushqyese me dendësi të madhe në volum të vogël. Nëse fëmijët kanë ngërçe të shpeshta, merren me aktivitet fizik intensiv dhe janë në periudhë rritjeje të shpejtë, kajsitë e thata janë një zgjedhje ideale.
Kivi, 49 kalori në 100 gr
Ky frutë bën pjesë në familjen e manaferrave dhe farat e tij janë nga më të ushqyeshmet. Sipas një konstatimi të Kolegjit Amerikan të Ushqimit, kivi renditet në 27 frutat më të shëndetshëm për fëmijët, duke qëndruar mbi mollët, bananet dhe pjeshkat. Një kivi në ditë, mund të korrigjojë një dëmtim të një sekuence të ADN-së, e cila përcjell informacionin gjenetik, një dëmtim i cili mund të ketë pasoja fatale. Fëmijët që konsumojnë kivi shpesh, vuajnë shumë më pak nga vështirësia në frymëmarrje, kolla e natës dhe rrufa. Pra, shprehja “një mollë në ditë, mban doktorin larg”, sot është bërë “një kivi në ditë, mban doktorin larg”.
Kos me fruta për mëngjes – një vakt i kompletuar për fëmijët
150 ml kos natyral
2 lugë të mëdha tërshërë
2 lugë të vogla fara chia
½ kivi ose 3-4 luleshtrydhe të stinës
2 kajsi të thata të prera në copëza të vogla
pak lëkurë portokalli të grirë (portokall vendi)
2 lugë të vogla arrë kokosi të grirë
1 arrë të thërrmuar
1 lugë të vogël mjaltë ose 1 lugë reçel boronice 
Përgatitja:
Përzieni kosin me tërshërën dhe e lini gjithë natën në frigorifer.
Në mëngjes i shtoni mjaltin dhe e përzieni që të shkojë në mënyrë të njëtrajtshme. I shtoni gjithë përbërësit e tjerë dhe është gati.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix3 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix3 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix3 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook