Lidhu me ne

Gatime

Ushqime të pashëndetshme / 11 ushqimet që janë të dëmshme për shëndetin tuaj

11 ushqimet që janë të dëmshme për shëndetin tuaj

Ne nuk e dimë se cilat ushqime janë të shëndetshme dhe cilat jo. Në shumicën e rasteve, ne konsumojmë ushqime që nuk duhet dhe lëmë pa ngrëne ato që na bëjnë mirë.

Dritare.net sjell për ju ushqimet të cilat nuk janë të shëndetshme për t’u konsumuar dhe që ju duhet t’i shmangni. Nëse dëshironi të humbni peshë dhe të shmangni sëmundjet kronike, atëherë nuk duhet të hani shumë nga këto ushqime. Në shumë raste, zgjidhja më e mirë është që t’u shmangeni plotësisht.

1. Pije me sheqer

Sheqeri i tepërt është përbërësi më i keq në dietën moderne. Megjithatë, disa ushqime me sheqer nuk janë më të këqija se disa të tjera. Pijet me sheqer janë absolutisht më të këqijat.

Sheqeri, kur konsumohet në sasi të mëdha, mund të ulë rezistencën e insulinës në trup dhe kjo shkakton më tej sëmundjen e mëlçisë. Konsumimi i tepër i sheqerit është gjithashtu e lidhur me sëmundje të tjera serioze, duke përfshirë diabetin e tipit 2 dhe sëmundjet e zemrës .

Pijet e sheqerit nëse konsumohen në sasi të mëdha mund të sjellin shtim të yndyrave të tepërta dhe obezitetit. Pini ujë, kafe ose çaj në vend të pijeve me sheqer të tepërt.

2. Pica

Pica është një nga ushqimet më të njohura në botë. Kjo nuk është për t’u habitur, duke pasur parasysh se ajo ka shije të mrekullueshme dhe është tepër e përshtatshme për t’u ngrënë. Problemi është se picat më të mira në treg janë bërë me përbërës që të sëmurin.

Brumi është bërë nga miell gruri dhe mishrat që vendosen mbi to zakonisht përpunohen. Pica është gjithashtu jashtëzakonisht e lartë në kalori.

Dritare.net ju sugjeron që të konsumoni pica por me përbërës të shëndetshëm. Picat e përgatitura në shtëpi, gjithashtu mund të jenë shumë të shëndetshme, për aq kohë sa ju zgjidhni përbërës të shëndetshëm.

3. Buka e Bardhë

Bukë është bërë në përgjithësi nga gruri, i cili përmban glutenin e proteinave.

Për këtë arsye, të gjitha bukët me bazë gruri janë një ide e keqe për njerëzit që janë të sëmurë ose janë të ndjeshëm ndaj glutenit. Shumica e bukëve që ju blini nuk janë të shëndetshme. Kjo është për shkak se shumica e tyre janë bërë nga gruri i rafinuar, i cili është i ulët në lëndët ushqyese esenciale dhe me përbërje sheqeri të lartë.

4. Lëngjet e frutave

Lëngu i frutave shpesh supozohet të jetë i shëndetshëm, por ky është një gabim.

Shumë lëngje frutash janë pak më shumë të dëmshëm sesa uji i frutave me sheqer.

Është e vërtetë se lëngu përmban disa antioksidantë dhe vitaminë C, por ai përmban edhe një sasi të madhe të sheqerit.

Lëngu i frutave përmban po aq sheqer sa një pije me sheqer si Coca Cola ose Pepsi, dhe në ndonjë rast edhe më shumë.

6. Margarinë

Margarina dikur konsiderohej një alternativë më e shëndetshme se gjalpi.

Për fat të mirë, shumica e njerëzve e kanë kuptuar tani se kjo nuk është e vërtetë.

Margarina është një pseudo-ushqim shumë i përpunuar që është projektuar për t’u parë dhe shijuar si gjalpë. Ajo është e ngarkuar me përbërës artificialë dhe zakonisht është i përbërë me vajra bimore industriale që janë hidrogjenuar për t’i bërë ato më të qëndrueshme.

7. Ëmbëlsirat dhe biskotat

Shumica e pastave, biskotave dhe ëmbëlsirave janë jashtëzakonisht të dëmshme për shëndetin. Ata janë bërë në përgjithësi me sheqer të rafinuar.

8. Patatet e skuqura

Patatet e skuqura gjithashtu janë një ushqim i dëmshëm për shëndetin pasi janë të përbëra totalisht nga yndyra. Pothuajse nuk kanë asnjë lëndë ushqyese esenciale, por një ton kalorish dhe përbërës të dëmshëm. Studimet tregojnë se patatet e skuqura ndikojnë drejtpërsëdrejti në shtim në peshë.

9.Kosi

Kosi mund të jetë tepër i shëndetshëm kur është kos natyral. Por për fat të keq të gjitha produktet e kosit që ndodhen në dyqane ose supermarkete janë të dëmshëm. Ata janë shpesh të ulët në yndyrë, por të ngarkuar me sheqer për të kompensuar mungesën e shijes së yndyrave të ofruara.

10.Akullorja

Akullorja është një nga ushqimet më të shijshme në botë, jo vetëm për fëmijët por edhe për të rriturit. Për fat të keq, ajo është gjithashtu një ushqimet më të dëmshme për shëndetin. Shumica e akulloreve që shiten janë të ngarkuara me sheqer.

11. Mishi i përpunuar

Edhe pse shumë mund të thonë se mishi i papërpunuar mund të jetë i shëndetshëm dhe ushqyes. Studimet tregojnë se njerëzit që hanë mish të përpunuar kanë një rrezik më të lartë për t’u prekur nga sëmundjet si: kanceri i zorrës së trashë, diabetin e tipit 2, sëmundjes e zemrës etj.

MË TEPËR

Mix9 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix9 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix9 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix9 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore9 orë më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix9 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix9 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook