Lidhu me ne

Kioske

Raporti: George Soros nuk ka paguar taksa mbi të ardhurat për tre vite rresht


Organizata jofitimprurëse e gazetarisë hulumtuese me prirje të majtë ProPublica ka publikuar ​​një raport duke përdour të dhëna konfidenciale të IRS-së, sipas të cilave rezulton se George Soros nuk ka paguar taksa mbi të ardhurat për tre vjet me radhë, nga viti 2016 në 2018.

Një zëdhënës i Soros e justifikoi këtë në një deklaratë për ProPublica, ku tha se “Midis viteve 2016 dhe 2018 George Soros humbi para për investimet e tij, prandaj ai nuk u detyrohej taksave federale të të ardhurave në ato vite. Z. Soros ka mbështetur prej kohësh taksat më të larta për amerikanët e pasur.”

Por performanca e Soros Fund Management, që është fondi përgjegjës për pasurinë masive të Soros, fitoi 5% në 2016-ën, 8.9% në 2017-ën dhe 0.9% në 2018-ën. Ku është saktësisht humbja për të cilën flet zëdhënësi i tij?

Siç shkruan Bongino.com, në vitin 2017 Soros transferoi 18 miliardë dollarë të pasurisë së tij në organizatën bamirëse të Fondacionit të Shoqërisë së Hapur që ai kontrollon. Kjo garanton që ato fonde do të mbahen nga IRS përgjithmonë në atë që një komentator e quajti “dredhia e vetme më e madhe e taksave në historinë e SHBA, megjithatë askush nga e djathta ose e majta nuk duket se ka ngritur një vetull”.

Dhurimi gjithashtu lejon që Soros të zbresë deri në 20% të vlerës së tij të tregut në taksat e tij personale (3.6 miliardë dollarë), të cilat ai mund t’i rrisë për pesë vjet, duke i bërë në të vërtetë një fshirje të dyfishtë. Ky është një shpjegim më i mundshëm për mungesën e taksave të paguara, të paktën në vitet 2017 dhe 2018.

Ndër miliarderët e tjerë të përfshirë në raport që nuk kanë paguar taksa janë: njeriu më i pasur në botë Jeff Bezos i “Amazon”; Elon Musk i “Tesla”; Warren Buffet i “Berkshire Hathaway” dhe Carl Icahn i “Icahn Enterprises” si dhe Michael Bloomberg i “Bloomberg”.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook