Lidhu me ne

Gatime

Petulla të Shpejta me Kos – Receta Fantastike e Shtëpisë

nga AgroWeb

Si recetë të ditës, AgroWeb.org ju sjell petullat me kos, më të thjeshtat për t’u përgatitur. Foto: Flickr

Nëse ka një kërkesë drejt nënave apo gjysheve për të gatuar diçka të mirë e të shijshme, padyshim në krye të listës së gatimeve shqiptare janë petullat.

Vështirë t’u rezistosh! Të ngrohta, me pak mjaltë, sheqer pluhur a kanellë, reçel apo djathë. Por edhe pa i shoqëruar fare, me asgjë, shija e tyre e plotë të përfshin tërësisht.

Fantastike për mëngjes dhe shoqëruese të këndshme për drekë, petullat mbeten një nga gatimet speciale jo vetëm për familjen  por edhe miqtë e të afërmit

Si recetë të ditës, AgroWeb.org ju sjell petullat me kos, më të thjeshtat për t’u përgatitur.

Përbërësit

1 vezë

2 filxhanë me kos

125 gr miell

Gjysëm luge çaji me sodë buke

kripë

vaj për skuqje

sheqer pluhur për spërkatje

Përgatitja

Në një tas të madh, rrihni vezën dhe kosin, më pas shtoni dhe pak kripë dhe sodën e bukës.

Pasi të keni situr miellin, hidheni dalëngadalë tek tasi, duke e përzjerë gjatë gjithë kohës me ndihmën e një teli kuzhine.

AgroWeb.org ju këshillon që masën ta përzjeni derisa të formohet një brum pak më i trashë se ai i palaçinkave.

Kujdesuni që të mos ju krijohen kokrriza të miellit, gjë që do t’iu ndikojë tek shija e petullave.

Në në tenxhere pak të thellë hidhni mjaftueshëm vaj për skuqje, dhe vendoseni në zjarr që të ngrohet.

Kini kujdes që vaji të jetë në temperaturën e duhur kur të hidhni brumin. Pasi nëse e shtoni kur vaji të jetë ende i ftohur brumi do të ngjitet në fund të tenxheres.

Me ndihmën e një luge merrni pak nga pak nga brumi i petullave dhe hidheni në vajin e ngrohur.

AgroWeb.org ju sugjeron që të kini kujdes që t’i skuqni nga të dyja anët njësoj.

Në një pjatë të cekët vendosni disa letra kuzhine kështu do të përthithin vajin e tepërt nga petullat.

Këto petulla serviren të ngrohta dhe me pak sheqer pluhur të spërtakur sipër, por nëse preferoni mund t’i shoqëroni me djathë, mjaltë apo reçel. /AgroWeb.org

Per receta të tjera

MË TEPËR

Radar20 orë më herët

Rama i dhuron 16 mijë m2 tokë dhe ndërtim Arbër Hajdarit të “Fundjavë Ndryshe”

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tij herë pas herë tallen me ligjin e krijuar vite më parë nga qeveria...

Mix20 orë më herët

Fakte interesante/ 100 vjet Hugo Boss!

Hugo Boss ishte një stilist dhe biznesmen gjerman, i cili themeloi kompaninë me të njëjtin emër plot 100 vjet më...

Mix20 orë më herët

A ju ndihmon vërtet të humbni peshë, pirja e 2 litra ujë në ditë?

A ju bën vërtet të humbni peshë pirja e ujit? Hulumtime të ndryshme konfirmojnë lidhjen mes ujit dhe humbjes së...

Aktualitet20 orë më herët

Çmenden Tatimet/ Masakër me profesionet e lira, u llogarisin tatimin mbi 30 për qind të xhiros

Nga Klodian Tomorri Mijëra profesionistë të lirë po përballen këto ditë me një masakër të vërtetë fiskale, teksa në adresat...

Kryesore20 orë më herët

A është çmendur Ilir Meta? – Koment nga Armand Shkullaku

Nga Armand Shkullaku Peisazhi mediatik i ditëve të fundit është përmbytur nga titujt e komentet e një çështje, e cila...

Mix20 orë më herët

Çdo dhimbje koke sinjalizon një problem shëndetësor – Çfarë duhet të dini

Në shumë raste, dhimbjet e kokës rrëfejnë mesazhe të fshehura të organizmit. Ato mund të paralajmërojnë edhe praninë e një...

Mix20 orë më herët

6 lodrat e seksit që do i aprovonte edhe ikonikja Samantha Jones

NETFLIX Nëse ka një mësim që e morëm nga “Sex & The City”, është ai i të jetuarit seksin dhe...

Radar21 orë më herët

Shitet investimi i parë strategjik/ Mentor Mezini shet Drymades Beach Resort për 12 milionë euro

Bluebay shpk, kompania që po realizon investimin strategjik Drymades Beach Resort në Gjilek të Himarës, ka ndërruar pronar. Mentor Mezini...

Mix21 orë më herët

50% e sëmundjeve vdekjeprurëse parandalohen nga dieta mesdhetare

E kuqe, jeshile, e bardhë, portokalli dhe lejla: këto janë pesë ngjyrat që nuk duhet t’i mungojnë asnjëherë tryezës. Në...

Temporal21 orë më herët

I vetmi geg mes toskëve! Çfarë shkruante New York Times për udhëheqësin e ri shqiptar, Ramiz Alia

Si u ngjit në karrierë Ramiz Alia nën udhëheqjen e Enver Hoxhës derisa iu besua detyra e lartë në prillin...

Facebook