Lidhu me ne

Mix

Si mund të eliminohet myku në dhomen e gjumit? Myku në shtëpi

Shtëpia është një nga hapësirat më të rëndësishme të jetës, prandaj përpiqemi gjatë gjithë kohës që ambientet e saj t’i mbajmë sa më të rehatshme, por edhe të shëndetshme.

Parandalimi i krijimit të mykut me disa masa të thjeshta 

– Ajrosni dhe ngrohni periodikisht am¬bientet tuaja të banimit. Përdorni funksionin e ‘heqjes së lagështirës’ në pajisjet tuaja, si p.sh., tek kondicioneri (shikoni fletën udhëzuese të pajisjes) 

– Kujdesuni për të ajrosur veçanërisht vendet me kondensim, si dushin, am¬bientin e gatimit apo dhomat e gjumit. Ato duhen ajrosur dy herë në ditë, nga 20 minuta. 

– Vendosini mobiliet me distancë nga muri. Qarkullimi i ajrit pas tyre shmang krijimin e mykut. 

– Përdoreni sa më pak tharjen e rrobave në ambientet e brendshme dhe mos e teproni me mbajtjen e luleve natyrale brenda. 

– Ambientet pa dritare duhet të pajisen patjetër me ventilim. Por edhe në këndet apo pozicionet e thella, shikoni mundësinë e instal¬imit të ventilatorëve. Një ventilator i vogël jep efekt shumë të madh kundër krijimit të mykut. 

– Sapo të identifikoni rrjedhje apo kondensime, merrni masa për t’i riparuar apo eliminuar. Nëse ato vazhdojnë, myku, shumë shpejt, do të jetë i pranishëm. 

– Mos magazinoni brenda shtëpisë sende që mund të shkaktojnë myk dhe shmangni mbajtjen e kutive direkt në dysheme.

 Si mund të eliminohet myku? Për të pastruar mykun, duhet të kemi parasysh këshillat e mëposhtme: 

– Së pari, duhet të ruajmë veten duke veshur doreza, maskë mbrojtëse dhe syze. 

– Sporet fluturojnë bashkë me ajrin, për këtë arsye nuk duhen fërkuar sipërfaqet e pushtuara me cohë të thatë, furçë ose me ndonjë mjet tjetër. Për më shumë siguri, largojini fëmijët dhe të moshuarit nga dhoma. 

– Solucionet e pastrimit të mykut mund të kenë në përbërjen e tyre përqind¬je klori, i cili mund të dëm¬tojë mobiliet dhe rrobat tuaja, prandaj tregoni kujdes gjatë përdorimit dhe sprucimit. 

– Spruconi sipërfaqen problem¬atike me solucion dhe pasi ta lini të veprojë për 10 minuta, shpëlajeni me një cohë të shtrydhur mirë. 

– Nëse sipërfaqja është shumë e madhe, atëherë duhet kërkuar ndihma e specializuar e mirëmbajtësve.

MË TEPËR

Kryesore3 orë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar3 orë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix3 orë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix3 orë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix3 orë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix3 orë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix3 orë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix4 orë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Mix4 orë më herët

Zayn Malik tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg metropolit!

Artisti, i cili transformoi botën e muzikës pop, tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg...

Mix4 orë më herët

Një nga femrat më të bukura në botë, Emily Ratajkowski pa fat në dashuri!

Emily Ratajkowski tërhoqi të gjithë vëmendjen në një event bamirësie në Nju Jork. Modelja ktheu kokën me një fustan me...

Facebook