Lidhu me ne

Gatime

Si të bëjmë trileçe – Receta që Shqipëria i mësoi Turqisë

nga AgroWeb

Shqipëria besohet të jetë  vendi i parë në Ballkan që përvetësoi recetën e trileçes. Foto: Flickr

Një nga ëmbëlsirat më të pëlqyera në vendet e Amerikës Latine dhe asaj Qendrore është tres leches, ose siç e njohim trileçe.

Shumë vende të Amerikës Latine pretendojnë të kenë shpikur këtë ëmbëlsirë por Meksika është vendi që ka afrimitetin më të madh me recetën fillestare të saj.

Gjurmët më të hershme të kësaj ëmbëlsire me bazë llojesh të ndryshme qumështi gjenden pikërisht në fabrikën e prodhimit të qumështit Nestle në shekullin e 19-të në Meksikë.

Receta u printua në shishet e qumështit Panda me qëllim për të nxitur shitjet e tij. Receta mori dhenë dhe në të gjithë Amerikën Latine e Qendrore, kjo ëmbëlsirë nisi të gatuhej në çdo shtëpi.

https://www.youtube.com/watch?v=cvi78mwyR_o

Trileçe, Receta Që Shqipëria i Mësoi Turqisë

Rrugëtimi i Trileçes  në mbarë botën është pritur me kërshëri edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në fakt, të dhënat të cilave u referohet AgroWeb.org, tregojnë se  Shqipëria besohet të jetë  vendi i parë në Ballkan që përvetësoi recetën e trileçes.

Sipas këtyre të dhënave, frymëzimi erdhi nga një telenovelë braziliane ku protagonistët u shfaqën duke lavdëruar këtë ëmbëlsirë të veçantë.

Receta u përshtat më së miri në kulinarinë shqiptare dhe më pas diku rreth vitit 2014, udhëtoi drejt Turqisë ku u përhap masivisht.

Në Turqi, gazetat u desh të shkruanin artikuj për origjinën e trileçes, pasi populli,  i referohej asaj me fjalët  “ajo ëmbëlsira shqiptare.”

Këtë e konfirmon edhe ky artikull i gazetës Hyrriyet i publikuar në vitin 2015 mbi fenomenin e trileçes.

Sipas artikullit, kur bota shikonte telenovela spanjolle, të gjithë marroseshin pas personazheve, mesa duket shqiptarët mësonin receta të reja.

Një Recetë Latine e Trileçes

 Për kekun:

Gjalpë

Të verdhat dhe të bardhat e pesë vezëve

1 filxhan çaji sheqer

1 filxhan çaji miell shumë-përdorimësh

1 lugë e gjysmë çaji pluhur pjekës

2 lugë çaji liker kafeje

350 ml qumësht të zier

450 ml qumësht Panda

420 ml qumësht i arrës së kokosit

2 lugë gjelle rum.

Për Kremin

2 filxhanë çaji krem pana

4 lugë gjelle sheqer pluhur

1 lugë çaji ekstrakt vaniljeje

Kanellë dhe arrëmyshk

Përgatitja: 

Ndizeni furrën dhe lyejeni tavën me gjalpë.

Në një mikser shtëpie rrihni të bardhat e vezës deri sa të bëhen shkumë për rreth 2 minuta.

Më pas shtoni sheqerin dhe të verdhat e vezës një e nga një.

Pasi të jenë rrahur mirë, përzieni miellin me pluhurin pjekës,

Shtoni qumështin dhe likerin e kafesë dhe brumin e ëmbëlsirës hidheni në tavë.

Piqeni për 30 minuta dhe lëreni të ftohet për 15 minuta të tjera.

Ndërkohë në një enë tjetër rrihni të qumështin panda, atë të arrës së kokosit dhe rumin dhe hidhjani sipër ëmbëlsirës.

Mbulojeni me letër alumini dhe lëreni në frigorifer për 2 orë.

Në një mikser elektrik përzieni krem panën, sheqerin pluhur dhe vaniljen për 4-5 minuta.

Kremin hidhjani sipër ëmbëlsirës së ftohur dhe sipër tij hidhni arrëmyshk dhe kanellë.

Servireni menjëherë.

Nëse dëshironi, këtu mund të lexoni recetën shqiptare të trileçes./AgroWeb.org

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix2 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix2 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix2 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore2 orë më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix2 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix2 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook