Lidhu me ne

Mix

Ndiheni vazhdimisht të lodhur edhe pse nuk vuani nga asnjë sëmundje, ja çfarë duhet të bëni

Me siguri me afrimin e vjeshtës, me rikthimin në punë, ndiheni të lodhur. Ndonjëherë çuditeni me veten, sepse ju duket sikur jeni të lodhur gjatë gjithë kohës. Është koha të korrigjoni ato që bëni gabim dhe të përmirësoni gjendjen tuaj. Lodhja në mungesë të sëmundjeve, vjen prej disa shkaqeve, si :

– Nuk flini mjaftueshëm gjumë: Mungesa e “ngopjes” me gjumë bën që hormoni melatoninë (i konsideruar hormoni i gjumit) të jetë i lartë edhe gjatë ditës duke iu shtuar dëshirën për gjumë. Është koha të shtoni pak orarin e gjumit dhe të reduktoni një aktivitet tjetër të ditës suaj për t’ia shtuar ato orë gjumit.

– Nuk hani mëngjes: Gjatë gjumit ne eliminojmë toksinat e ndryshme nga organizmi dhe në mënyrë që të ushqejmë metabolizmin tonë me lëndët e nevojshme, duhet të konsumojmë mëngjesin. Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës. Ndoshta nga mungesa e kohës mund të mos kemi mundësi të hamë rregullisht çdo vakt, por kurrë nuk duhet të heqim dorë nga ngrënia e vaktit të mëngjesit.

– Nuk merrni mjaftueshëm rreze dielli: Vitamina D që sintetizohet në diell ndikon në hormonin e gjumit, melatoninës. Mungesa e saj çon në mbisekretim të melatoninës, e cila shton lodhjen dhe dëshirën për gjumë, ndaj qëndroni pak më gjatë në diell.

– Keni mungesë të theksuar të hekurit, e cila çon në uljen e veprimtarisë së sistemit imunitar dhe në mungesë të përqendrimit. Është koha të ushqeheni me vezë, arra, bimë bishtajore etj. që janë të pasura me hekur.

– Përdorni shumë smartphonët gjatë ditës. Ky është një ndër shkaktarët më të mëdhenj të lodhjes së syve dhe trurit për shkak të emetimit të dritës blu nga celularët. Është bërë i pashmangshëm përdorimi i tyre në ditët e sotme, por që duhet të reduktoni kohën e qëndrimit përpara celularëve tuaj për të mos u ndjerë të lodhur.

MË TEPËR

Kioske22 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar22 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore22 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix22 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix22 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar22 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix22 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix23 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix23 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook