Lidhu me ne

Mix

A e dini çfarë i bën fëmijët tuaj të suksesshëm?!

Prindërit janë gjithmonë të shqetësuar në lidhje me mbarëvajtjen e ecurisë së rritjes së fëmijës së tyre. Në shumë raste ato fajësojnë veten nëse fëmija e tyre nuk arrin aty ku duhet.

Gjatë etapave të rritjes së fëmijës suaj është e rëndësishme që ju ti jepni lirinë e duhur dhe pse mund të duket i vogël për të ndërmarrë veprime.  Është e këshillueshme që asnjëherë nuk duhet ta trajtoni sit ë vogël por ti jepni lirinë e duhur në mënyër që ai të mendojë se është i pavarur.

Më poshtë do të lexoni disa këshilla që ju vijnë në ndihmë për të kuptuar fazat në të cilat nuk duhet të ndërhyni te fëmija juaj;

Lejojini të kthejnë faqen e librit

Një gjest i vogël, por i rëndësishëm: Përfshini fëmijën tuaj në orën e leximit, duke e lejuar të kthejë faqen, ose të mbajë librin teksa ju lexoni, për t’u ndjerë aktivë jo thjesht si dëgjues.

Mësojini të shkojnë në tualet

Secili fëmijë ka ritmin e tij, disa mësojnë më shpejt e disa më vonë, por tentativat dhe inkurajimi i bëjnë shumë mirë fëmijës.

Përgëzojini për përpjekjet e tyre

Fëmijët emocionohen kur bëjnë diçka për herë të parë për veten. Nuk këshillohet që ju vetëm t’i shikoni, por inkurajojini, lavdërojini për atë që kanë arritur.

Kërkojini të hanë si të rritur

Ju nuk jeni kuzhinieri i fëmijës suaj. Nëse ai nuk preferon diçka, ofrimi i shumë ushqimeve të tjera nuk sjell asnjë dobi. Prandaj, duhet t’i jepni zgjedhje të kufizuara, mes dy alternativash, duke i trajtuar si të rritur.

Lërini të zgjedhin veshjen e tyre

Të veshurit vetë është një moment i rëndësishëm, ndoshta fëmijët nuk do të jenë në gjendje ta bëjnë këtë derisa të futen në shkollë, por mund të filloni duke i pyetur se çfarë dëshirojnë të veshin.

Kërkojini ndihmë për “të gatuar” darkën

Në këtë moshë, fëmijët janë të fiksuar të bëjnë gjithçka që shohin se bën nëna apo babai, sado që mund të mos jenë të përshtatshme për ta. Por mund t’u jepni atyre detyra të thjeshta si marrja e perimeve për të bërë sallatën. Në këtë mënyrë fëmija ndihet i dobishëm që ka kontribuar në vaktin e familjes.

Hiqni dorë nga përsosmëria

Përpjekja për të bërë gjëra për veten e tyre është e vështirë për fëmijët e vegjël. Dhe sigurisht rezultati nuk do të jetë i përsorur. Pranojeni këtë si diçka normale dhe vlerësoni përpjekjen, jo rezultatin.

Jepini atyre kontrollin e kutisë së lodrave

Mësojini fëmijëve të nxjerrin dhe të fusin vetë lodrat në kutinë e tyre, tregojini se ata janë zotëruesit e saj dhe është diçka që ju përket vetëm atyre.

Ndani detyrat

Nëse fëmija tenton të veshë këmishën, ju mbërtheni kopsat, nëse vesh këpucën e djathtë, ju vishini të majtën.

Lërini të marrin vetë ushqimet e gishtave

Lërini këto ushqime në vende të lehta për fëmijët dhe kur vjen koha për të ngrënë, drejtojeni që t’i marrë vetë.

Le ta heqin vetë pjatën e tyre

Ritualet rreth vendosjes dhe pastrimit të tryezës janë një mundësi e mrekullueshme për të filluar mësimin e fëmijëve.

Kërkojuni të vizatojnë diçka për ju

Artet janë një mënyrë e mirë për të nxitur kreativitetin dhe lirshmërinë e fëmijës suaj.

Lëreni të luftojë

Nëse fëmija juaj ka një grindje me një fëmijë tjetër duke luajtur, jepini pak hapësië për të parë sesi i zgjidh problemet. Sigurisht nëse e shikoni të nevojshme, ndërhyni për t’i qetësuar.

Jepini disa përgjegjësi

Fëmija mund të kontribuojë në mbajtjen pastër të hapësirës së tij, si për shembull duke çuar rrobat e tij të palara në koshin e rrobave.

Lërini të lajnë vetë dhëmbët

Kjo i jep fëmijës një ndjenjë pavarësie. Megjithatë këshillojini të bëjnë kujdes të mos e kapërcejnë pastën gjatë larjes.

MË TEPËR

Mix21 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix21 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix21 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix21 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix21 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix21 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix21 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix21 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix21 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar21 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook