Lidhu me ne

Temporal

Forbes: George Soros derdh 125 milionë dollarë për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve në SHBA

Megadonatori politik dhe manjati George Soros derdhi 125 milionë dollarë në një super-PAC që do të mbështesë kandidatët dhe zgjedhjet në SHBA në afatin e mesëm të vitit 2022 dhe më tej, sipas një dosjeje të publikuar së fundmi në Komisionin Federal të Zgjedhjeve, shkruan Forbes.

“Kam krijuar Democracy PAC për të mbështetur kauzat dhe kandidatët, pavarësisht nga partia politike, të cilët ndajnë një mision të mbrojtjes dhe forcimit të infrastrukturës së demokracisë amerikane: të drejtat e votës dhe pjesëmarrjen qytetare, të drejtat dhe liritë civile dhe sundimin e ligjit”, tha në një deklaratë Soros, i cili ka një pasuri rreth 8.6 miliardë dollarë.

Soros

Një nga djemtë e Soros, Alexander Soros, do të shërbejë si president i komitetit, i njohur si Democracy PAC. Familja Soros ka mbështetur prej kohësh kauzat pro-demokracisë jashtë shtetit, por Alexander Soros përmendi kryengritjen e 6 janarit 2021 si një arsye për të dyfishuar përpjekjet për të nxitur demokracinë në Shtetet e Bashkuara. “Është një kërcënim brezash që nuk mund të trajtohet në vetëm një ose dy cikle zgjedhore”, tha Sorosi i ri në një deklaratë.

Politico raportoi për herë të parë lajmin për dhuratën prej 125 milionë dollarësh javën e kaluar. Regjistrimet e lëshuara të hënën konfirmuan atë raportim dhe treguan se ku super-PAC ka derdhur deri më tani me paratë e tij. Deri më tani, pak më shumë se 5 milionë dollarë kanë dalë dhe këto tetë organizata i morën paratë.

1. SMP (PAC me shumicë të Senatit)
Marrë: 2.5 milionë dollarë
Çfarë bëjnë ata: Punojnw për të rritur numrin e demokratëve në Senatin e SHBA

2. PAC i shumicës së Dhomës
Marrë: 1 milion dollarë
Çfarë bëjnë ata: Synojnë të mbajnë shumicën demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA

3. Shoqata Demokratike e Sekretarëve të Shtetit
Marrë: 500,000 dollarë
Çfarë bëjnë ata: Mbështesin fushatat e Sekretarëve Demokratë të Shtetit në të gjithë vendin

4. BlackPAC
Marrë: 250,000 dollarë
Çfarë bëjnë ata: Synojnë të përmirësojnë pjesëmarrjen e votuesve me ngjyrë

5. Vote Rev PAC

Marrë: 250,000 dollarë
Çfarë bëjnë ata: Punojnë për të rritur pjesëmarrjen në votime

6. Aksioni i Fitores së Shtetit
Marrë: 250,000 dollarë
Çfarë bëjnë ata: E paqartë

7. Punëtorët votojnë
Marrë: 250,000 dollarë
Çfarë bëjnë ata: Të lidhur me një sindikatë që përfaqëson punëtorët në një sërë sektorësh, duke përfshirë mikpritjen dhe prodhimin – mbështetwn Joe Biden gjatë zgjedhjeve të përgjithshme të 2020.

8. WFP National PAC
Mori 50,000 dollarë
Çfarë bëjnë ata: Komiteti politik kombëtar i Partisë së Familjeve të Punës, mbështet kandidatët progresivë

https://www.forbes.com/sites/michelatindera/2022/01/31/george-soros-pumped-125-million-into-his-super-pac-heres-whos-getting-the-money/?sh=1c9d10c470dc

MË TEPËR

Kryesore1 muaj më herët

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të...

Kryesore4 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore6 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike6 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar6 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore6 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar6 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar6 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal6 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar8 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Facebook