Lidhu me ne

Mix

10 karakteristikat tipike të njerëzve që janë gjatë gjithë kohës të lumtur

Lumturi nuk do të thotë që gjithçka t’ju ecë siç doni ju, nuk ka të bëjë as me paratë e pasurinë, e as me të qenit shefi. Lumturia vjen nga brenda dhe nga ndryshimet delikate në mënyrën se si mendoni, e kjo është arsyeja pse pothuajse çdokush mund të jetë i lumtur nëse përpiqet. Pra, çfarë duhet për të qenë një person i lumtur? Epo, fillon me marrjen e vendimit për të qenë të lumtur dhe duke besuar më shumë në veten tuaj, por gjithashtu vjen nga të mos besuarit në gjëra që s’ju bëjnë të ndiheni mirë. Më poshtë do të lexoni për 10 gjëra në të cilat njerëzit e lumtur nuk besojnë.

Nuk besojnë se kanë gjithçka nën kontroll

Ju mund të përpiqeni shumë që të bëni që gjithçka të shkojë sipas planit, por ndonjëherë nuk ndodh kështu. Ju nuk mund ta dini se çfarë do të bëjnë ose thonë njerëzit e tjerë, prandaj pranojeni këtë dhe mësoni të reagoni pozitivisht ndaj gjërave të papritura që ndodhin.

Ata nuk besojnë se e gjithë bota është kundër tyre

Mos u shqetësoni se çfarë mendojnë të tjerët, kjo është puna e tyre. Mund të jeni kuriozë se çfarë mendojnë ata, por mos i vini aq rëndësi.

Nuk shqetësohen për gjërat e vogla

Gjëra të këqija mund t’i ndodhin kujtdo, por ata që përfshihen dhe zhyten në këto gjëra, janë të palumtur. Uljet dhe ngritjet e vogla në jetë janë diçka me të cilën duhet të mësohemi dhe të ecim me to, kështu që harroni problemet dhe shqetësimet e vogla, por ecni përpara.

Nuk jetojnë në të kaluarën

Është e ardhmja ajo që mban emocionet, mundësitë, kështu që mos jetoni në të kaluarën, por jetoni për sot dhe për nesër. Njerëzit e lumtur jetojnë momentin dhe mund ta gjejnë lumturinë edhe në zakonet më të thjeshta të përditshmërisë.

Nuk besojnë tek problemet

Njerëzit e lumtur nuk shohin problemet, shohin shanset. Ata nuk i ngrenë duart lart me dëshpërim, sapo të përballen me një sfidë; në vend të kësaj, bëjnë të gjitha përpjekjet e tyre për të gjetur një zgjidhje.

Nuk besojnë në gënjeshtra

Njerëzit e lumtur respektojnë ndershmërinë tek të tjerët dhe nuk mashtrojnë. Preferojnë të japin një përgjigje të sinqertë dhe të hapur për një pyetje, se sa të sajojnë një histori të gjatë. Gënjeshtra e bën një njeri të ndihet fajtor dhe mund ta bëjë jetën shumë më të komplikuar se sa duhet.

Ata nuk mendojnë se mund të jesh shumë i vjetër për t’u argëtuar

Njerëzit e lumtur zgjedhin lumturinë e tyre, përtej asaj që të tjerët mund të mendojnë për ta. Edhe pse mund të duken pak budallenj, duke luajtur me një ritëm fëmijësh në park, nuk u intereson, sepse nuk je kurrë shumë i vjetër për t’u argëtuar.

Nuk mendojnë se puna vjen e para

Për një njeri të lumtur, puna dhe paratë janë një mjet për një qëllim dhe jo qëllim në vetvete. Njerëzit e lumtur kurrë nuk e vendosin punën mbi lumturinë e tyre.

Një njeri i lumtur nuk do ta kalonte gjithë ditën në shtrat

Duhet të flesh, sigurisht, por nuk do të gjesh një person të lumtur që do ta kalojë gjithë ditën në shtrat. Njerëzit e lumtur priren të zgjohen herët, sepse duan të jetojnë momentin dhe në shtrat, ai moment do të zhduket.

Nuk kanë nevojë për miratimin e të tjerëve

Njerëzit e lumtur nuk e krahasojnë veten me të tjerët, nuk bëhen xhelozë dhe nuk bëjnë gjëra thjesht për të kënaqur të tjerët. Askush nuk ka të drejtë t’ju gjykoj ju, kështu që një person i lumtur bën atë çka e bën të lumtur dhe atë në të cilën beson.

MË TEPËR

Mix21 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix22 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix22 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix22 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix22 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix22 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook