Lidhu me ne

Kioske

Reformat e Edit venë e vinë që ta dhjesin Shqipërinë

Nga Respublica.al

Albanian Daily News

Në vitin 2008, pak pas shpërthimit të Gërdecit, kryeministri i tanishëm i vendit, futi duart në Kushtetutën e duke marrë për vete garanci të plota përkundrejt amnistimit politik të qeverisë Berisha. Pak më pas, pas opozitarizmi ia dha faturën, z. Rama, ende në opozitë, kërkoi falje për ndryshimin e Kushtetutës.

Në pushtet z. Rama mbrojti me të madhe reformën administrative territoriale, duke thënë ndër të tjera se:

Disa më pak dhe disa më shumë qeveritë e trazicionit dështuan në sfidën e administrimit të territorit. Nga ky copëzim lindin të vdekura shërbimet publike dhe dëmtohet potenciali i zhvillimit të këtyre hapësirave. Ndër shumë e shumë shifra që mund të dalin për të mbështetur sot këtë reformë, është e pa pranueshme në kushtet e Shqiperisë që administrata e komunave t’u kushtojë taksapaguesve 25 milionë dollarë në vit dhe të ketë 80 komuna me më pak se 5000 banorë dhe 70 komuna që i kanë të ardhurat 0 dhe qëndrojnë vetëm fal pagave të financuara nga buxheti i shetit. Kemi një barrë të konsiderueshme shpenzimesh për të mbajtur në këmbë një makrostrukturë që është e paralizuar në lidhje me këto komunitete

Nga këto deklamime kemi njoftimin për dështimin e plotë të reformës kur i njëjti njeri deklaroi se do marrë në administrim bashkitë që nuk shlyejnë detyrimet. Të mos e zëmë në gojë reformën në drejtësi, akti më anti-shtet që është konsumuar ndonjëherë në këtë vend, por të ndalemi te debati për hartën e re gjyqësore. Sot kryeministri ka ushtruar edhe njëherë kënaqësinë e vet të të qenit shefi i vendimeve, pavarësisht se ku çojnë ato.

Harta gjyqësore është ajo dhe nuk ndryshon, shumë e thjeshtë. Unë habitem që ka akoma individë dhe grupe individësh që besojnë se me qeverinë që unë drejtoj mund të flitet me gjuhën e bojkoteve, me gjuhën e shfaqjeve të kokëfortësisë pa zë. Ne këtu jemi. Kush ka diçka për të ndarë, e ka shumë të thjeshtë të na kërkojë, të ulemi e të flasim. Por, harta gjyqësore është ajo dhe nuk ndryshon. Të bojkotojnë sa të duan, kjo nuk ndryshon. Shqipëria nuk mund të mbetet peng i vetvetes dhe i të kaluarës së vet, ku gjithmonë gjërat janë neglizhuar. Shqipëria nuk është Kina, as Amerika, as Franca, as Italia, është një vend shumë i vogël për të pasur zyra dhe institucione të panumërta. Kështu që harta gjyqësore është ajo, është e konsultuar gjatë, e dakordësuar. Kush i bie ndesh, është në të drejtën e vet ta bëjë, por pengmarrja e qytetarëve për të bërë qeverinë që të ndryshojë qëndrim është pamoralshme, e shëmtuar dhe e padobishme. Përveçse s’ka asnjë shans që të ketë sukses

tha ai.

Do kalojë pak kohë, e ato që pamë me reformat e shquara, por të shqyera rrugës, që mund të dëgjojmë diçka tjetër për hartën gjyqësore. 

Është fatkeqësi e madhe qeverisja në këtë mënyrë, është konsum i madh energjie dhe investim strukturor për të zhbërë definitivisht besimin në këtë vend, ku duket se z. Rama do të jetojë vetë me zagarët politikë që ka rreth vetes. Është e pamundur që të flitet në këtë mënyrë për një temë që ngërthen interesa, opinione e kështu me radhë, duke shpallur në mënyrë kategorike vullnetin personal për një gjë që përvoja na thotë se as e kupton.

MË TEPËR

Kryesore3 orë më herët

Denoncimi i Berishës: Si iu dhanë kompanisë offshore 1.5 mln metër katrorë për portin e Durrësit

“Rama dhe bashkëvjedhësit e tij duan të fshehin paratë në parajsa fiskale”, denoncimi i Berishës: Si iu dhanë kompanisë offshore...

Mix4 orë më herët

Disa kuriozitete që mund të mos i keni ditur rreth dashurisë

A e dini se dashuria është vërtet e “verbër”? Dhe se burrat kanë më shumë të ngjarë të thonë “Të...

Mix4 orë më herët

3 shenjat e Horoskopit që janë dominante në një lidhje dashurie

Gjëja më e rëndësishme në një lidhje të sukseshme është gjetja e partneri që ju përshtatet. Dhe kur flasim për...

Mix4 orë më herët

Cilat fruta kanë pak sheqer?

Frutat përmbajnë dy lloje sheqeri: fruktozë dhe glukozë. Pra, cilat fruta kanë pak sheqer? Frutat janë një mënyrë e shëndetshme për...

Mix4 orë më herët

Kur është koha për një njohje të re pas ndarjes?

Cili është momenti më i mirë për një njohje të re pas ndarjes? Ndarjet rrallëherë janë të lehta dhe shpesh...

Mix4 orë më herët

Aknet në fytyrë, dermatologu zbulon 5 gabimet që bëjmë të gjithë

Aknet në fytyrë, dermatologu zbulon 5 gabimet që bëjmë të gjithë Aknet janë një sëmundje e lëkurës që prek shumë...

Mix4 orë më herët

Cilët janë çiftet perfekte sipas Horoskopit ?

Të lindur për njëri-tjetrin, këto janë çiftet perfekte sipas Horoskopit Disa çifte duken të papajtueshme në pamje të parë, por...

Mix4 orë më herët

Sa para na duhen për të qenë të lumtur?

Sa para na duhen për të qenë të lumtur? Ideja se “paratë nuk mund ta blenë dot lumturinë”, ka dominuar...

Mix14 orë më herët

Çfarë duhet të dini për sëmundjet e veshkave?

Sëmundja renale në fazën përfundimtare, e quajtur edhe sëmundja e veshkave në fazën përfundimtare ose dështimi i veshkave, ndodh kur...

Mix14 orë më herët

Nga se shkaktohet zbokthi dhe cilën shampo duhet të përdorni?

Zbokthi është një gjendje e zakonshme që bën që lëkura e kokës të bjerë. Nuk është ngjitëse apo serioze. Por...

Facebook