Lidhu me ne

Mix

Justin Bieber i jep fund miqësisë me Kanye West pas postimeve të tij për Hailey-n

Justin Bieber i jep fund miqësisë me Kanye West pas postimeve të

Justin Bieber thuhet se i ka dhënë fund miqësisë me Kanye West pasi ky i fundit sulmoi gruan e tij, Hailey Bieber, në rrjetet sociale.

Burimet i thanë TMZ të shtunën se Justin dhe Hailey të dy mendojnë se West shkoi “shumë larg” dhe ata janë të lënduar nga komentet e tij. Justin, në veçanti, beson se ai ka qenë gjithmonë mbështetës i reperit, por ndjen nevojën për të mbrojtur bashkëshorten e tij, thanë burime të brendshme.

Justin Bieber i jep fund miqësisë me Kanye West pas postimeve të

Në fillim të kësaj jave, West sulmoi Hailey-n pasi ajo mbrojti redaktoren e Vogue Gabriella Karefa-Johnson për kritikimin e bluzave të diskutueshme të stilistit “White Lives Matter”.

“Respekti im për ty shkon thellë mikja ime!”, i shkroi Hailey, Karefa-Johnson në Instagram Stories të martën, duke shtuar, “Të njohësh ty është të të adhurosh dhe të punosh me ty është një nder, më e sjellshmja, më e talentuara, më argëtuesja, më elegantja.”

Hailey nuk e përmendi emrin e West në postimin e saj, por ai gjithsesi u mërzit për komentet e saj dhe e kundërshtoi në një postim tashmë të fshirë në Instagram:

“Prit, a jam anuluar përsëri??? Justin [Bieber] të lutem më njofto.”

Reperi më pas postoi pamje të Hailey-t në një postim të veçantë, duke e akuzuar atë për operacione plastike.

Reperi më pas ndau një screenshot të një artikulli të vitit 2016 që shkruante thashethemet për një lidhje mes Hailey dhe Drake, dhe krahas tij shtoi një mesazh për Justinin ku shkruhej:

“Merre vajzën tënde para se të zemërohem. Supozohet të jesh miku im, apo jo?”

Burimet i thanë TMZ se Hailey dhe Justin mendojnë se West “e kapërceu kufirin” sepse Hailey nuk e përmendi kurrë atë me emër në mbrojtje të shoqes së saj. Ata gjithashtu pretendojnë se ajo kurrë nuk ka bërë një ndërhyrje në hundë. Po ashtu, miqësia e Justin dhe West daton vite më parë.

MË TEPËR

Kryesore2 muaj më herët

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të...

Kryesore4 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore6 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike6 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar6 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore6 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar6 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar6 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal6 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar8 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Facebook