Lidhu me ne

Kioske

Dështimi i ndërkombëtarëve të Tiranës

Nga Andi Bushati

jo

Ndërkombëtarët në Tiranë kanë filluar të korrin frutat e para të hidhura të asaj që kanë mbjellë për një kohë të gjatë me mbështetjen e Edi Ramës. Diplomatët e vendosur këtu po rudhin gjithnjë e më tepër buzët me qëndrimet e kryeministrit për ndërhyrjet e tyre në institucionet e drejtësisë së re. Ata kanë ngërç për t’u raportuar shefave të tyre, se si qeveria shqiptare nuk po i përfill paralajmërimet e shtuara të Brukselit, Berlinit, Parisit dhe Londrës, për të mos mos bërë një amnisti fiskale dhe penale për paratë e pista. Ata po vërejnë me dhimbje se si njerëz që deri dje i përkrahnin, si ish drejtori i policisë, apo kreu i SHISH, po spastrohen nga administrata e vendit.

Tani ka ardhur koha që edhe burokratët e vegjël që merren me punët e Shqipërisë të kuptojnë se janë në zanafillë të këtij ndryshimi kursi. Sepse me qëndrimet e tyre për një kohë të gjatë, me mbështetjen pa kusht që i kanë dhënë, ata e kanë transformuar yes-manin e dikurshëm në një njeri të aftë për t’u rebeluar.

Për një kohë të gjatë diplomatët e Tiranës dhe shefat e tyre në qendër kanë vazhduar ta konsiderojnë një histori suksesi reformën në drejtësi, që pushteti po e kapte, përditë nga pak, deri sa e solli në pikën që qytetarët nuk besojnë më tek kjo fabul e dalë boje.

Ata kanë mbyllur sytë përballë degradimit të shpejtë të demokracisë, blerjes së mediave, korruptimit të shoqërisë civile dhe tkurrjes së parreshtur të lirive.

Ata i kanë quajtur normale, si zgjedhjet lokale moniste, po ashtu edhe parlamentin ku një shportë karavidhesh luanin rolin e opozitarëve fallco.

Ata, në rastin më të mirë janë treguar indiferentë dhe në atë më të keq kanë përshëndetur “fitoren historike” për zgjedhjet e blera me paratë e drogës dhe të dhunuara me banda si ato të Elbasanit.

Ata kanë dëshmuar zell në goditjen sistematike të çdo opozitari, që kur i etiketuan liderët e PD-së dhe LSI-së si njerëz që punonin kundër interesit të popullit të tyre e deri tek manovra e ndyrë dhe përçarëse e “non gratas”. 

Pra, në këto 9 vite qeverisje, ata kanë toleruar asgjesimin e të gjitha kundër pushteteve dhe dobësimin e skajshëm të opozitës duke ndihmuar me duart e tyre formëzimin e një autokrati të pakontrollueshëm. 

Sot Edi Rama nuk i trembet më as ndëshkimit ligjor, nga një drejtësi që e ka vënë nën këmbë, as atij politik, nga një opozitë e telendisur dhe e përçarë. Partnerët tanë për herë të parë në këto tre dekada kanë lëshuar levën që gjithmonë e kanë pasur në duar, mundësinë për të ushtruar presion mbi një lider që u devijon nga shinat. Duke miratuar ose pranuar në heshtje rafshimin gjithçkaje përreth Edi Ramës, ata kanë përgatitur ditën kur ai do t’i sfidonte publikisht dhe në mënyrë moskokëçarëse.

Si rezultat i kësaj trajektoreje u prodhua grisja e marrëveshjes së 5 qershorit, të cilës i afishuan fytyrat ambasadorja amerikane, homologu i saj anglez dhe ai i BE, për të ndryshuar më pas, në mënyrë të njëanëshme rregullat e zhvillimit të lojës zgjedhore. Si pasojë e kësaj është mendësia shpërfillëse se raportet e Departamentit të Shtetit janë kotësira që riprodhohen me “copy paste” vit pas viti, apo denduria e kritikave ndaj një BE-je jo funksionale dhe busullhumbur.

Prandaj, tani, diplomatët perendimorë po shohin me habi, se si njeriu që dikur u thoshte se ua ka firmosur letrën e bardhë për të reformuar drejtësinë shqiptare, tani u tregon kufirin e mos përzieries në të. Prandaj ata po ndihen të sfiduar, kur e shohin se apelet për të mos e shndërruar Shqipërinë një një lavatriçe të parave të krimit, bien në vesh të shurdhër. Ata i kanë krijuar kushtet që kjo të ndodhte një ditë. E ndonëse kurrësesi shqiptarët nuk mund të shfajësohen duke ua lënë fajin ndërkombëtarëve për regjimin që është instaluar në Tiranë, as këta të fundit, nuk mund të bëjnë sikur u gdhinë një ditë papritur dhe u ndeshën përballë me një autokrat. 

MË TEPËR

Mix6 orë më herët

Ja cilat ushqime kanë magnez

13 ushqime që përmbajnë nivel të lartë magnezi Personat me diabet tip 2, tension të lartë të gjakut ose sëmundje...

Mix7 orë më herët

Vokswagen nuk është më konkurrues, nisin shkurtimet

Volkswagen ka nisur shkurtimet e punonjësve, pasi nuk rezulton më konkurruese. Programi i kursimit prej 10 miliardë eurosh (10.9 miliardë...

Mix7 orë më herët

Horoskopi për nesër

Dashi: Këtë javë, vendosmëria dhe përpjekjet tuaja nuk do të kalojnë pa u vënë re, gjë që mund të përkthehet në...

Mix7 orë më herët

Makina më e mirë e 2024/ Nga BMW seria 5 tek Toyota C-HR, 7 finalistet në garën e fortë

Me shpalljen e 7 finalistëve ka nisur numërimi mbrapsht për dhënien e një prej çmimeve më të rëndësishme në sektorin...

Mix7 orë më herët

Çorba e Hasit, receta tradicionale shqiptare trashëguar ndër shekuj

Çorba e Hasit është një ndër recetat më të vjetra, të trashëguara brez pas brezi të kuzhinës shqiptare, specialitet i...

Mix3 ditë më herët

Infeksionet e veshit, faktet dhe zgjidhjet e mira natyrale

Infeksionet e veshit kanë tendencë të ndodhin më shumë në vjeshtë dhe në dimër sepse problemet shëndetit, si të ftohtit...

Mix3 ditë më herët

3 lloje të ndryshme të dhimbjeve të fytit/ Mënyra më e mirë për të trajtuar secilën prej tyre

Foto ilustruese Nëse keni një rast të dhimbjes së fytit, kjo mund të nënkuptojë se është e dhimbshme për të gëlltitur,...

Mix3 ditë më herët

Shkrimi origjinal i David Bowie për dy tekste këngësh del në ankand për 100 mijë paund

Fleta me tekstin e David Bowie që ka dalë në ankand Fleta e teksteve të shkruara me dorë të këngëtarit...

Mix3 ditë më herët

Gigi Hadid reagon sërish për Palestinën

Modelja Gigi Hadid, me prejardhje nga Palestina ka shprehur swrish mbështetjen për vendin e saj pas sulmeve nga qeveria Izraelite....

Mix3 ditë më herët

A e dini sa kushton një veshkë, mëlçia apo zemra? Ja lista e plotë me çmimet e organeve të trupit

Nuk është praktikë e pa dëgjuar transplanti i organeve. Mirëpo gjetja e organit, e aq më tepër përputhshmëria e tij...

Facebook