Lidhu me ne

Mix

Ushqimet qe ju ndihmojne ne humbjen e peshes dhe shtimin e prodhimit te qumeshtit.

Ushqimet qe ju ndihmojne ne humbjen e peshes dhe shtimin e prodhimit te qumeshtit.

Shumë nëna pas lindjes përpiqen të humbasin peshë duke mbajtur dieta të ndryshme, por në shumë raste këto dieta ndikojnë në sasinë e qumështit që nëna mund të prodhojë. Por a ka një dietë e cila ju bën të humbni pëshë pa ulur prodhimin e qumështit aq të nevojshëm për bebin? Në fakt ka, perveçse ju ndihmojnë të bini në peshë, ushqimet e listuara më poshtë ju ndihmojnë dhe në shtimin e prodhimit të qumështit.

Bollguri

Bollguri është i pasur me fibra dhe hekur, ndërkohë që fibrat janë fantastike për të humbur peshë pasi ju japin një ndjesi ngopjeje për një kohë të gjatë dhe ngadalësojnë proçesin e tretjes, hekuri është shumë i rëndësishëm për gjidhënien pasi është vërtetuar se anemia ndikon negativisht në prodhimin e qumëshit.

Karrota

Nënat që i ushqejnë vogëlushët e tyre me gji kanë nevojë për beta karroten, e cila është një nga vlerat ushqyese kryesore për prodhimin e qumëshit të gjirit. Gjthashtu karrotat janë super të shëndetshme  pasi kanë shumë pak kalori dhe janë të pasura me fibra, që do të thotë se janë fantastike për të humbur peshë.

Spinaqi

Të gjithë e dinë se spinaqi është një nga ushqimet me të mira dietike por gjithashtu është shumë i mirë dhe për prodhimin e qumëshit të gjirit për shkak se është i pasur me hekur te cilin e përmendëm dhe më sipër. Plus që spinaqi është i pasur dhe me vlera të tjera ushqyese të cilat janë të shkëlqyera për të humbur peshë.

Qumështi i bajameve

A e dinit se qumështi i bajameve përmban më shumë kalçium se qumështi i zakonshëm? Gjithashtu është i pasur me vitamin E, A dhe D si dhe yndyrna të shëndetshme të cilat janë të nevojshme për prodhimin e qumëshit të gjirit. Pra ky qumësht është i varfër në kalori dhe i pasur më vitamina gjë që e bën ushqimin ideal për nënat që duan të humbin peshë pas lindjes në të njëjtën kohë që i sigurojnë qumësht të mjaftueshëm vogëlushit të tyre.

MË TEPËR

Mix6 orë më herët

Sophie Turner: Taylor Swift, mbështetja ime gjatë divorcit nga Joe

Sophie Turner është mirënjohëse që Taylor Swift e lejoi të qëndrojë në apartamentin e saj në Nju Jork pas divorcit...

Mix6 orë më herët

Dieta e vezëve/ A duhet ta provoni për të ulur peshën?

Një nga temat me interesante në kërkimet shkencore për dietat dhe jetesën e shëndetshme është roli i vezëve dhe proteinave...

Mix6 orë më herët

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë të falënderojë Bes Kallakun për famën që ka, më parë nuk e njihte askush

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka bërë së fundmi disa deklarata të forta që kanë nxitur diskutime në sferën publike,...

Radar6 orë më herët

“Pronat publike”/ “Vjedhje me ligj!”,Lulzim Basha: Skemë e qeverisë me mafian e pronave dhe oligarkët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp foli në lidhje me ligjin e miratuar ditën e...

Radar6 orë më herët

VIDEO/ Rama i mat kohën Vuçiçit gjatë fjalimit në Samit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët! Presidenti serb nuk mban dot të qeshurën

Një moment epik ka ‘shpëtuar’ nga takimi i djeshëm në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Kotor të Malit...

Mix6 orë më herët

FOTOT: Koha për Naomi Campbell ka ngrirë që nga 1996 dhe veshja e saj është prova

Ajo që Naomi Campbell demonstroi në ‘Festivalin e Filmit në Kanë 2024’ është se si mund të bësh një pakt...

Mix1 ditë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix1 ditë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix1 ditë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix1 ditë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Facebook