Lidhu me ne

Mix

Dieta mesdhetare bëhet privilegj i të pasurve

Mediterranean Diet: Complete Food List and 14-Day Meal Plan | Everyday  Health

Dieta mesdhetare është gjithnjë e më pak e pranishme në tryezat italiane. Një zbulim i mjekut Ancel Benjamin Keys (1904-2004), kjo pasuri që përmbledh modelet ushqimore të disa vendeve të pellgut të Mesdheut, është njohur nga UNESCO dhe është përfshirë në listën e trashëgimive të njerëzimit në vitin 2010.

Kjo dietë favorizon drithërat, frutat, perimet, farat dhe vajin e ullirit, një përdorim më të rrallë të mishit të kuq dhe yndyrave shtazore dhe konsumimin e moderuar të peshkut, mishit të bardhë (pulave), bishtajoreve, vezëve, produkteve të qumështit, verës së kuqe dhe ëmbëlsirave. Mbi 10 000 studime mbi dietën mesdhetare, nga të cilat pothuajse 5 000 në pesë vitet e fundit, tregojnë se ky model ushqimor është i pranuar shkencërisht si aleat në ruajtjen e shëndetit të njeriut dhe si një mënyrë për të mbrojtur organizmin nga sëmundjet kronike dhe inflamatore. Dieta mesdhetare asociohet me një jetëgjatësi të lartë tek të rriturit dhe rrezik më të ulët të sëmundjeve serioze kronike kardiovaskulare dhe vaskulare, diabetit të tipit 2, kancerit, astmës dhe alergjive.

Braktisja e dietës mesdhetare nga italianët nis me mrekullinë apo bumin ekonomik të shekullit të kaluar. Sondazhe të ndryshme mbi konsumin e ushqimit, të kryera nga Instituti Kombëtar i të Ushqyerit, në fund të viteve 1990, tregojnë se si qytetarët e Italisë Jugore janë larguar nga zakonet e tyre të mëparshme, duke braktisur dietën mesdhetare. Në fakt, që nga vitet 1960 në rajonet jugore është rritur ndjeshëm konsumi i mishit, peshkut, yndyrave dhe sheqernave, ndërsa ai i bukës, makaronave, drithërave, perimeve dhe vajit është ulur.

Braktisja e dietës mesdhetare prek jo vetëm Italinë, por të gjitha vendet e zonës mesdhetare, ndërkohë që ato të Europës Veriore dhe disa vende të tjera të botës po e zbulojnë dhe përpiqen ta aplikojnë në mënyrën sesi ushqehen. Sot (2020-2021) mbipesha prek katër në dhjetë të rritur (tre mbipeshë dhe një obez) në Itali dhe është karakteristikë më e shpeshtë me rritjen e moshës, tek meshkujt sesa tek femrat, tek njerëzit me vështirësi ekonomike dhe tek njerëzit me nivel të ulët arsimor. Për më tepër, shtimi në peshë është dukshëm më i përhapur në rajonet jugore, shtëpia e dietës mesdhetare! Kampania, Pulia, Basilicata, Kalabria kanë rekordin për përqindjen më të lartë të njerëzve me mbipeshë, pothuajse gjysma e popullsisë rezidente.

Braktisja e dietës mesdhetare nga italianët dhe popullatat e tjera mesdhetare është e lidhur me stilin e tyre të jetesës dhe kushtet ekonomike. Këto popullata, edhe kur të ardhurat rriten, preferojnë ta përdorin paranë për qëllime të tjera përveç ushqimit, duke shkuar deri në braktisjen e ushqimeve tipike të dietës mesdhetare. Rritja e çmimeve të ushqimeve tipike të kësaj diete, veçanërisht frutave dhe perimeve, shoqërohet edhe me kursim të konsiderueshëm të kohës dhe lehtësinë e përpunimit dhe konsumit të produkteve pak a shumë të industrializuara të dietave perëndimore. Shkaqe të tjera të braktisjes së dietës mesdhetare janë pabarazitë socio-ekonomike të shoqërive aktuale industriale përballë shumëllojshmërisë ushqimore, aksesit në ushqime organike, vendeve të blerjes dhe konsumit të vakteve me rritje gjatë krizave ekonomike. Në veçanti, në kohë krize, shoqëritë mesdhetare i orientojnë zgjedhjet e tyre drejt ushqimeve të dietës perëndimore, të pasura me ushqime të shpejta dhe të lehta për t’u konsumuar, si drithërat e rafinuara, yndyrat shtazore, sheqernat dhe mishrat e përpunuar, ndërsa reduktohet përdorimi i bishtajoreve, drithërave, frutave dhe perimeve.

Ndikim të rëndësishëm në braktisjen e dietës mesdhetare kanë ndryshimet që lidhen me kalimin e popullatave nga një kulturë bujqësore në atë urbane, çka përmbys tërësisht zakonet e të ngrënit jo vetëm në shoqëritë mesdhetare evropiane, por edhe në vendet në zhvillim, të cilat gjithnjë e më shumë po adoptojnë dietat perëndimore. Në këtë tablo të ndryshuar me shpejtësi, duke marrë parasysh një katering masiv gjithnjë e më të përhapur, mund të shihet se në ushqimin e shpejtë dhe forma të tjera të reja të të ngrënit jashtë shtëpisë, mungojnë kryesisht frutat dhe perimet pothuajse nuk ekzistojnë. Së fundi, në kuzhinën e shtëpisë, shumë pjata tipike të dietës mesdhetare, të cilat kërkojnë pak a shumë kohë të gjatë gatimi, zëvendësohen me gatimet e shpejta.

Dieta mesdhetare sot është një privilegj i të pasurve që mund të përballojnë ushqime organike, me zero kilometra, pa aditivë dhe konservues, të paindustrializuara. Braktisja e kësaj lloj diete ndjek një gradient socio-ekonomik dhe mbi të gjitha prek njerëzit me të ardhura më të ulëta, të cilët – sigurisht kjo nuk është rastësi – kanë përqindjen më të lartë të obezitetit, diabetit, sëmundjeve kardiovaskulare dhe disa lloje kanceri, çka tregon gjithashtu një marrëdhënie lineare midis kostos së ushqimit, respektimit të modeleve dietike dhe obezitetit. Sot braktisja e dietës mesdhetare nuk është thjesht një problem shëndetësor, por sot dhe akoma më shumë në të ardhmen, një çështje socio-ekonomike.

Me shkurtime nga: Il Fatto Alimentares

MË TEPËR

Radar2 orë më herët

Rusmali është kriminel elektoral, ka urrejtje sepse është shkarkuar për korrupsion

Berisha: Rusmali është kriminel elektoral, ka urrejtje sepse është shkarkuar për korrupsion Kryetari demokrat, Sali Berisha, vazhdoi akuzat ndaj Ilir...

Mix2 orë më herët

Harrison Ford: Mund të kisha qenë prind më i mirë

Në moshën 80-vjeçare, ikona e Hollivudit, Harrison Ford, reflekton mbi mundësinë e tij për të qenë një prind më i...

Mix9 orë më herët

Si të kuptojmë nëse mishi që blejmë është i freskët…

Mishi i freskët në dyqane mund të jetë i vështirë për t’u identifikuar, veçanërisht nëse është i bluar. Megjithatë, ju...

Mix9 orë më herët

Sa është euro sot, po dollari ?!

Këmbimi valutor/ Me sa shiten dhe blihen dollari dhe euro. Çfarë ndodh me monedhat e tjera Kursi zyrtar i këmbimit...

Mix10 orë më herët

Bryan Cranston: Do largohem nga aktrimi

Bryan Cranston tashmë mund të imagjinojë se si do të duket jeta në vitin 2026, duke i thënë GQ se ai dhe...

Radar10 orë më herët

Tashmë i Papërshtatshëm për të ndërmjetësuar diçka mes Serbisë dhe Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar sot në një intervistë për “France24” se një ndër arsyet pse ka aktualisht...

Radar10 orë më herët

Lëreni të zvarritet këtë!

Në PD-në e vogël me vulë kanë ndodhur ca sherre. Ka hyrë Lulzim Basha me ca të hurit e të...

Mix10 orë më herët

Origjina e masturbimit

Biologët evolucionarë kanë gjurmuar origjinën e masturbimit tek paraardhësit e njeriut dhjetëra miliona vjet më parë. Gjetjet dolën nga ajo...

Kryesore10 orë më herët

Plani i Bashës për zgjedhjet 2025: Do që të bëhet deputet dhe të hyjë në qeveri me Ramën

Fotomontazh: Sejamini-Basha Analisti Neritan Sejamini deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” se plani i Bashës që ka nisur me rizgjedhjen në...

Mix10 orë më herët

Jennifer Aniston zbulon komplimentin që urren të dëgjojë: Nuk e duroj dot

Jennifer Aniston ka marrë komplimente të panumërta gjatë gjithë karrierës së saj, por së fundmi ka shprehur “neveri” për diçka...

Facebook