

“Të marrësh bukë me vete është dinjitet, është vlerë, është dashuri për gatimin. Ne duam që fëmijët kur të shkojnë në shkollë, të konsumojnë ushqimin e shtëpisë” – thotë shef Bledari për Dita-n. “Pse jo edhe të flasin me njëri-tjetrin, për mënyrën se si është gatuar, çfarë përbërësish ka, sa e mirë është, e kështu me radhë. Unë e kuptoj që të hash në fast food është më cool se sa të marrësh paninen e bërë në shtëpi, por kjo e fundit është shumë herë më e mirë, për këdo që e konsumon. Ndaj, prindërit, nuk duhet ta kenë për ofendim t’i japin fëmijëve bukë me vete, madje as të marrin vetë atë në punë”, shprehet Kola.
Ndërsa për sa i përket rëndësisë që ka ushqimi me vetë për fëmijët në shkollë, Bombaj shprehet se ai është shumë i rëndësishëm, gjithashtu sipas saj, mos harroni asnjëherë ujin.