Lidhu me ne

Kioske

Vulgaritet kryeministror

EDMOND TUPJA

Një stacion televiz i njohur, që e ndjek thuajse rregullisht, më tronditi para disa ditësh me lajmin e titulluar “Rama BE-së: Fuck off!”, të cilin, të nesërmen, gazeta “Panorama” e shtjelloi, duke ia zbutur paksa vulgaritetin kryeministror, si vijon: “Rama, akuza BE-së: U bëmë gati dy herë për dasmë, nuk erdhët, vafshi në djall!”.

Sigurisht, ato nga lexueset dhe ata nga lexuesit e mi me edukatë qytetare të padiskutueshme që, ashtu si unë, e kanë mësuar lajmin në fjalë nga i njëjti stacion televiziv, do të jenë skandalizuar po aq sa unë nga togfjalëshi Fuck off! Përse kështu?

Sepse, në fakt, vulgariteti i këtij togfjalëshi del më qartë në pah po t’i pyesësh anglezët e amerikanët, si edhe ata shqiptarë që e përdorin rëndom çdo ditë gjuhën anglo-amerikane, se ç’kuptim të mirëfilltë ka folja fuck, baravlerësin e së cilës në fjalorin e tij anglisht-shqip (Botimet EDFA, Tiranë, 2000), leksikografi dhe përkthyesi Pavli Qesku e jep me një fjalë shqipe të përbërë vetëm nga shkronjat “q” dhe “i”.

Rrjedhimisht, shqipërimi më i saktë i togfjalëshit Fuck off! të përdorur nga kryeministri ynë i përjetshëm, do të ishte (ndjesë syve tejet të moralshëm!): “U bëmë gati dy herë për dasmë, ju nuk erdhët, atëherë në pi… të nënave vafshi!”.

Tani pyes veten dhe, paralelisht, lexueset e lexuesit e respektuar të këtij shkrimi: A pati vallë në forumin politik “Symi Sympozium”, të drejtuar këtë vit nga ish-kryeministri grek Jorgo Papandreu, ku ishin të ftuar personalitete të spikatura rajonale dhe ndërkombëtare, ndonjë të ftuar tjetër që të ketë përdorur një shprehje ose togfjalësh po aq vulgar sa ai Fuck off! i kryeministrit tonë të përjetshëm?

Gjithsesi, një mendje më thotë se edhe kjo sjellje tejet vulgare mund të jetë për Edi Ramën, që vuan, ndër të tjera, jo vetëm nga sindroma e Hubrisit (sëmundja e pushtetit), por edhe nga ajo e atazagorafobisë (frika se mos i harrohet emri), një mënyrë për të hyrë në histori e për t’u mbajtur mend sidomos nga të barabartët me të!

Nga ana tjetër, tek fliste për dy dasmat në fjalë (“Dasma e parë, nusja nuk erdhi. Dasma e dytë, sërish nuk erdhi dhe nuk ka më përgatitje për një dasmë të tretë”), kryeministri ynë i përjetshëm harroi apo bëri sikur harroi të thoshte arsyen e këtij dështimi, e cila arsye shpjegohet thjesht me fjalën e urtë popullore “U dhje nusja në majë të kalit!”.

Përveç kësaj, ajo çka më bëri përshtypje të thellë në gojën e kryeministrit tonë të përjetshëm, qe zakoni i tij i pandreqshëm i shpalosjes – pavarësisht vendit, momentit e kuvendit – së ndonjë batute që e bën të ndihet krenar, magjepsës dhe kryesisht i lavdishëm me tepri. Kështu, në rastin konkret, ai saktësoi si vijon: “Jam kryeministri më i mirë mes piktorëve dhe piktori më i mirë i kryeministrave, këtu jam i pashoq” (Shih gazetën “Panorama”, 15 korrik 2021).

O Perëndi, o ju engjëj e shenjtorë! Çfarë modestie nga ana e tij! Bën si bën kryeministri ynë i përjetshëm dhe – meqë gjuha i vete atje ku i dhembin e do t’i dhembin gjithmonë dhëmbi e shpirti – ai i kthehet pikturës, ku mjerisht shkëlqeu po aq sa në sportin e basketbollit! Harron ai që Frojdi ka shkruar një libër me titull “Batutat dhe lidhja e tyre me nënvetëdijen”, të cilin le ta lexojë, ta rilexojë dhe të bëjë atë që i kam sugjeruar herën e fundit kur kam dalë në “Zonën e lirë” të Arian Çanit: Për të mirën e tij vetjake e familjare dhe për të mirën e përgjithshme të Shqipërisë, të Ballkanit e të Europës, ndoshta edhe të mbarë planetit tonë, le të shkojë në Francë që t’i nënshtrohet një psikanalize pesëvjeçare për t’u kuruar seriozisht e për të shpëtuar një herë e mirë nga vetvetja ai dhe gjithë ata të sërës së tij, qofshin këta pushtetarë ose jo!

Së fundi, por jo më së paku, lidhur me shakanë e tij para se ta mbaronte fjalën, pra, duke iu përgjigjur pyetjes se çfarë do të thotë të jesh eurooptimist dhe europesimist, Edi Rama nxori nga goja (dhe jo vetëm) çka vijon: “Eurooptimisti thotë se Turqia do të hyjë në BE kur Shqipëria të ketë presidencën e kësaj, ndërsa europesimisti thotë se Shqipëria do të hyjë në BE kur Turqia të ketë presidencën në fjalë”.

Mirëpo, populli ynë, njëherazi Europëdashës dhe eurodashës, ka një fjalë të urtë fort interesante: “Shakaja është gjysma e së vërtetës”, të cilën po marr guximin ta nuancoj kësisoj: “Shakaja është krejt e vërteta, veçse jo lakuriqe, por e veshur me rroba të tejdukshme”.

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix1 ditë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix1 ditë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix1 ditë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix1 ditë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix1 ditë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix1 ditë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix1 ditë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix1 ditë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar1 ditë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook