Lidhu me ne

Mix

Sëmundjet e veshkave, një “vrasës i heshtur”!

Veshkat janë organe në formë bathe të vendosur në pjesën e ulët të shpinës në të dyja anët e saj.

Ato lirojnë hormone që rregullojnë presionin e gjakut dhe stimulojnë prodhimin e qelizave të kuqe të tij. Ato gjithashtu ruajnë nivelet e lëngjeve brenda jush, filtrojnë mbeturinat, ndihmojnë në aktivizimin e vitaminës D dhe ekuilibrimin e natriumit, kaliumit dhe fosforit.

Veshkave i duhen rreth 30 minuta për të filtruar çdo pikë të gjakut brenda jush. Dështimi i veshkave është shkaku i 9 i vdekjeve në botë.

Nëse veshkat tuaja dështojnë, kjo do të thotë se ato nuk janë në gjendje për të filtruar mbetjet që gjenden në gjak. Brenda disa orësh, toksinat brenda jush mund të ngrihen në një nivel vdekjeprurës.

Çfarë ndodh në qoftë se veshkat tuaja dështojnë?

Ju nuk mund të mbijetoni pa veshkat tuaja. Ju duhet të keni të paktën një veshkë funksionale. Nëse të dy veshkat dështojnë, ju kanë mbetur dy opsione:

Dializa

Trajtimi i vetëm për dështimin e veshkave është dializa. Pajisjet mjekësore marrin përsipër filtrimin e gjakut tënd, duke bërë punën e veshkave tuaja. Dhe kjo është e vazhdueshme. Pasi ju filloni dializën për shkak të dështimit të veshkave, ju duhet ta vazhdoni atë për gjithë jetën.

Transplanti i veshkave 

I vetmi opsion tjetër është transplantimi i veshkave. Që nga fillimi i vitit 2016, më shumë se 100.000 njerëz, vetëm në SH.B.A. janë në pritje të transplantit të veshkave. Mjerisht, më pak se 17,000 do të marrin organin jetëshpëtues që ata kanë nevojë.

Çdo vit, sëmundjet e veshkave vrasin më shumë njerëz se kanceri i gjirit apo kanceri i prostatës. Më shumë se 47,000 njerëz kanë vdekur nga sëmundja e veshkave në vitin 2013.

Sëmundjet e veshkave janë një vrasës “i heshtur”. Sapo veshkat tuaja fillojnë të dështojnë, shëndeti juaj është në rënie të shpejtë.

Simptomat e sëmundjeve të veshkave:

– Ndjenjësia se keni nevojë për të urinuar më shpesh;

– Ngjyra e errët ose rozë e çelët e urinës;

– Keni mbajtje të lëngjeve; ënjtje në gjymtyrët, bark, duar, etj;

– Rritja e ndjesisë së etjes;

– Dhimbje kraharori;

– Lodhje ekstreme, dobësi, ose fjetje e pazakonshme;

– Probleme të frymëmarrjes;

– Të përziera;

– Humbje të kujtesës.

Rreziku nga dështimi i veshkave

Diabeti (shkaku kryesor i dështimit të veshkave);

Tensioni i lartë i gjakut (shkaku i dytë kryesor i dështimit të veshkave);

Zakone të dëmshme të jetesës (pirja e duhanit, abuzimi me substanca narkotike, konsumi i tepërt i alkoolit);

Mbipesha;

Inflamacioni kronik;

Çrregullimi i funksionit imun, sëmundjet autoimune, apo infeksionet;

Bllokimi i qarkullimit të gjakut;

Sëmundje të kancerit.

Si të ruani shëndetin e veshkave?

– Kontrolloni nivelin e sheqerit në gjak;

– Kujdesuni për tensionin e gjakut. 20% e njerëzve me tension të lartë nuk e dinë se e kanë atë, sepse ata nuk shfaqin asnjë simptom;

– Ushtrimet fizike, të paktën 20 minuta në ditë;

– Mbani një peshë të shëndetshme të trupit;

– Pini sasi të bollshme të ujit;

– Shmangni sheqerin dhe miellin e rafinuar që nxisin inflamacion të shfrenuar;

– Hani perime dhe fruta organike, sa më shumë të jetë e mundur;

– Ndaloni pirjen e duhanit;

– Shmangni përdorimin e panevojshëm të barnave OTC dhe recetat e panevojshme medicinale.

Dështimi i veshkave është një proces i dhimbshëm. Mendoni për shëndetin tuaj. Mos prisni derisa veshkat tuaja të arrijnë në dështim.

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix3 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix3 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix3 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook