Lidhu me ne

Mix

Si të bëjmë screenshot në laptop ose kompjuter ?

Ja sesi të realizoni “Screenshot”-e në Windows 10

Në Windows 10 janë tre mënyra sesi mund të realizoni fotot desktopit të cilat funksionojnë edhe në versionet e vjetra të sistemit operativ.

Ja sesi të realizoni “Screenshot”-e në Windows 10

Photo Source: IDG

Realizimi i fotove të ekranit, – të njohura edhe Screenshot – të Windows 10-ës është diçka që të gjithë duhet ta dini patjetër. Fotot e ekranit janë të dobishme për t’i treguar dikujt se çfarë gjendet në desktopin tuaj apo ti tregoni një sekuencë nga një video.

Në Windows 10 janë tre mënyra sesi mund të realizoni fotot desktopit të cilat funksionojnë edhe në versionet e vjetra të sistemit operativ.

Print Screen

Standarti i vjetër i fotografitimit të desktopit ende ekziston në Windows 10. Mjafon të shtypni butonin PrtScn dhe i gjithë ekrani do të kopjohet. Nga aty mund të ngjistni pamjen e kopjuar në Paint, GIMP, IrfanView, Photoshop dhe çdo program tjetër që lejon ngjitjen e imazheve.

Shtoni butonin Windows

Një version i përmirësuar i PrtScn është i disponueshëm që nga Windows 8 me butonët Windows + PrtScn. Nëse shtypni të dy butonët njëherazi, ekrani do të ndriçojë për një sekond sikur të ishte një fotografi e realizuar me kamër.

Hapni skedarin Pictures – Screenshots dhe aty do të gjeni foton e kapur të desktopit duke ju pritur juve.

Vetëm dritaren aktuale

Në dëshironi të kapni foto vetëm të programit që po përdorni si psh Chrome, Word, Excel ose PowerPoint, shtypni butonat Alt + PrtScn. Kjo komandë do të kopjojë imazhin e dritares në fokus. Ashtu si me butonin PrtScn mund ta ngjisni imazhin në çdo program që pranon fotot.

Super “Screenshot”

Nëse dëshironi të hyni më në thellësi të asaj çfarë ofron Windows 10, programet dhe shtojcat nga palët e treta janë drejtimi që duhet të merrni. Alternativa më e thjeshtë është OneNote 2016 për desktop. E gjitha që duhet të bëni është hapni OneNote.

Më pas kërkoni për ikonën e OneNote së bashku me një ikonë gërshëre në taskbar. Duke klikuar me të djathtën dhe përzgjedhur më pas opsionin Take screen clipping, i gjithë ekrani do të ngrijë dhe shndërrohet në një ngjyrë transparente.

Kursori merr formën e një kryqi ku me të mund të selektoni atë pjesë që doni të kopjoni dhe kapni imazh. Pas disa sekondash do të hapet një dritare e re ku vendosnise çfarë doni të bëni me kopjen e krijuar.

Alternativa të tjera përveç OneNote janë GreenshotMonosnap dhe PicPick. Për screenshot në shfletues përdorni Awesome Screenshot ose Nimbus.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook