Lidhu me ne

Mix

14 arsye pse ju ndiheni gjithmonë të lodhur

Mungesa e gjumit nuk është e vetmja gjë që ul energjinë tuaj. Ekzistojnë shumë gjëra të tjera që bëni dhe që nuk bëni gjatë jetës suaj të përditshme që ndikojnë në energjinë tuaj. Ekspertët kanë zbuluar disa zakone të këqija tek njerëzit, që i bëjnë ata të ndihen të lodhur.
1. Mënjanimi i stërvitjes kur jeni të lodhur
Shpesh herë njerëzit e shmangin stërvitjen dhe ushtrimet fizike kur janë të lodhur, për të ruajtur energjitë. Në fakt duhet e kundërta. Stërvitja e rregullt bën që të rritet qëndrueshmëria e trupit dhe fuqia e tij.
2. Nuk pini mjaftueshëm ujë
Të qenit i dehidratuar, edhe në masën 2% ju bën të ndiheni shumë të lodhur. Dehidratimi shkakton një ulje të presionit të gjakut, dhe për pasojë ul nivelin e oksigjenit që furnizojnë muskujt dhe organet tuaja.
3. Nuk konsumoni mjaftueshëm hekur
Mungesa e hekurit mund të bëjë që të ndihen të ngathët, nervozë, të dobët, dhe të papërqendruar. Konsumoni hekur për të qenë më aktivë, për të ulur rrezikun anemisë duke konsumuar thjerrëza, fasule, vezë, perime me gjethe jeshile dhe shoqërojini me vitaminë C.
4. Dëshira e të qenit perfekt në çdo gjë
Përpjekja për të qenë perfekt në gjithçka që bëni, gjë që është e pamundur, bën që ju të sforcoheni shumë, më tepër se sa është e nevojshme.
5. Mos e ekzagjeroni
Nuk duhet të shqetësoheni më shumë seç duhet. Ndiejna e ankthit dhe stresi mund t’iu paralizojë dhe t’iu bëjë të lodhur mendërisht.
6. Mos e anashkaloni mëngjesin
Mëngjesi është vakti kryesor për të furnizuar metabolizmin. Hani sa më shumë drithëra të plota, ushqime me proteina dhe jo me shumë yndyrë.
7. Mos hani ushqime të shpejta
Konsumimi i ushqimeve nëpër fast food, të cilat kanë një nivel të lartë sheqernash, yndyrnash si dhe karbohidratesh, rrit nivelin e sheqerit në gjak dhe bën të ndiheni tepër të lodhur.
8. E keni vështirë të thoni ‘jo’
Shpesh njerëzit harxhojnë energjitë e tyre në aktivitete të kota. Mundohuni t’i thoni ‘jo‘ atyre kërkesave që ju lodhin si fizikisht ashtu edhe mendërisht.
9. Keni një zyrë të rrëmujshme
Një zyrë e tillë bën që të ndiheni mjaft konfuzë dhe të shpërqendruar. Mundohuni të jeni sa më të rregullt, për të qenë sa më të vëmendshëm dhe të fokusuar.
10. Mos punoni gjatë kohës së pushimeve
Kontrollimi i mesazheve të punës në një kohë që duhet të ishit duke pushuar nuk është gjë e mirë. Shkëputeni veten nga puna dhe për një çast mendoni vetëm për veten tuaj.
11. Të pish një ose dy gota verë para gjumit jo gjithmonë është gjë e mirë
Alkooli fillimisht ndikon në sistemin nervor qendror, duke prodhuar një efekt qetësues, por më vonë krijon një gjendje adrenaline e cila nuk i bën mirë metabolizmit tuaj.
12. Mos i kontrolloni e-mailet para gjumit
Varësia pas teknologjisë është kthyer në një gjë tepër të rrezikshme për shëndetin e njeriut. Duhet t’i shmangni telefonat dhe kompjuterët dy orë para se të flini.
13. Varësia ndaj kafeinës
Konsumimi i tepërt i kafeinës do të bëjë që të çrregullohet sistemi juaj i gjumit dhe i të ngrënit duke bërë që të ndiheni më të lodhur dhe me të shpërqendruar.
14. Mos qëndroni vonë fundjavave
Fundjava është koha më e mirë për tu qetësuar, nëse punoni gjatë gjithë javës. Nuk themi që të lini pas dore jetën shoqërore, por të paktën bëni kujdes. Mos e prishni orarin e gjumit.

MË TEPËR

Mix1 javë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 javë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 javë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 javë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 javë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 javë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 javë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 javë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 javë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 javë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook