Lidhu me ne

Mix

Frutat më të mira dhe ato që duhet të shmangin diabetikët

Frutat më të mira dhe ato që duhet të shmangin

Ka spekulime sipas të cilave diabetikët nuk mund të hanë fruta për shkak të përmbajtjes së lartë të sheqerit. Këto spekulime nuk janë të vërteta për faktin se frutat nuk ofrojnë vetëm sheqer.

Frutat ofrojnë shumë vlera shëndetësore dhe jo vetëm për diabetikët.

Ato janë shumë të pasura me vitamina, minerale, fibër dhe antioksidantë.

Të dhënat ku bazohet AgroWeb.org thonë se frutat mund tu bëjnë mirë diabetikëve nëse këta të fundit kujdesen për racionet dhe nuk e teprojnë.

Siç e thamë edhe më lart, frutat përmbajnë fibër. Fibra pengon rritjen e nivelit të sheqerit që ndodh rëndom pas ushqyerjes.

Ajo rrit ndjesinë e ngopjes dhe pengon ushqyerjen e tepërt. Për më tepër, frutat janë një burim i shkëlqyer vitaminash dhe mineralesh siç është kaliumi, i cili ndihmon në uljen e tensionit të gjakut.

Një aspekt negativ i frutave është se ato konsiderohen si karbohidrat dhe përmbajnë sheqerna natyralë të quajtura fruktozë. Karbohidratet, edhe nëse përthithen nga buka, kosi, patatja apo fruti, shpërbëhen dhe transformohen në glukozë.

Kjo është arsyeja përse diabetikët duhet të jenë të vëmendshëm ndaj sasisë së karbohidrateve që konsumojnë, përfshirë këtu edhe frutat.

Niveli i glicemisë në një ushqim të caktuar tregon shpejtësinë e organizmit për të përthithur glukozën nga ky ushqim. Ky matës nuk ka të bëjë me përmbajtjen specifike të sheqerit në një ushqim por sasinë e glukozës që do të futet në organizëm gjatë ngrënies së një racioni.

Glukoza përthithet më shumë dhe më shpejtë nga ushqimet me një nivel të lartë glicemie. Frutat me nivel të ulët glicemie janë: mollët, dardhat, boronicat, luleshtrydhet, kivi, qitro, nektarinat dhe portokalli.

Frutat me nivel mesatar glicemie janë qershitë, mango dhe rrushi. Frutat me nivel të lartë glicemie janë shalqini dhe ananasi.

Ekspertët thonë se kombinimi i frutave me një proteinë ngadalëson rritjen e nivelit të sheqerit në gjak. Për shembull, ju mund të hani një filxhan mjedër me një filxhan të vogël çaji me kos.

Një dardhë të vogël mund ta kombinoni ose me djathë ose me gjizë.

Frutat e thata përmbajnë shumë karbohidrate dhe janë të dëmshme.

Për shembull, dy lugë gjelle me rrush të thatë ofrojnë 23 gramë karbohidrate dhe 18 gramë sheqer.

Diabetikët duhet të shmangin gjithashtu edhe lëngjet e frutave të cilat rrisin sheqerin në gjak menjëherë për shkak të mungesës së fibrës.

/AgroWeb

MË TEPËR

Mix3 minuta më herët

7 të pathëna për Chiara Ferragni dhe Fedez sipas librit mbi jetën e tyre

Edhe pse u shkrua muajt e fundit, duket se Selvaggia Lucarelli kishte mbledhur materiale për Ferragnez shumë përpara se të shpërthente...

Mix7 minuta më herët

Cilët janë telefonat inteligjentë Motorola me kamerat më të mira në 2024?

Motorola është sinonim i një prodhuesi të ekuilibruar, i aftë për të ofruar pajisje të pajisura me teknologji të avancuar...

Mix9 minuta më herët

Xiaomi Mix Flip do të jetë smartfoni me karikimin më të shpejtë

Suksesi i arritur nga telefonat inteligjentë të palosshëm në vitet e fundit është i padiskutueshëm, por është befasuese të mësohet...

Mix11 minuta më herët

Cilat janë ndryshimet midis Samsung Galaxy S23 dhe Galaxy S23+, çfarë ndryshon?

Gama e Samsung Galaxy S23 është, edhe sot, pavarësisht se ka kaluar më shumë se një vit nga publikimi i...

Mix14 minuta më herët

iPhone 16 Pro: ekrani do të jetë super i ndritshëm

Orët e fundit kanë dalë detaje shumë interesante në lidhje me iPhone-ët e rinj të nivelit të lartë nga Apple;...

Mix25 minuta më herët

Jessica Biel thotë se flet hapur për menstruacionet me djemtë e saj

FOTO: PENGUIN RANDOM HOUSE/GETTY IMAGES Jessica Biel do të ndërgjegjësojë sa më shumë prindër dhe njerëz në çdo cep të...

Mix26 minuta më herët

4 shenjat e horoskopit që kanë më shumë ide kreative

Kreativiteti është aftësia për të parë botën nga një këndvështrim unik. Ky aspekt e bën botën e tyre plot me...

Mix29 minuta më herët

Sa herë në javë duhet të bëni seks që të ngadalësoni plakjen

Ka shumë përfitime që çiftet marrin nga seksi: djegia e kalorive, forcimi i sistemit imunitar, çlirimi i dopaminës, kështu që...

Mix37 minuta më herët

Tri arsye shëndetësore pse duhet të largoni peshën e tepërt nga beli

Foto ilustruese Fatkeqësisht shëndeti i tepërt te barku nuk është vetëm një problem që i përket pamjes. Mjekët e konsiderojnë...

Radar45 minuta më herët

Kryeministri i Sllovakisë Robert Fico qëllohet me armë – Video

Kryeministri sllovak Robert Fico është qëlluar me armë zjarri. Kryeministri Fico u qëllua pas një takimi të qeverisë në Handlova,...

Facebook