Lidhu me ne

Kryesore

Cilën detyrë shtëpie kemi plotësuar e dashur qeveri shtet-rrethuese??

Fotografia e Ardit Haxhija

Cilën detyrë shtëpie kemi plotësuar e dashur qeveri shtet-rrethuese??

Nga Ardit Haxhija

Prof. Në universitetin Amerikan / Middle East University

1. Atë të tentativës për ndarjen e Kosovës?

2. Atë të shengenit jugosllav?

3. Atë të taksës Durrës -Kukës?

4. Atë të koncensioneve të pafundme.

5. Atë të autostradave 20 milion euro km2.

6. Atë të Rinasit me biletat më të shtrenjta në rajon.

7. Atë të mbi 200 mijë të larguarve (të gjithë të rinj e të reja)

8. Atë të parlamentit më qesharak në historinë e Shqipërisë.

9. Atë të ministrave më qesharakë.

10. Atë të deputetëve injorantë.

11. Atë të deputetëve kriminelë.

12. Atë të ministrave të përfshirë direkt në trafik droge.

13. Atë të ministrave të përfshirë direkt në vjedhje votash.

14. Atë të zgjedhjeve me 1 parti.

15. Atë të bandave që zotërojnë shtetin.

16. Atë të vrasjeve pa autor.

17. Atë të shembjes së teatrit, objekt trashëgimie.

18. Atë të kthimit të stadiumit kombëtar në qendër tregtare.

19. Atë të shembjes së pallatit të kundërshtarit dhe dëmshpërblim miliona euro për pazare të ndyra.

20. Atë të një ndër vendeve më të varfra dhe të korruptuara në Europe.

I dashur Macron, e dashur Francë, fort e dashur Europe,  ne shqiptarët jemi të vetëdijshëm që nuk kemi plotësuar shumë prej kushteve për të qenë pjesë e familjes europiane ketu e 30 vite. Ne jemi fort të vetëdijshëm që vendi ynë është ndarë në 4 principata ku secili ka shtrirë sundimin e tij feudal. Ne si komb jemi të vetëdijshëm që na kanë grabitur e na kanë marrë peng një grusht barktharësh. Ne jemi të vetëdijshem për të gjitha këto, prandaj e vetmja shpresë është tek JU, për të na pranuar kështu sic jemi, që pastaj të fillojmë rrugën tonë europiane.

Ama ne shqiptarët jemi fort të vetëdijshëm që si njerëz e meritojmë Europën të paktën sa rumunët apo bullgarët. Jemi lindur me Europën, jemi rritur me Europën, ëndërrojmë Europën, na lini të jetojmë Europën.

Fort e padashur qeveri, e vetmja detyrë shtëpie që keni kryer është arroganca feudale me të cilën i jeni qasur Europës. Sigurisht që jeni të vetëdijshëm për të gjitha këto, dhe brenda vetes jeni shumë të gëzuar për mospranimin europian, pasi ajo është e vetmja mënyrë që të zgjasni sundimin tuaj feudal. Eshtë e vetmja mënyre që të pengoni fundin e sundimit tuaj. Europa ju tmerron po aq sa gjykatat e rregullta qe po beni çmos t’i pengoni./Podiumi.com

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar3 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore3 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore4 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar4 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix4 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix4 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix4 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix4 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix4 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix4 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook