Lidhu me ne

Gatime

Pas moshës 40 vjeç, ushqimet më të mira për muskuj të fortë

Mirëmbajtja e masës muskulare pas moshës 40 vjeç kërkon punë dhe ushqimet e duhura, sidomos ato të pasura me energji.

Formula e ndërtimit të një trupi në formë të mirë e të shëndetshëm, kërkon më shumë vëmendje ndaj muskujve.

AgroWeb sjell më poshtë listën me ushqimet më

Ushqimet më të mira për muskujt

Frutat dhe perimet

Ato janë shtyllat kryesore të çdo regjimi ushqimor.

Frutat dhe perimet janë shumë të pasura me fibër, vitamina, minerale dhe lëngje.

Perimet përmbajnë edhe sasi të vogla proteine.

Produktet e bulmetit me pak yndyrë

Këto produkte ofrojnë proteinë të cilësisë së lartë, karbohidrate, vitaminë D, kalium dhe kalçium.

Qumështi i pasuruar me çokollatë është një pije shumë e mirë për burrat që kryejnë stërvitje në të mirë të masës muskulare.

Ky qumësht mund të pihet një orë pas aktivitetit fizik.

Mishi pa dhjamë

Ky mish është një burim shumë i mirë i proteinës, hekurit dhe amino acideve të cilat janë thelbësorë për shëndetin dhe fortësinë e muskujve.

Mish gjeldeti

Ky lloj mishi ofron 25 % më shumë hekur dhe tre herë më shumë zink se sa mishi i bardhë i pulës.

Hekuri dhe zinku janë të dobishëm për imunitetin.

Vezët

Ekspertët rekomandojnë ngrënie e një veze të plotë çdo ditë.

E verdha e saj përmban gjysmën e proteinës të plotë të vezës por edhe ushqyes të tjerë.

Arrorët

Arrorët janë një burim i mirë i proteinës.

Ato përmbajnë edhe vitamina, antioksidantë, fibër dhe yndyrna të shëndetshme.

Fasulet dhe drithërat e plota

Këto karbohidrate cilësore ofrojnë proteinë për energji dhe fibër, vitamina e antioksidantë për riparimin e muskujve të dobët.

Aktiviteti i duhur fizik për muskujt

Burrat që duan të rrisin masën muskulare duhet të kryejnë trajnime specifike progresive që kanë si qëllim rezistencën

Me kalimin e kohës, ju mund të shtoni ritmin duke u fokusuar tek pesha dhe qëndresa.

Të gjitha ushtrimet fizike për muskujt duhen bërë me këshillën dhe mbikqyrjen e një trajneri, në mënyrë që të rrisni masën muskulare por mos t’i lëndoni ato.

Rëndësia e kalorive

Ekspertët, të cilëve u referohet AgroËeb.org thonë se gjysma e kalorive ditore duhet të merret nga karbohidratet e shëndetshme.

Karbohidratet janë burim energjie dhe pengojnë përdorimin e proteinës si një të tillë.

Prandaj rekomandohet që përpara stërvitjes të ushqeheni mirë.

Megjithatë, duhet të tregoni kujdes.

Ju duhet të merrni mjaftueshëm kalori për muskujt por jo ta teproni sepse në të kundërt do të shëndosheni dhe nuk do të keni muskuj të fortë.

MË TEPËR

Mix12 orë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Mix12 orë më herët

Mosha biologjike: Pse është problem nëse rezulton shumë e lartë?!

Një mospërputhje midis moshës suaj biologjike dhe asaj të treguar në kartën tuaj të identitetit mund të nënkuptojë një rrezik...

Mix12 orë më herët

Çfarë i tërheq mushkonjat?

4 gjëra që duhet të dini për atë që tërheq mushkonjat! Çfarë i tërheq mushkonjat tek ne? Disa faktorë: dioksidi...

Mix13 orë më herët

Tinder merr një veçori “Share My Date” për përdoruesit që të dërgojnë plane takimesh te miqtë e tyre kurioz

Nuk është e pazakontë që njerëzit të bëjnë fotografi të profileve të takimeve dhe t’i dërgojnë ato te miqtë dhe...

Mix13 orë më herët

Si të “shëroheni” nga varësia ndaj telefonit?

Mediat sociale janë tashmë pjesë integrale e jetës tonë dhe në disa mënyra ato kanë përmirësuar në masë të madhe...

Mix13 orë më herët

5 rregulla kyçe për një martesë të shëndetshme

Ditët e sotme martesa e shëndetshme është kthyer në një sfidë më vete për shumë çifte, kjo për disa arsye...

Mix13 orë më herët

Kolesteroli i lartë, 5 mite absurde që duhet t’i largoni njëherë e mirë nga mendja juaj

NGA LIVING Kolesteroli është një yndyrë e dyanshme: e prodhuar nga mëlçia, nga njëra anë është e rëndësishme për trupin...

Mix13 orë më herët

Një këshillë nga Megan Fox për vajzat beqare

Megan Fox, në një intervistë për E!News, iu përgjigj pyetjes: “Ka shumë vajza që do ta kalojnë verën si beqare,...

Mix13 orë më herët

Trajneri i Taylor Swift zbulon sekretin e saj si të ushtroheni si profesionist

Kur vjen puna te palestra, Taylor Swift është bishë e vërtetë. Në të vërtetë, trajneri i saj personal, Kirk Myers...

Mix13 orë më herët

Filmin më të keq të karrierës së tij; Sylvester Stallone e ka falë Arnold Schwarzenegger!

Arnold Schwarzenegger ka zbuluar se dikur ka bindur Sylvester Stallone, të nënshkruante atë që doli të ishte një nga filmat...

Facebook