Lidhu me ne

Gatime

Receta gatimi/ Shija Malësore – Pesë Receta Tradicionale Veriore

nga AgroWeb

Mishi i qengjit marinohet me kripë dhe piper e më pas shtrohet në një tavë me qumësht të freskët. Foto:Flickr

Thuhet se fjala kuzhinë vjen nga bashkimi i ku dhe ziejmë, pra vendi ku gatuajmë.

Një nga pikat e forta tërheqëse të vendit tonë është pikërisht kulinaria.

Gatimet tradicionale janë pjesë e kulturës sonë dhe kalohen brez pas brezi në mënyrë që të mos humbasin.

AgroWeb.org ka publikuar artikuj të cilët përmbledhin recetat më të veçanta të zonave të ndryshme të Shqipërisë.

Këtë herë do të fokusohemi tek Veriu i Shqipërisë, i cili ka disa thesare në lidhje me traditat e gatimit.

Si çdo gjë tjetër edhe kulinaria ndikohet nga klima e një zone kështu ajo bëhet e veçantë dhe i jep karakteristika fantastike një vendi.

Veriu i Shqipërisë shquhet për klimën e tij të ftohtë dhe të ashpër, ndaj edhe recetat janë të plota si në shije ashtu edhe në përbërje.

Ju mund të keni dëgjuar madje mund edhe t’i keni provuar disa prej tyre. AgroWeb.org i ka publikuar mënyrat e përgatitjes tradicionale ndër vite.

Duke nisur nga llokumat, petullat fantastike, flija plot gjalpë e pjekur në saç, mishi i terur, pogaçja, buka kollomoqe, por edhe ëmbëlsirat e veçanta si kajmaçina, sherqeparet apo bushet.

Këto janë disa nga recetat të cilat ndjekësit e AgroWeb.org i kanë lexuar e provuar. Sot ju sjellim në vëmendje diçka më të veçantë, mbase mund t’i quajmë edhe të rralla.

Perpeqi

Albanologjia këtë recetë e njeh si pica shqiptare dhe mendohet se daton që në kohën e Ilirëve.

Në dukje të parë perpeqi ngjason me një pite të mbushur me djathë, por ai përmban edhe vezë, mazë, gjalpë dhe hudhër.

Kjo recetë njësoj si flija piqet me saç.

Leçenik

Një nga gatimet më të preferuara me miell misri i kësaj zone.

Ndryshe mund ta njihni edhe me emrin krelan misri, por sido që ta quani shija e tij të mbetet në memorie.

Përgatitja e tij edhe me gjalpë edhe me ajkë e bën këtë recetë të mrekullueshme.

Zakonisht në sofrat e veriut leçenikun e servirin me djathë të përgatitur vetë dhe me turshi pikante.

Qengj me Tamël

Kullotat e zonave malore të Veriut të vendit janë vlerësuar nga çdo specialist.

Në këto kullota rriten qengja e keca të cilësisë së parë.

Gjithashtu kjo zonë njihet edhe për një mënyrë të mrekullueshme të përgatitjes së mishit të qengjit.

Në Kukës, Tropojë dhe Prizren është një recetë e vjetër dhe e thjeshtë, por me një rezultat fantastik kur flasim për shijen.

Mishi i qengjit marinohet me kripë dhe piper e më pas shtrohet në një tavë me qumësht të freskët.

Kjo recetë piqet në zjarr të ngadaltë në mënyrë që mishi të jetë i butë dhe plot aromë.

Kumështë

Kjo recetë i përket një pijeje fantastike si në shije po ashtu edhe në vlera.

Kumshta përgatitet nga hirra e djathit dhe kos. Ngjason me dhallën por ajo që i jep shije dhe vlera është pikërisht hirra e djathit.

Sipas të dhënave ku bazohet AgroWeb.org kjo pije shpërndahej në familje pasi ishte konsumuar një vakt me yndyrë.

Gjithashtu ajo ishte një pije freskuese gjatë ditëve të nxehta për barinjtë që duhet të shëtisnin kullotat.

Kulaç i Gështenjave

Kjo recetë përgatitje nga gjyshet atëherë kur gështenjat nisnin e çelnin frutat.

Një gatim i veçantë dhe shumë i thjeshtë i cili kërkonte vetëm tre përbërës; gështenja të ziera, sheqer dhe arra./AgroWeb.org

MË TEPËR

Mix1 javë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 javë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 javë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 javë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 javë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 javë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 javë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 javë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 javë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 javë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook