Lidhu me ne

Mix

Njihuni me ushqimet më të pasura me fibra dhe me mënyrën se si ndikojnë në organizmin tonë!


Të gjithë e dimë se uhqimet e pasura me fibra janë aleatë të shkëlqyeshëm për shëndetin tonë. Ata ulin kolesterolin dhe sheqerin në gjak, nxisin funksionimin e mirë të zorrëve dhe na ndihmojnë të kthehemi në formë. Ja se si të mbusheni me fibra duke konsumuar ushqime që përmbajnë më shumë.

Misri – Është një burim i shkëlqyer natyror i fibrave. Nuk është rastësi që rekomandohet veçanërisht për ata që vuajnë nga një bark i fryrë dhe një zorrë e ngadaltë. Është energjik, në sajë të përmbajtjes së fosforit, hekurit dhe vitaminës së çmuar A. Së fundmi ka vetitë anti-inflamatore dhe është pa gluten.

Bishtajoret – Kanë shumë pak kalori dhe kanë një sasi të lartë të fibrave. Më të mirat nga ky këndvështrim janë fasulet, të cilat duhet të konsumohen me lëvozhgën për të luftuar diabetin dhe obezitetin. Merrini ato me drithëra, për të rritur sasinë e fibrave të marra, ose me perime me gjethe jeshile, për t’u mbushur me hekurin.

Karrotat – Janë të shkëlqyera, si të gatuara, edhe të pagatuara ato ofrojnë shumë fibra. Konsumojini ato para një vakti të bazuar në yndyrna dhe karbohidrate, për të zvogëluar thithjen e sheqerit në gjak. Ato janë të shkëlqyera për reduktimin e kolesterolit, forcimin e sistemit imunitar dhe mbrojtjen e lëkurës nga rrezet e diellit gjatë verës.

Qepët – Përmbajnë fibra me cilësi të lartë, rreth 2 gram secila. Duke e konsumuar atë ju do të mbusheni me inulin, një fibër e tretshme në ujë që nxit mirëqenien e zorrëve dhe ul nivelet e kolesterolit në gjak.

Bajamet – Janë ideale për ata që janë në dietë dhe duan të humbin disa kile. Ato janë të pasura me fibra, mbajnë nën kontroll tensionin e gjakut dhe zvogëlojnë thithjen e yndyrës. Plus, në sajë të magnezit dhe kaliumit, ato reduktojnë urinë.

Tërshëra – Është një nga drithërat me shumë cilësi dhe është një burim i shkëlqyeshëm i fibrave. Ato që e bëjnë këtë ushqim të veçantë janë betaglukanet, fibra të tretshme që mbrojnë zemrën dhe arteriet, duke luftuar kolesterolin dhe diabetin.

Kivi – Janë një burim i shkëlqyeshëm i fibrave dhe vitaminës C. Fruti është e pasur me ujë dhe substanca të dobishme për trupin. Prania e lartë e fibrave vegjetale e bën këtë frut ideal për ata që duan të rregullojnë tranzitin e zorrëve, kullojnë lëngje të tepërta dhe të ndihen më të lehtë.

MË TEPËR

Radar14 orë më herët

Ajri në Tiranë është më shumë helm se oksigjen, duhet të jesh i zhytur në krim që të mos marrësh masa

Nga Ervin Goci Sot, ajri dukshem ne Tirane eshte me shume helm se oksigjen. Sot do duhej qe te mblidheshin...

Kryesore22 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix22 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi1 ditë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi1 ditë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix1 ditë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix1 ditë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske1 ditë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar2 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix2 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Facebook