Lidhu me ne

Mix

Kur është koha më e mirë për të matur presionin e gjakut?

Marrja e presionit të gjakut ( tensioni) çdo ditë mund të jetë një mënyrë e shkëlqyeshme për të monitoruar shëndetin tuaj. Nëse po planifikoni të filloni monitorimin në shtëpi, është e rëndësishme të jeni sa ë i saktë që të jetë e mundur.

Një nga mënyrat më të mira për të marrë një lexim të saktë të presionit të gjakut është ta matni në të njëjtën kohë çdo ditë. Koha e duhur e ditës do të varet nga ju dhe orari që keni.

Kur duhet të kontrolloni presionin e gjakut?

Presioni i gjakut ndryshon gjatë gjithë ditës. Në përgjithësi, do të jetë më i ulët kur të zgjoheni dhe do të rritet kur bëni aktivitete të përditshme.

Meqenëse presioni i gjakut ndryshon gjatë gjithë ditës, është një ide e mirë ta matni të paktën dy herë. Matja e presionit të gjakut disa herë gjatë ditës siguron një lexim të saktë.

Koha më e mirë e ditës për të matur presionin e gjakut varet nga ju dhe rutina juaj e përditshme. Është  e rëndësishme të zgjidhni një orar që mund t’i përmbaheni çdo ditë.

Matja  në të njëjtën kohë çdo ditë është thelbësore për të kuptuar presionin real të gjakut. Mund të ndihmojë të siguroheni që leximet që bëni nuk ndikohen nga ngjarjet e ditës.

Mund të zgjidhni kohën kur e dini se do të jeni në shtëpi dhe nuk ka gjasa që ky ritual të ndërpritet. Për shembull, mund të kontrolloni presionin e gjakut para se të niseni për në punë, kur të ktheheni nga puna dhe para gjumit.

Faktorët që mund të ndikojnë në vlerat e tensionit.

Ekzistojnë disa rregulla të përgjithshme për të qenë të vetëdijshëm kur bëhet fjalë për kohën e leximit të presionit të gjakut.

Për shembull, nuk është një ide e mirë ta matni menjëherë pasi të zgjoheni, pasi kjo do të japë vlerën më të ulët. Në vend të kësaj, synoni ta kontrolloni për rreth gjysmë ore pasi të jeni zgjuar.

Është  gjithashtu më mirë të mos prisni pas mëngjesit dhe kafes së mëngjesit pasi ushqimi dhe kafeina mund të rrisin vlerat . Idealisht, një presion i gjakut në mëngjes mund të matet pasi të lani dhëmbët, të keni bër dush dhe të visheni, por para se të hani ose të largoheni për në punë.

Ushqimi dhe kafeina nuk janë të vetmet gjëra që mund të shkaktojnë rritjen e presionit të gjakut. Ka disa gjëra të tjera të përditshme që mund të bëjnë që presioni të rritet.

Pavarësisht nga koha e ditës që bëni matjen, është më mirë të shmangni këto gjëra për të paktën gjysmë ore para se të bëni një lexim:

  • pirja e duhanit
  • stërvitja
  • konsumimi i alkoolit

Matja e presionit të gjakut mund të jetë një mjet i dobishëm për monitorimin e shëndetit. Një nga hapat më të rëndësishëm që mund të ndërmerrni për të siguruar që po bëni një matje të saktë të presionit mesatar  është ta matni atë në të njëjtën kohë çdo ditë.

Sigurohuni që të jeni të relaksuar më përpara.

Regjistroni vlerat çdo ditë dhe raportoni çdo ndryshim te mjeku, veçanërisht nëse ato janë të larta.

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix4 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix4 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix4 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix4 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook