Lidhu me ne

Kryesore

Dëshira për ta trajtuar kafshën si njeri dhe njeriun si kafshë

Çapajev Gjokutaj

Ende s’ka lindur dielli, por në park ka lëvizje. Përballë meje afrohet një zonjë me qenushin përdore. I ka veshur një triko leshi me golf rreth qafës, kurse në ballë i ka bërë baluke dhe i ka lidhur një fjongo rozë.

Vras mendjen: gjithë këto pispillosje zonja i ka bërë se i pëlqejnë qenushit, apo për t’u kënaqur vetë? Më ngjan se golfi e bezdis kafshën, kurse balluket dhe fjongoja, në mos e bezdisin e lenë krejt indiferent.

S’di si ta shpjegosh prirjen e njeriut që t’i antropomorfizojë kafshët shtëpiake, t’i trajtojë si të ishin njerëz. Mbase kjo vjen nga dashuria, nga dëshira për të shuar dallimet dhe për të qenë qenë sa më afër.

Po ku ta dish, mund të vijë edhe nga një ndjenjë pushteti: vë veten në qendër dhe i kërkon atij që ke pranë të tjetërsohet, të të ngjajë medoemos.

Pa asnjë arsye të dukshme më kujtohen miliona njerëz anembanë rruzullit që shfrytëzohen si të ishin kafshë, përdoren vetëm për fitime si të ishin mall tregu, sende pa shpirt.

Dhe s’di të them: dëshira për ta trajtuar kafshën si njeri dhe dëshira për ta shfrytëzuar njeriun si kafshë, janë të kundërta dhe s’kanë kurrfarë lidhjeje apo janë bimë të së njëjtës bahçe, zenë rrënjë mbi të njejtat ndjesi njerëzore?

Natyrisht, shfrytëzimi i njeriut dhe kthimi i tij në mall janë veprime çnjerëzore. Por nuk di të them sa njerëzore është dëshira për ta bërë tjetrin medoemos si vetja, për të mos e lejuar të jetë ndryshe.

( Nga cikli ‘Dritëhijet e racionales’ )

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore2 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore3 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar3 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix3 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix3 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix3 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix3 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix3 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook