Lidhu me ne

Temporal

“E drejta” jo gjithnjë reduktohet në “ligj”

Nga Aurel Plasari
Po i përgjigjem këtu pyetjes, që ia hoqa nga komentet në FB, të mikut V. K.
Po, është e vërtetë sentenca e Victor Hugo-it për të drejtën për kryengritje. Saktësisht ai e formuloi atë kështu: “Parfois, insurrection, c’est resurrection”, d.m.th.: “Nganjëherë kryengritje do të thotë ringjallje”. Në kohët e sotme të drejtën për kryengritje kastat sunduese e kanë fshirë nga kushtetutat.
Pse them që e kanë fshirë? Sepse në të vërtetë ajo ka ekzistuar, qoftë edhe një herë të vetme, në një akt kushtetues: në Kushtetutën e vitit i të Revolucionit francez.
Neni 35 i saj e sanksiononte atë kështu: “Quand le gouvernement viole les droits du peuple, l’insurrection est, pour le peuple, le plus sacré des droits et le plus indispensable des devoirs.” (“Kur qeveria dhunon të drejtat e popullit, kryengritja është, për popullin, më e shenjta e të drejtave dhe më e domosdoshmja e detyrave”.
Shpallja e një të drejte të tillë nënkuptohej qysh në dokumentin që njihet si “Deklarata e të Drejtave të Njeriut dhe të Qytetarit” e vitit 1789. Ja si njihej në të e drejta për qëndresë (rezistencë): “Qëllimi i çdo shoqate politike është ruajtja e të drejtave natyrore dhe të paparashkrueshme të Njeriut. Këto të drejta janë liria, prona private, siguria, dhe qëndresa ndaj shtypjes”.
Afërmendsh që neni i përmendur 35, i cili më 1793 sanksiononte të drejtën për kryengritje, ta befason sot mendjen për nga konteksti. Por edhe për nga autorësia. I stërpërgojuari tanimë për dy shekuj, Revolucioni francez, mbasi pati kryer vetë përmbysjen e madhe, nuk ua paskësh hequr të tjerëve të drejtën që ta përmbysnin edhe vetë Revolucionin, madje duke ua sanksionuar atë të drejtë deri në kartën kushtetuese.
Qe Napoleon Bonaparti që më 1810 e zhduku këtë të drejtë. E ke dëgjuar sa lavdërohet “Kodi” i tij emërmadh? E pra në të u fshi e drejta për kryengritje duke sanksionuar madje ndëshkimin e kryengritësve. Pse? Sepse nga “e drejtë për kryengritje” u shndërrua në “krim rebelimi”.
Tanimë, simbas “Kodit të Napoleonit”, jo vetëm çdo sulm, por edhe çdo qëndresë e dhunshme ndaj forcave publike do të cilësohej “délit de rebellion”. Kjo ishte gjetja konceptuale: koncepti “kryengritje” fshihej nga fjalori juridik dhe kryengritja pagëzohej me emrin e ri “rebelim”. Falë këtij manipulimi konceptual perandori mund të përndiqte e të hidhte ndër hekura këdo që ia cenonte autoritetin e vet duke krijuar ashtu një sistem policor në shërbim vetjak. Dy organet shtetërore represive, ushtria dhe policia, ishin baza e një pushteti të tillë.
Dy dokumentet e përmendura “revolucionare” janë ndër tri dokumentet që përmenden në Preambulën e Kushtetutës aktuale të Republikës Franceze, mirëpo janë përmendje sa për të larë gojën hartuesit e saj. Jo vetëm në Francë, por edhe në pothuaj të gjitha vendet e vetetiketuara “demokratike”, punët kanë shkuar edhe më keq se në kohën e Napoleonit dhe të “Kodit” të tij emërmadh. Neni 433-10 i Kodit Penal të Republikës Franceze, për shembull, paralajmëron që “provokimi i drejtpërdrejtë për rebelim, i shfaqur nëpërmjet thirrjeve ose fjalimeve publike, qoftë edhe me shkrim dhe të afishuara ose të shpërndara, dënohet me dy muaj burgim dhe 7.500 euro gjobë”. Etj.
Ja kështu, me një truk prej prestidigjatorësh, u zhduk prej kastave sunduese “kryengritja”, duke u zëvendësuar ajo me “rebelimin” e ndëshkueshëm. Mbas kësaj edhe vetë z. Victor Hugo do të ishte i rrezikuar me sentencën e tij të famshme. E ke parasysh se me sa përçmim e ka krijuar ai personazhin e inspektorit të Policisë, Zhaver, qen besnik i të quajturit “ligj” të Kodit të perandorit? Pse e kemi simpatizuar gjithnjë Zhan Valzhanin, e përndjekur ngase vodhi një bukë prej urisë, ndërsa e kemi neveritur Zhaverin? Me aq përçmim e ka trajtuar atë Zhaver të zi shkrimtari sa nuk ka denjuar as ta vrasë, sikundër e kanë të drejtën autorët të vrasin rëndom personazhet e tyre. Ka parapëlqyer që mishërimin e një organi të tillë represiv ta bëjë të vrasë veten duke përfunduar në llumin e ujërave të Senës.
Thelbi: Pavarësisht trukeve juridike të të gjitha kastave sunduese, popujt kanë funksionuar edhe falë një “legjislacioni” të vetin, të brendshëm. Mund të duket “legjislacion” i pashkruar, megjithëkëtë ka qenë ai që ka kushtëzuar paktet mbi të cilat janë ngritur republikat. Nën trusninë e tij janë njohur dhe shpallur ato që quhen tanimë të drejta universale të njeriut.
Një mendje e çliruar si z. Victor Hugo e ka ditur bukur mirë këtë. Nuk di të them nëse këto mësohen sot ndër shkollat tona – dhe sa apo si mësohen – për t’ua çliruar mendjen gjithnjë më të rinjve. Hap fjalorët e specialitetit dhe, po të lexosh duke ua vënë mendjen, e dallon vetë që “legal” jo gjithnjë është i barabartë me “legjitim” dhe që “e drejta” jo gjithnjë reduktohet në “ligjin”.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar4 orë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore4 orë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore1 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar1 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix1 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix1 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix1 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix1 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix1 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix1 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook