Lidhu me ne

Kryesore

“Ne do të anëtarësohemi në BE, por shkallë-shkallë – çdo vit me nga 20.000 vetë”*  

Nemanja Rujevic
“E ardhmja e Ballkanit Perëndimor ndodhet në Bashkimin Europian” – këtë fjali e kanë nënshkruar krerët e shteteve dhe qeverive europiane në vitin 2003. Premtimi i njohur i Selanikut tingëllon sot kaq i mjegullt, si mitet greke. Sepse që atëherë në BE është pranuar vetëm Kroacia. Me ndarjen e Kosovës nga Serbia u krijua një problematikë e re në rajon. Zgjerim? Askush nuk po e përdor më këtë fjalë. “Zgjerimi është një si pulë që i është prerë koka”, tha një diplomat serb kundrejt plaftformës BuzzFeed. “Ajo rend ende, por në të vërtetë është duke ngrodhur.”
Për Eric Gordy nga “London University College”, premtimi u dha në mënyre taktike për të ruajtur influencën e BE në Ballkan. Në të gjithë këto vite në Shqipëri, Kosovë, Serbi, Bosnje, Mali i Zi apo Maqedoni në pushtet kanë qenë elita, të cilat të paktën në mënyrë formale duan t’i çojnë vendet e tyre drejt BE-së. “Veçse taktika nuk po zë më vend. Gjithnjë e më shumë ka zëra që janë kundër zgjerimit. Prandaj për të ruajtur influencën e saj, BE duhet të ofrojë një perspektivë realiste”, thotë Gordy për DW.
Jo lëshime
Rënia e ndikimit të perëndimit duhet të gëzojë vende si Rusia, Turqia por edhe Kina e vendet e gadishullit arabik. Diplomatët e BE përpiqen që t’i dalin kundër kësaj retorike. “Ne duam t’i çojmë këto vende drejt BE”, thotë Christian Hellbach, koordinator i posaçëm për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme në intervistë me Deutsche Wellen. “Por nuk është sekret, që afrimi me BE po ecën shumë ngadalë, sepse jo të gjithë aktorët kanë interes për reforma të qëndrueshme.”
Një formulë diplomatike e dëgjuar përditë në Ballkan: Në çështjet e shtetit ligjor, të drejtat e njeriut, luftën kundër korrupsionit nuk do të ketë lëshime. Gjendja në vendet e Ballkanit i jep Christian Hellbachut të drejtë: Shumë vetë kanë probleme me mungesën e pavarësisë së gjyqësorit, mediat mbahen nën kontroll dhe buxheti shtetëror kuptohet si kuletë e partisë qeverisëse.
Kësaj i shtohen pengesa dukshëm të pakapërcyeshme si grindja mes Prishtinës dhe Beogradit, problemet e pazgjidhura të Maqedonisë me Greqinë për shkak të emrit, mungesa  e gatishmërisë së tre etnive në Bosnje që të bien dakord për një reformë kushtetuese. Me BE po negocion për anëtarësim vetëm Serbia dhe Mali i Zi, Kosova dhe Bosnja as nuk janë kandidate zyrtare.
Profesor Gordy është skeptik që kjo gjendje do të ndryshojë. Për shkak se prijësat e Ballkanit nuk e dorëzojnë me dëshirë pushtetin e tyre, ka dy opcione: Të presësh përjetësisht në dhomën e pritjes së BE, ose të shpresosh në një kompromis, ku Brukseli të hapë derën, megjithëse kriteret nuk janë përmbushur. “Këtë e ka bërë njëherë BE”, thotë Eric Gordy. Bullgaria dhe Rumania janë ende oaze korrupsioni, Qiproja u pranua pa zgjidhjen e problemit të kufijve. Por sot këto pranime janë si sinjale alarmi për BE që nuk do probleme.
Rënia e entuziazmit – nga të dy krahët
BE aktualisht është më shumë e zënë me veten, me krizën financiare, me refugjatët, Brexit, me aktin e balancimit të vazhdueshëm mes Trumpit dhe Putinit. “Për momentin nuk e kam mendjek tek zgjerimi”, është shprehur kreu i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker në vitin 2012, që parë nga zhvillimet e sotme mund të shihet si kohë e artë për BE.
Edhe në Gjermani sondazhet e vjeshtës së shkuar tregojnë, se dy të tretat e popullsisë nuk duan për një kohë të pacaktuar pranime të reja në BE. “BE është në atë gjendje, që po të donte vetë të hynte në union do të kishte probleme në përmbushjen e kritereve”, kritikon Sevim Dagdelen, deputete e partisë së Majtë në Bundestag. Shumë vetë e përjetojnë BE si një makineri e grirjes së sistemit social” e nuk kanë besim më në premtimin për mirëqenie.
Kjo lodhje e BE me zgjerimin ka mbërritur natyrisht edhe në vendet e Ballkanit. Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq është shprehur se pa një plan konkret, qytetarët e humbasin besimin. “Kjo nuk është e mirë as për BE dhe as ne.” Kështu entuziazmi për Bashkimin Europian bie dita-ditës. Në Universitetin e Beogradit në qershor një shumicë studentësh ka folur kundër anëtarësimit në BE. Gordy analizon: “Karta e fundit që kishte BE ishte garancia e pakthyeshmërisë së reformave demokratike.” Edhe kjo po zhbëhet, për shkak të reagimit të dobët ndaj qeverive autoritare në Poloni dhe Hungari.
“Plan Marshall” për Ballkanin?
Sidomos Berlini e vë shpresën tek joshja ekonomike e BE-së, që ende është e fuqishme. Tani flitet për një union doganor dhe treg të përbashkët të 6 vendeve të Ballkanit, ndërsa para pak muajsh edhe për një plan “Berlin plus”, plan gjerman, që me paratë e BE-së të financohen projekte të mëdha në infrastrukturë. Një shembull pararojë ndoshta autostrada që do të lidhë Shqipërinë, Kosovën dhe Serbinë. “Po qe se i mbështesim projekte të tilla, atëherë njerëzit vënë re se gjërat lëvizin”, thotë Hellbach.
Plani me emërtimin optimist “Marshall” për Ballkanin do të jetë temë diskutimi edhe në Trieste. Megjithatë nuk dihet, se nga cilat burime BE do të vijnë fondet. Pushtetarët në Ballkan do të duhej të gëzoheshin për lumin e parave, ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Srdan Darmanoviç ka dyshime: “Asnjë model bashkëpunimi nuk duhet të çojë në ngadalësimin e politikës së zgjerimit apo të jetë një zëvendësim për këtë.”
Për njerëzit në Ballkan pritja në dhomën e pasme të BE do të thotë luftë për mbijetesë. Kuotën e papunësisë nga 15-30% shumë e shohin të zbukuruar, ndërsa një rrogë 360-500 euro është realitet shpesh për ata që kanë teserën e duhur të partisë. Mijëra të rinj të kualifikuar lenë vendin drejt Europës. Një gjendje ironike e shprehur me cinizëm në një tweet: “Ne do të anëtarësohemi në BE, por shkallë-shkallë – çdo vit me nga 20.000 vetë.”

*Titulli origjinal: Samiti në Trieste: Ballkani Perëndimor në dhomën e pritjes

“DW”

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore2 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore3 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar3 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix3 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix3 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix3 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix3 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix3 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook