Nga Ilir Babaramo

Një duzinë “çunash” i kishin zënë pritë sot “komandantit” në Urë të Leklit. Ishte një shprehje spontane e dashurisë së tyre për udhëheqësin. Në fakt, “gjelbërimi” i atyre skërkave gjatë pesë viteve të fundit u jep plotësisht të drejtë.

Entuziazmi i tyre më kujtoi një këngë të festivalit folklorik te Gjirokastrës: “Djemtë e varfër të rigonit, shqiponja që fluturonit”.

Por, atyre anëve ka një këngë akoma më të vjetër se festivali: “Fisi do shkojë në fis, rigoni nuk bëhet lis”.