Lidhu me ne

Kryesore

Veliaj premton tunel për të ndrequr problemet e trafikut që shkaktoi sheshi Skënderbej

Veliaj premton tunel për të ndrequr problemet e trafikut që shkaktoi sheshi Skënderbej

Pasi shpenzoi dhjetëra milionë euro për ta kthyer sheshin Skënderbej në parking dhe pedonale, Erion Veliaj synon të shpenzojë edhe dhjetëra të tjerë për të ndrequr kaosin e trafikut që vetë ai krijoi. Ideja e Veliajt për katër vitet e ardhshme është që qarkullimin jugor të Unazës së Vogël ta kalojë me një tunel nga Parku Rinia te rruga George W. Bush te Parlamenti.

Sheshi Skënderbej kushtoi mbi 15 milionë euro dhe la si pasojë një qarkullim kaotik të automjeteve në qendrën e Tiranës, pasi Kryeministri Edi Rama dhe Veliaj vendosën që poshtë sheshit të kishte parking dhe jo ndonjë nënkalim që do ta sistemonte lëvizjen. Tre vite më pas Veliaj propozon një zgjidhje me tunel, për një situatë që mund ta kishte zgjidhur me më pak kosto që në fillim kur nisi punimet për sheshin e ri.

Punimet për sheshin Skënderbej nisën me premtimin se qarkullimi në qendër nuk do të përkeqësohej. Për këtë Veliaj kërkoi ndërtimin si fillim të Unazës së Vogël. Kështu u vendos që lëvizja të bëhej me unazë dhe jo me nënkalime.

Për ndërtimin e pjesës veriore të unazës Bashkia kontraktoi kompaninë Geci shpk. Rreth 900 metra nga Banka e Shqipërisë deri te Ushtari i Panjohur kushtuan mbi 1 milionë euro.

Për segmentin jugor nuk u fol gjë edhe pse dihej që rruga Murat Toptani nuk mund të shfrytëzohej për Unazën e Vogël për shkak të gjetjeve arkeologjike – themelet e Kalasë së Tiranës – gjetje që justifikuan kthimin në pedonale në vitet kur Bashkia drejtohej nga Rama.

Fatura e totale e sheshit Skënderbej u bë e majme, pasi siç ka raportuar edhe në të shkuarën Exit.al, nga hiçi projektit iu shtua parking dhe jo ndonjë kalim nëntokësor. Kjo shtojcë dhe dy fazat e tjera të sheshit i kapërcyen 15 milionë eurot (mbi 1,9 miliardë lekë) pa llogaritur këtu dëmshpërblimet për prishjen e godinës së INSIG-ut, apo pronarëve e truallit atje.

Vetë Veliaj jep detaje se përse sheshi kushtoi kaq shumë kur nuk e fsheh faktin se për gjelbërimin, u preferua të merreshin pemë nga Italia:

Në parking poshtë është mbjellë një pemë gjigande 40-vjeçare, që e kemi marrë nga Italia, ka qenë transplanti më i madh i një peme aq të rritur në Evropë… është sjellë me dy trajlera dhe me anije të posaçme.  

Por megjithëse u pagua shtrenjtë për sheshin, Unaza e Vogël mbeti përgjysmë dhe trafiku u bë kaotik sidomos në orët e pikut mëngjeseve dhe pasditeve.

Sheshi i Veliajt mbylli rrugën Çamëria (përpara selisë së Partisë Socialiste). Qarkullimi u detyrua të kalohej vetëm nga rruga Ibrahim Rugova. Kështu me një shesh me parking dhe jo kalime nëntokësore, lëvizja u detyrua të bëhej me zik-zake drejt rrugës Myslym Shyri-Bulevardit e më pas për nga Bashkia nga rruga Abdi Toptani.

Prej rreth tre vitesh, në qendër, 16 linja autobusëshdetyrohen të qarkullojnë në një segment gjysmë-unazor dhe të ndajnë stacionet mes tyre.

Por për këtë situatë, të cilën e krijoi vetë me projektin e tij dhjetra milionësh Erion Veliaj, ai premton një zgjidhje: zgjatjen në jug e lindje të Unazës së Vogël dhe futjen e qarkullimit në një tunel. Ai e përshkruan kështu:

Pranë Bashkisë kemi vetëm një kanal (rruga Abdi Toptani) për dy… le të themi dy korsi, i cili do të largohet në mandatin tonë tjetër, sepse menduam që unaza të mos e bëjë këtë devijim, por të futet poshtë (nënkalim) në periferi të parkut Rinia, poshtë hotel Dajtit, poshtë kishës, poshtë xhamisë.

Postimi në Instagram i Erion Veliajt, ku paraqet idenë e tij për tunelin në jug të parkut Rinia.

Këtë ide për tunel Veliaj e ka bërë publike edhe në një postimnë Instagram. E paraqitur me një thirrje për pjesëmarrje në zgjedhjet e 30 qershorit, vizualizimi i idesë së Veliajt tregon për një ndërhyrje me infrastrukturë rrugore në Parkun Rinia. Rrugë me të paktën 5 korsi në anën jugore të parkut dhe një tunel poshtë bulevardit Dëshmorët e Kombit.

Nuk dihet se sa mund të jetë kostoja e kësaj ideje me tunel e Veliajt, por e sigurt është se teksa ai ka në mendje këtë gjë, në anën tjetër nuk i ka kursyer fondet duke qenë se ka hapur tenderin për rehabilitimin e parkut Rinia, projekt i të cilit kap koston e rreth 900 mijë eurove dhe parashikon ndërhyrje në park edhe në zonën jugore, zonë ku ai mendon të ndërtojë rrugën me 5 korsi dhe nisjen e tunelit.

Në gusht 2018, Bashkia kontraktoi Son Engineering dhe A&E Engineering për të bërë projektin rehabilitues të parkut. Studiot u paguan rreth 27 mijë euro. Një vit më vonë Bashkia hapi tenderin për “Rehabilitimin e Parkut Rinia” me një fond prej rreth 850 mijë eurosh. Bashkë me mbikëqyrjen e punimeve – €15 mijë – rehabilitimi i parkut i afrohet 900 mijë eurove.

Projekti i rehabilitimit të parkut Rinia ideuar nga Son-Group, i cili shtrihet në të gjithë zonën aktuale të parkut.

Nuk dihet se kur e mendoi idenë e tunelit Veliaj, para apo pasi hapi tenderin për rehabilitimin e parkut Rinia.

Më tej në imazhin e paraqitur nga kryebashkiaku nuk kuptohet se si do të vazhdojë rruga pas tunelit. A do të prekë ai prjekte të miratuara dhe në punim, si për shembull rikonstruksioni i ish-Hotel Dajtit, apo ndërtimit të godinës MET-Tirana Building dhe ideja e Veliajt mbivendoset edhe me projektin zhvillues të këtij ndërtimi.

Kështu pasi shpenzoi më shumë se 15 milionë euro për ta kthyer sheshin Skënderbej në pedonale dhe parking, Veliaj kërkon të shpenzojë edhe dhjetëra miliona të tjera për ta përfunduar Unazën e Vogël dhe për të zgjidhur kështu problemin që ai vetë krijoi, trafikun e rënduar të qarkullimit të mjeteve në qendër./Exit.al

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix6 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix6 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix6 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix6 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore6 orë më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix6 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix6 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook