Lidhu me ne

Kryesore

Pse Kazhani e Xhunga nuk bindën njeri me “helmin” që lëshuan ndaj banorëve të Astirit

Gazetaret Mira Kazhani dhe Rudina Xhunga sulmuan një ditë më parë banorët e Unazës së Re, ose Astirit siç i themi ndryshe, duke u shprehur gjithë mllef se ata kanë zaptuar tokat.

Por dy gazetaret kanë lënë disa detaje pa përmendur.

Në shkrimin e saj me titull “Pse nuk e fitoi simpatinë e njerëzve Astiri dhe gruaja që sot na e bëri më të lehtë ‘arrogancën’ tonë”, Kazhani shprehej se kurrë nuk kishte vajtuar për Astirin.

”Si gazetare, nuk vajtova kurrë për Astirin, sepse do të ishte ofendim dhe poshtërim për modelin e mijëra të tjerëve, që nuk qenë kaq ‘të zotë’ dhe ecën sipas rregullave, jo se ka pasur e kemi shumë por aq sa janë, janë meritë e njerëzve të hajrit dhe jo qeverive“, shkruante Kazhani.

Madje gazetarja nuk nguroi të dilte kundër një gruaje tjetër, banore e kësaj zone, duke bërë një tentativë për ta poshtëruar në sy të publikut.

Rudina Xhunga nga ana tjetër, ndërsa ishte e ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’, tha se pavarësisht emocioneve, të gjithë i duan rrugët dhe tregoi eksperiencën e saj personale se si ishte vonuar dje për të shkuar në punë.

“Të gjithë njerëzit duan Unazën përtej të gjithave. Unë u vonova për një tjetër rrugë që nuk po funksionon. Të gjithë duam rrugët. Jemi emocionalë dhe bëhemi partiakë, bëhemi edhe njerëzorë sepse edhe ata që po u prishen shtëpitë janë njerëz. Pastaj ndërhyn politika.Unë erdha me një taksi sot dhe ti e di që unë vij me taksi. Taksisti ishte demokrat dhe më tha se më mban rroga ime ke privati. Nuk ia kam marrë tokën askujt dhe këta të shkojnë te toka e tyre. Përtej emocionales, njerëzores e politikës, njerëzit duan rrugën.’”– tha Xhunga. Ajo shtoi se “kush qëllon me gurë policinë do ndëshkohet”.

Ka disa arsye se përse Xhunga e Kazhani me deklaratat e tyre nuk bindin njeri, por më kryesorja është një: të dyja kanë harruar ose kanë lënë me vetëdije një fakt pa përmendur.

Në shkrimin e Kazhanit mungon pjesa thelbësore e historisë së Unazës së Re, afera korruptive prej 30 milionë eurosh. Xhunga gjithashtu nuk e përmendi këtë edhe pse çdo gazetar e ka parasysh një rregull në kokë kur nis të bëjë një shkrim – që faktet duhen paraqitur të gjitha para publikut, si publiku i interpreton ato është çështje tjetër.

Mbase banorët e Astirit janë të vetmit që preken drejtpërdrejt nga ky projekt, por mos të harrojmë se 30 milionë eurot që oligarkët përfitojnë nga kjo aferë korruptive janë paratë e taksapaguesve shqiptarë.

As qeveria dhe as mediat pranë qeverisë nuk mundën dot ta fshehnin këtë aferë, kur të gjitha faktet tregonin për falsifikim dokumentesh nga kompania “DH Albania”, kompania që Rama nuk kishte ngurruar t’i jepte tenderin.

Në një kohë kur çështja vijon në hetim, nuk mund të nisnin punimet për një projekt që ende nuk dihet se si do të konkludojë.

Së dyti, pavarësisht se këta banorë i kishin të legalizuara apo të palegalizuara këto banesa, dhuna shtetërore nuk mund të justifikohet ashtu sikurse thotë zonja Xhunga dhe zor se parrulla e saj bind ndokënd.

Banorët e Astirit prej më shumë se një viti i kanë bërë thirrje Ramës për dialog, por thirrjet e tyre kanë rënë në vesh të shurdhër. Kryeministri siç duket e ka patur më të lehtë të çojë policinë se sa të zbresë vetë në Astir e të rrezikojë t’i përmenden premtimet e tij në fushatën e vitit 2013, se “banesat e tyre s’do preken”. E faktuar kjo edhe me pamje filmike.

Sikurse tha vetë Xhunga “jemi emocionalë”, ajo sëbashku me Kazhanin u mbështetën pikërisht tek emocionet e tyre personale dhe vetëm tek ato kur bënë këto deklarata./ Hashtag.al

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix6 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix6 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix6 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix6 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore6 orë më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix7 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix7 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook