Lidhu me ne

Kryesore

Shqiptarët janë me fat. Kryeministri dhe diplomatët janë prekur nga tërmeti


Duke dashur të tregojë se ka përjetuar thellë tërmetin kryeministri u ka rrëfyer miqve sesa thellë ka ndikuar kjo ngjarje në miqësinë me aleatët.

Pas bërtitjeve dhe sharjeve me njerëzit nëpër zonat e prekura nga tërmeti, kryeministri Edi Rama ka shfaqur anën tjetër të vetën në një takim me diplomatë të akredituar në Tiranë. 

Patetik dhe me konsiderata personale që nuk i hyjnë në punë kujt, Edi Rama ka pëcjellë hartimin e radhës përmes të cilit ka shpalosur edhe kompleksin e njohur ndaj të huajve. Duke dashur të tregojë se ka përjetuar thellë tërmetin kryeministri u ka rrëfyer miqve sesa thellë ka ndikuar kjo ngjarje në miqësinë me aleatët. Madje tërmeti ka shenjuar edhe mënyrën sesi z. Rama do të tregojë historinë te fëmija i vet të cilin e ka përfshirë nëpër fjalimet zyrtare si pjesë të një familjeje politike të cilën e ka në mendje vetëm ky njeri dhe askush tjetër. 

Në këtë kohë kaq dramatike për Shqipërinë jeni treguar po aq shqiptarë sa shqiptarët. Përballë gërmadhave të 26 nëntorit, ishit të raportonit atë ditë nga ambasadat tuaja në kryeqytetet respektive. Ju nuk pritët as të zbardhte mirë dita për të na ofruar solidaritet dhe ndihmë.

Nuk kam ndërmend të publikoj mesazhet tuaja që vijnë. Mesazhin e Lejlës e kam nxjerr në një folder të veçantë dhe kur im bir 5 vjeç të rritet edhe pak dhe të bëjë pyetjen e parë për Shtetet e Bashkuara, unë do t’i lexoj atë mesazh për ta prezantuar si shqiptar me Amerikën mike. Ashtu sikurse do të vijë dita që im bir do të inatoset me Bashkimin Evropian.

Vërtetë do të jetë shumë më e lehtë dhe hyrja në historinë e marrëdhënieve me fqinjët duke e nisur jo nga ngatërresat historike, por nga rrëfimi i nxjerrjes nga gërmadhat të një djali shqiptar nga trupat greke të kërkim-shpëtimit apo rrëfimi i një beteje të përbashkët të trupave nga Kosova dhe Serbia për të nxjerrë nga rrënojat njerëzit e këtij vendit dhe kalorësit e shpëtimit italianë krahas atyre turq.

Po, për vëllezërit dhe motrat tona nga Kosova me çfarë fjalësh mund të përshkruhen pa e zvogëluar furinë e rrahjeve të zemrës. As një milion fjalë nuk e përshkruajnë dot atë që ka mbetur në kujtesë.

Po skuadrën izraelite që aq shumë kurajë u dha qytetarëve të Durrësit. Këto dy javë janë në fakt një histori brenda historisë së vendit tonë, një histori e gjallë solidariteti faktik, që ne si fjalë e përdorim vijimësisht por që këto dy javë e pamë të mëshiruar në flamuj dhe gjuhë të ndryshme njësoj sikur të ishin këtu për të ardhur me porosi pas tërmetit psikologjik të tetorit për të mëshiruar at që thoshin etërit e krijimit të Evropës, të cilët thoshin se ka vetëm një horizont qëllimesh dhe idesh.

Mënyra se si trupat tona të shpëtimit punuan përkrah trupave franceze, italiane, greke, turke, rumune, kosovare po e po janë mëshirim i asaj që Adenaur dhe Moneja e skicuan në një imagjinatë.

Nuk e harrova Zvicrën atë ditë, edhe pse atë ditë ishte e veçantë si vetë emri që ka. Rrënojat të kujtojnë gjithmonë luftërat por ndoshta operacione e kërkim shpëtimit janë ato beteja ku rrezikimi i jetës bëhet për të shpëtuar jetë të tjera

deklaroi Rama.
Një hartim i regjistruar si qëndrim zyrtar. Kjo është pak të thuash ironike. Mënyra si Shqipëria tall veten nuk ka të dytë. /Respublica.al

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix9 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix9 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix9 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix9 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore9 orë më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix10 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix10 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook