Lidhu me ne

Kryesore

34 punëtorë humbën jetën në 11 muaj, ndërtimi e minierat sektorët më të rrezikshëm

34 punëtorë humbën jetën në 11 muaj, ndërtimi e minierat sektorët më të rrezikshëm

34 punëtorë kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve në punë, në periudhën janar-nëntor 2019. Të dhënat e bëra publike në një raport të  Inspektoratit të Punës, tregojnë se sektorët ku kanë humbur më shumë punëtorë jetën janë ndërtimi, me 15 të vdekur, dhe minierat me 7 të vdekur.

Krahasuar më vitin e kaluar ku vetëm 5 punëtorë ndërtimi humbën jetën në punë, numri i të punëtorëve që kanë humur jetën në ndërtim është trefishuar këto 11 muaj, duke arritur në 15.

Gjatë kësaj periudhe 157 punëtorë janë lënduar ose plagosur gjatë punës. Sërish sektori me më shumë të aksidentuar është ndërtimi: nga 157 punëtorë në total, 42 janë në ndërtim.

Pas sektorit të ndërtimit, numri më i madh i të aksidentuarve  në punë është në ndërmarrje prodhuese, me 35 të aksidentuar, dhe në miniera me 25 të aksidentuar.

Mes punëtorëve të aksidentuar, 25 kanë qenë femra.

Në 176 kompani e subjekte të inspektuara pas marrjes së sinjalizimit për aksidente në punë, Inspektoriati i Punës ka gjetur 266 punëtorë të pasiguruar, shumë prej të cilëve janë lënduar ose kanë humur jetën.

Një ditë më parë, dy minatorë të minierës së Albchrome në Bulqizë u lënduan teksa po punonin në galeri. Sipas Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës (SMBB) në dy javët e fundit janë aksidentuar 3 minatorë gjatë punës.

Edhe në ndërtim, janë shënuar viktimat e para për vitin 2020; në Korçë më 3 janar, një punëtor 36 vjeçar humbi jetën, ndërsa një tjetër u plagos për shkak të moszbatimit të rregullave të punës me betonieren.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix4 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix5 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix5 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix5 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore5 orë më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix5 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix5 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook