Lidhu me ne

Kioske

Pse shkenca thotë se beqarët jetojnë më mirë

Pse shkenca thotë se beqarët jetojnë më mirë

Të qenët single ka avantazhet e veta. Nuk është vetëm një mendim, por një pohim shkencor. Në fakt, kërkime të ndryshme kanë treguar se jeta pa një të dashur mund të jetë njësoj–në mos më shumë– e kënaqshme nga këndvështrime të ndryshme.

I fundit është ai i kryer nga dr.Bella DePaulo në Universitetin e Kalifornisë.

Sipas sociologes dhe ekipit të saj, njerëzit që janë të lirë nga lidhjet sentimentale janë më të kënaqur në punë dhe arrijnë t’i menaxhojnë më mirë marrëdhëniet personale me miqtë, familjen dhe kolegët. Ja pse:

Pesha e të qenit single

Sipas të dhënave më të fundit, në qarkullim, tendenca për të qenë single po rritet vazhdimisht. Gjatë katër viteve të ardhshme parashikohet një rritje në të gjithë botën, deri në 20% e personave që jetojnë vetëm, veçanërisht në qytetet e mëdha.

Pse është mirë të qëndrosh single

Studimi i doktoreshë Bella DePaulo, psikologe sociale e universitetit të Kalifornisë, është kryer mbi 814 persona, beqarë dhe të martuar. Nga rezultatet del se personat që nuk ishin në një marrëdhënie ishin më të motivuar dhe më të kënaqur se sa ata që ishin çift. Personat single ishin të kënaqur me rritjen e tyre personale dhe i arrinin objektivat më shpejt se të tjerët. Gjithashtu, kishin marrëdhënie më të ngushta me të afërmit, miqtë dhe kolegët sesa pjesëmarrësit e martuar.

Limitet në çift

Studimi i doktoreshë DePaulo nxori në pah se të martuarit kanë tendencë të bëhen më josociale, duke u mbyllur brenda njësisë familjare, duke dalë më pak dhe duke kultivuar më pak marrëdhënie ndërpersonale jashtë atyre në çift.

Pavarësisht avantazheve të të qenit beqar, DePaulo nuk shpreh një mendim se cila është situata më e mirë sentimentale.

Më pak stres

Duket e pabesueshme ta thuash, por një studim tjetër i kryer nga dy shkencëtarë të Lafayette College dhe Universiteti i Miami, ka zbuluar se beqarët janë më pak të prirur të ndiejnë emocione krahasuar me personat e martuar.

Beqarët do të ishin më të zotë në administrimin e emocioneve negative siç janë ankthi dhe stresi duke promovuar zhvillimin personal.

Gjeni i personave single

Nëse nuk jeni të kënaqur me jetën tuaj të dashurisë, kjo mund të jetë për faj të ADN-së suaj. Një studim i Universiteti të Pekinit ka identifikuar një gjen që do të përcaktonte 20% më shumë të shanseve për të qëndruar beqarë. Bëhet fjalë për 5-HTA1, i përbërë nga dy alele, një prej të cilëve do të pengonte prodhimin e serotoninës në tru duke e bërë personin më pak të kënaqur nga ana sociale dhe me për pasojë më të disponueshëm për marrëdhëniet me të tjerët.

“Pesimizmi dhe neuroza janë të dëmshme për formimin, cilësinë dhe stabilitetin e marrëdhënieve, kjo lidhje midis aleleve dhe çrregullimeve psikologjike mund të ulë mundësitë për takime ose mund të çojë në dështimin e një marrëdhënieje”, komentuan studiuesit. Megjithatë nuk duhet të lejojmë që gjenet tona të qeverisin jetën tonë.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix11 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix11 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix11 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix11 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix11 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix11 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix24 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix24 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix24 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix24 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook