Lidhu me ne

Aktualitet

Alketa në delir/ Një për një të gjitha kritikat ndaj saj

Fakti që Alketa Vejsiu e ka humbur sensin e realitetit pas prezantimit që bëri në Sanrremo, po e përball atë me kritika të ashpra mes bashkatdhetarëve të saj. Deliri për ta barazuar suksesin e saj me një festë kombëtare në Shqipëri, pritshmëria për të pasur një telefonatë nga kryeministri, dëshira që u bë aq e madhe sat ë takohet edhe me Berluskonin e kanë bërë atë targetin e ironisë, talljeve dhe mosaprovimit.

“Me të mbërritur në Shqipëri të kthehet me këmbë në tokë dhe të mos mendojë se është një heroinë dhe që është një figurë e madhe e kombit shqiptar” than ë monologun e emisionit të tij Mustafa Nano.

“Italiani ka një fjalë që quhet Umiltà, (përulje). Elhaida Dani toi “The Voice” në Itali por nuk e çoi autovlerësimin në nivele të pakapshme. Nuk monologoi as para e as mbrapa tores duke na treguar përrallat e njeriut të parë në Henë. Njerëz, askush nuk xhelozohet, e aq më shume urren këtë vajze. Është sjellja e saj, arroganca e fshehur nën ato shprehjet standarde, mësimi përmendësh i 20 fjalive, logorroic-lleku funksional dhe mbi të gjitha mungesa e dinjitetit që mua personalisht “mi stanno sul atë që s’thuhet”. Pastaj, mbrëmë tha gënjeshtra për vendin e saj” shtoi gazetari shqiptar në Itali që pinun për “Le Ienne”, Taulant Kopliku.

Ndërsa blogeri Olti Curri, gjithmonë kritik ndaj prezantueses shkroi: “Alketa keq mirë e mori të gjithë vëmendjen për vete. Hyrja e Alketës ishte e gjatë, u dënua’ nga asistentët e studios të cilët i thanë se u zgjat më shumë se 4 minuta, më shumë seç ishte dakordësia. Hyrja më trembi, ishte e dhunshme, nuk merret vëmendja në atë lloj mënyre, ishte e paedukuar. Dukej më shumë si e ftuar te ‘Opinioni’ që donte të merrte fjalën sesa te Sanremo. Siç e tha dhe vetë hyrja e dytë ishte krejtësisht ndryshe. Nuk më pëlqeu fare, është stili i saj. Alketa edhe kur është e heshtur prapë flet shumë.”
Edhe prezantuesja dhe ish misi Hygerta Sako nuk e ka duruar dot fshirjen e historisë për të vënë në qendër veten. Alketa Vejsiu deklaroi në Sanrremo se në edicionin e fundit të “Festivali i Këngës”, për herë të parë i ishte besuar prezantimi dhe drejtimi artistik një femre, duke iu referuar në këtë mënyrë, vetes. Sako, e cila e ka prezantuar festivalin shqiptar plot këtër herë nuk është përmbajtur dot : “Mirë që paskemi qenë të gjithë burra ne që kemi prezantuar Festivalin e RTSH-së, por unë e paskam ngrënë keq, se paskam qenë burrë jo një, por plot 4 herë”, ka shkruar Hygerta gjithë ironi.

Edhe për gazetaren Fatma Haxhiu, e cila ka relativizuar debatin bardh e zi rreth Alketës, suksesi i saj ka vetëm vlerën e diçkaje personale dhe jo të një krenarie kombëtare ashtu sikurse po na e paraqesin : « Ëndrrat dhe ambiciet janë personale. Alketa shkëlqeu, nderoi veten, arriti ëndrrën dhe kaq, të dyja skajet pastaj më duken njëlloj palidhje. Në 2020 këto përfaqësimet e një populli e një kombi më duken Zot na ruaj, shenjë inferioriteti, nuk e di sa u përlotën këta njerëzit e shtëpisë së Georgina-s se e kishte dhe sefte në skenë e televizor. Me një llaf, bëni e ç’bëni i keni për vete, as për popullin, as për Shqipërinë. Flisni në vetë të parë dhe për veten mos merrni përsipër përfaqësinë populiste dhe shijoni çdo gjë siç ju do qejfi…” shkruajti ajo gjatë një debate online me kolegen e saj Aulonën.

Pra, ndonëse shumë shqiptarë e kanë pëlqyer prezantimin e Alketës në Sanrremo dhe disa të tjerë kanë qenë më pak entuziastë për shkak të të folurit supersonik dhe të stonuarit në të kënduar, pothuajse të gjithë janë në një mendie se deliri, arrogance dhe vëtëkënaqësia e shprehur publikisht nga prezantuesja pas kësaj ngjarjeje i ka kaluar kufinjtë e normales. Aty ku Alketa me të vërtetë dështoi ishte në paftësinë për tu përmbajtur që duhet të ketë çdo njeri që arrin të realizojë ëndrrën e vet. Pikërisht për këtë i ka marrë edhe kritikat, ironitë dhe talljet më të mëdha.

MË TEPËR

Mix5 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix5 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix5 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix5 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore5 orë më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix5 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix5 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook