Lidhu me ne

Kryesore

Teatri Kombëtar/ Tërheqja e gënjeshtërt e Lali Erit

Bashkia e Erion Veliajt nuk e zgjidh dot asnjë diskutim pa u mbështetur tek mashtrimi. Sot ajo është munduar ta justifikojë prishjen e kontratës me kompaninë kliente të saj, Fusha, për ngritjen e teatrit të ri kombëtar, me pamundësinë e firmës ndërtuese për të plotësuar të gjitha kërkesat e artisëve për kushte optimale të godinës së re. “Grupi negociues ka mbërritur në përfundimin se kompania nuk ka mundësi të plotësojë kërkesat dhe shpejtësinë e realizimit të këtij projekti” tha zv kryetari i bashkisë Arbian Mazniku për News 24.

Pra, sipas Maznikut, Arben Dërhemi, Alfred Trebicka, Altin Basha dhe Robert Ndrenika pakan pasur ekzigjenca më të larta se projketi që paskësh fantazuar ai që na u paraqit si një nga arkitektët më të mirë në botë, Bjarke Ingels. Ose se kompania Fusha, e cila i doli për zot projektit të ingelsit për dy vjet me radhë tani e paskësh kuptuar se nuk e ndërtoka dot.

Résultat de recherche d'images pour "veliaj aktoret"

Kuptohet qartë se argumenti i hedhur sot në treg fut ujë nga të gjitha anët. Askush nuk beson se kompania Fusha që ka marrë mbi 100 milionë euro punë nga Rilindja, që i paguan nga 900 euro natën dhomën e hotelit Maznikut, i paska kundërshtuar ata për realizimin e projektit. Sikurse ka treguar edhe investigimi shterues i Lapsi.al (shiko linkun e fundit poshte me 11 mashtrimet), projekti ka qenë një projekt personal i Edi Ramës, i cili ka thirrur fillimisht arkitektin danes Bjarke Ingels dhe pastaj kompaninë Fusha. Pra kësaj të fundit i është dhënë detyra për ta realizuar atë, pa pasur as luksin për të të thënë se çfarë donte pa pasur as atë për të kundërshtuar. Prandaj kjo fabul nuk qëndron.

Nëse ende mbetet e paqartë se pse u tërhoqën qeveria dhe bashkia, nga diskreditimi publik i një grabitje që shkonte mbi 200 milionë euro në xhepa okultë, apo se ka një projekt tjetër sekret, apo se ka zgjedhur një rrugë të ndryshme duke përdorur para publike për ndërtimin, një gjë është e sigurtë: Versioni që ka hedhur sot në treg bashkia, për tërheqjen e firmës Fusha për të cilën parlamenti votoi një ligj special, është një gënjeshtër e trashë.

Dhe ky është një shembull më shumë se ajo që fabrika e mashtrimeve të Lali Erit ti të bëjë më mirë është prodhimi i fabulave që i besojnë vetëm ata që i krijojnë./Lapsi.al

MË TEPËR

Mix4 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix4 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix4 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix4 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore4 orë më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix4 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix4 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook