Lidhu me ne

Kryesore

SHËNIM: Duhet kujdes me politikën e sforcuar të “lajmeve të mira”

SHËNIM: Duhet kujdes me politikën e sforcuar të “lajmeve të mira”

Ditën e sotme në emisionin Open në TCH ka qenë në lidhje telefonike një person i cili sipas prezantimit ka rezultuar pozitiv me Koronavirus dhe ka treguar përjetimet e tij.

“Jam ushqyer si gjithmonë. Kur kam pas temperaturë kam pirë paracetamol, ujë, lëngje, supë. Është çështje paniku më shumë, është diçka e menaxhueshme. Është më pak se një grip normal” – thotë ai.

Lajme të tilla të shërimeve me supë duhen përcjellë tek publiku në kontekste më serioze editimi, shoqëruar me të dhëna shkencore dhe raste krahasuese; ose duhen shmangur.

Veçanërisht në këtë fazë të shpërndarjes së epidemisë, mahnitja e pamend me to nuk i bën mirë asaj që është përcaktuar tashmë si rruga e vetme e përballjes me virusin: distancimit social.

Të njëjtin ‘lëng supe’ shpërndan edhe KM-ja.

“U shërua babai i pacientit zero”- u njoftuam me daulle nga Sureli.

Pacientit ende nuk i ësht= kryer testimi final. Shërim i urojmë gjithsesi, por mund ta publikonte Spitali në kohën e duhur dhe me dozën e duhur të profesionalizmit.

E kemi thënë dhe e përsërisim:

Këto fishekzjarre emocionesh politike duhen shmangur. Sidomos me Covid-in.

Kjo situatë ku gjendemi nuk pranon fryrje dhe shfryrje për nevojat e humorit politik të ditës, por vendosmëri, seriozitet, maturi, plan të përpiktë financiar afatgjatë.

Mbi të gjitha, korrektesë dhe transparencë me opinionin publik, respekt për të, jo supën e prishur të propagandës.

Teprimet bajate me këtë të fundit kanë sjellë në të shkuarën e afërt kalimet e dëmshme nga ekstremi në ekstrem.

Secili, punën e vet. Dhe pozitivizëm real, jo populizëm për naivë.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix8 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix8 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix8 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix8 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore9 orë më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix9 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix9 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook